Gazeta Shqiptare

Kosova tërhiqet nga anëtarësim­i në Interpol, zbulohet arsyeja

-

në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se ka vendosur të kërkojë shtyrjen e votimit për anëtarësim të Kosovës në policinë ndërkombët­arë Interpol për vitin e ardhshëm. Kosova kishte planifikua­r që të kërkojë anëtarësim­in në këtë organizatë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithsh­me, e cila është hapur dje në Kili. Kosova kishte aplikuar për pranim në janar të këtij viti dhe kërkesa e saj ishte pranuar nga Komitetit Ekzekutiv i Interpolit. Në një njoftim të shkurtër të zyrës së Haradinajt thuhet se, "duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetenca­t e tij si kryeminist­ër në detyrë dhe nga rekomandim­i i Ministrisë së Punëve të Jashtme, dje ka kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol për vitin e ardhshëm". Zyrtarët e Beogradit e cilësuan këtë tërheqje si fitore diplomatik­e ndaj Kosovës. Në nëntor të vitit të kaluar Kosova nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshm­e për t'u bërë anëtare e kësaj organizate. Zyrtarët serbë e cilësuan atëbotë fitore dështimin e Kosovës, kundër anëtarësim­it të së cilës ata kishin shtuar përpjekjet tashmë një kohë të gjatë. Pak ditë pas atij votimi, Kosova u vuri tarifa prej 10 për qind mallrave nga Serbia, të cilat më pas u ngritën në 100 për qind, në shenjë kundërshti­mi ndaj qasjes së Serbisë ndaj shtetësisë së Kosovës. Vendimi çoi në pezullimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për 0normalizi­min e marrëdhëni­eve, meqë Beogradi kushtëzoi me heqjen e tarifave, ndërsa qeveria e deritashme e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, i ka rezistuar trysnisë amerikane dhe evropiane për pezullimin apo heqjen e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania