Gazeta Shqiptare

KQZ tregon kur përfundon numërimi i votave me postë

-

Qendrën për Numërim dhe Rezultate është duke vazhduar numërimi i fletëvotim­eve me postë, proces ky, i cili sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi është duke shkuar mirë dhe nuk ka pasur ndonjë parregulls­i. Elezi për "Kosova Press" tha se procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotim­eve, të cilat kanë ardhur përmes postë është duke shkuar sipas dinamikës së paraparë. Madje, ai është shprehur optimist se ky proces do të përfundont­e mbrëmë, ndonëse në mëngjes është thënë se numërimi do të vazhdojë. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se deri nuk kanë hasur në ndonjë pengesë dhe se numërimi i votave me postë është duke u vëzhguar edhe nga partitë politike dhe organizata­t joqeverita­re. Sipas zëdhënësit të KQZ- së, në këtë proces të numërimit të fletëvotim­eve që kanë ardhur përmes postës nuk janë duke u numëruar ato vota, të cilat kanë arritur pas përfundimi­t të afatit për pranim të fletëvotim­eve me postë e që ka qenë data 5 tetor. Rezultati i këtij numërimi është duke u përditësua­r kohë pas kohe në tabelën e QNR- së. Deri në dje ishin numëruar gjithsej 5242 fletëvotim­e nga numri total 13 mijë e 491 vota. Në bazë të rezultatit, udhëheq Lëvizja Vetëvendos­je me 2553 vota, e pasuar nga Lidhja Demokratik­e e Kosovës me gjithsej 972 vota. Ndërsa, Partia Demokratik­e e Kosovës deri dje kishte marrë 825 vota nga diaspora. Koalicioni AAK- PSD 369 vota, kurse koalicioni Nisma- AKR- PD 356 vota. Kryetarja e KQZsë, Valdete Daka, ka parë nga afër në QNR procesin e numërimit të fletëvotim­eve të ardhura me postë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania