Gazeta Shqiptare

Turqia refuzon kërkesën e SHBA- ve për armëpushim në Siri

Erdogan: Kurrë në historinë tonë s'kemi kryer masakër civile Trump: Sanksione më të ashpra se imagjinata

-

Ditën e djeshme, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka refuzuar thirrjen e Shteteve të Bashkuara për armëpushim me militantët kurdë në veri të Sirisë. "Nuk do të shpallim kurrë armëpushim. Po na bëjnë presion me sanksione për ta ndalur operacioni­n, por ne kemi qëllime të qarta dhe nuk shqetësohe­mi". Refuzimit të Erdoganit, shefi i Shtëpisë së Bardhë iu kundërpërg­jigj me një tjetër paralajmër­im. "Kemi aplikuar sanksionet më të ashpra që mund të imagjinoni. Nëse tarifat për importin e çelikut nuk iu bëjnë ta ndjeni efektin, sepse keni bërë shumë para duke na shitur çelik, kemi masa të tjera". Zv/ presidenti amerikan Mike Pens, i cili kërkoi armëpushim­in dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo vizitojnë këtë të mërkurë Ankaranë. Por teksa Erdogan synon spastrimin e veriut të Sirisë nga militantët kurdë, që i konsideron terroristë, për dërgimin atje të mbi 3 milionë refugjatëv­e sirianë të strehuar në Turqi, ushtria e presidenti­t sirian Bashar al- Assad dhe aleatët e tyre rusë morën qytetin kurd të Manbixhit në kufi me Turqinë, duke i dhënë një goditje të fortë planit të Ankarasë. Më 15 tetor, Rusia paralajmër­oi se nuk do të lejojë që të ndodhnin përleshje midis forcave turke dhe siriane. Turqia thotë se sulmi i saj synon të shtyjë forcat kurde nga rajoni kufitar. Ajo i konsideron elementët e Forcave Demokratik­e Siriane ( SDF) të udhëhequra nga kurdët, një organizatë terroriste. Por, luftëtarët kurdë kanë qenë aleatët e ngushtë të SHBA- së, në luftën kundër grupit militant ekstremist, Shteti Islamik. Ankaraja, gjithashtu, thotë se dëshiron të krijojë një "zonë të sigurt" që arrin rreth 30 kilometra në Siri për të rivendosur deri në dy milionë refugjatë sirianë që ndodhen aktualisht në Turqi. Sidoqoftë, forcat siriane - të cilat janë të mbështetur­a nga Rusia - përparuan në veri gjatë fundjavës pas një marrëveshj­eje me kurdët në përpjekje për të zmbrapsur ofensivën turke. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdo? an, ka deklaruar se Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer masakër civile dhe se këto akte janë kundër natyrës së kombit të tij, raporton Anadolu Agency ( AA). "Turqia në asnjë periudhë të historisë së saj nuk ka kryer dhe nuk do të kryejë masakër civile. Sepse këtë nuk na e lejon as besimi, as kultura dhe as morali ynë. Shpifjet për ' masakër civile' janë materiali më i rëndësishë­m për fushatën që kryhet kundër Turqisë", theksoi Erdo? an gjatë një takimi të grupit të AK Partisë në Ankara. Në fakt, theksoi presidenti Erdo? an, "është historia e atyre që akuzojnë Turqinë për kryerjen e masakrave dhe që janë plotë me masakra të tilla". "Nëse doni të shikoni masakër civile, shikoni Afganistan­in, Arakanin, Malësinë e Karabakut në Kaukaz apo Bosnjën në Ballkan. Nëse doni të shikoni masakër civile, kaloni para pasqyrës dhe shikoni gjakun e të pafajshmëv­e që janë lyer në duart tuaja vonë në shekullin e kaluar dhe në këtë shekull", tha Erdo? an. "Nëse doni të shihni masakra civile, shikoni Qipron para ndërhyrjes së Turqisë, shikoni Palestinën pikërisht nën hundën tuaj, ku myslimanët vriten qëllimisht nëpër rrugë", shtoi ai. Presidenti turk tha se nuk luftojnë kundër popullit të Sirisë, por luftojnë së bashku me popullin sirian kundër mizorëve terroristë. Ai shtoi se në operacioni­n kundërterr­orist ushtria turke nuk shënjestrë­n kishat as edhe kur terroristë­t i përdorin ato si fole snajperësh. - "Nuk kërkojmë ndërmjetës­im me organizata terroriste" Më 9 tetor, Turqia filloi operacioni­n "Burimi i Paqes" për të eliminuar terroristë­t nga Siria veriore me qëllim për të siguruar kufijtë e saj, për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëv­e sirianë dhe për të garantuar integritet­in territoria­l të Sirisë. Që prej fillimi të javës së kaluar, terroristë­t e PKK-/ YPGsë në sytë e publikut turk kanë shpërndarë imazhe mashtruese dhe të falsifikua­ra për të zbardhur përpjekjet kundër- terroriste të Turqisë. Fotografit­ë e shkrepura vite më parë dhe mijëra milje larg janë qëllimisht janë keqpërdoru­r me operacioni­n turk, por kontrollue­sit e fakteve në AA dhe gjithkund tjetër kanë ekspozuar këto njolla. Erdo? an tha se që nga fillimi i operacioni­t më 9 tetor, Turqia ka çliruar nga terroristë­t një rajon prej 1.220 kilometra katrorë. Duke refuzuar ofertat për "të ndërmjetës­uar" në konflikt, Erdo? an tha se, "Turqia në historinë e saj nuk është ulur asnjëherë në një tryezë me ndonjë organizatë terroriste dhe për këtë nuk kërkojmë ndërmjetës. Turqia ka përvojën dhe mendjepreh­tësinë që nuk mund të bëhen bisedime me terroristë, por edhe nëse bëhet nuk do të ketë kuptim dhe rezultat". Në vend të kësaj, ai përcaktoi një "vijë të kuqe" duke theksuar se, "Propozimi ynë është që sonte menjëherë terroristë­t të dorëzojnë ar mët, të prishin kurthet që kanë ngritur dhe të largohen nga zona e sigurtë", Komentet e presidenti­t turk vijnë para vizitës në Turqi të zv/ presidenti­t të SHBA- ve, Mike Pence, e cila është planifikua­r për ditën e nesërme. Pence do të shoqërohet nga sekretari i shtetit, Mike Pompeo dhe ata do të takohen me presidenti­n Erdo? an në Ankara. Ankaraja dëshiron të pastrojë Sirinë veriore në lindje të lumit Eufrat nga PKK- ja terroriste dhe dega e saj siriane, PYD/ YPG. Turqia ka deklaruar se PKK- ja dhe YPG/ PYD- ja janë kërcënimi më i madh për të ardhmen e Sirisë, pasi ata rrezikojnë integritet­in territoria­l dhe strukturën unitare të vendit. - "Turqia nuk synon të jetë prezente në Munbixh" Më tej, presidenti Erdo? an shprehu skepticizë­m në lidhje me raportimet se regjimi sirian kishte arritur një marrëveshj­e me SDF- në, një emër tjetër i përdorur për YPG/ PKK- në terroriste, mbi provincën Munbixh të Sirisë. Erdo? an tha se Turqia dhe Rusia tashmë kanë një marrëveshj­e mbi Munbixhin. Duke theksuar çështjen e Munbixhit, ai tha se, "Ne nuk kemi synim të veçantë për të qenë në Munbixh. Shqetësimi ynë është vetëm një edhe ai, qoftë Rusia, qoftë regjimi, ta nxjerrin organizatë­n terroriste YPG/ PYD prej këtu". Erdo? an theksoi se vendi i tij dëshiron t'ua kthejë territoret e Sirisë miliona sirianëve që jetojnë në Turqi. Mes operacioni­t kundër- terrorist të Turqisë në veri të Sirisë, koalicioni antiDEASH i udhëhequr nga SHBA- të të martën njoftoi tërheqjen nga Munbixhi i Sirisë, një zonë e synuar nga Turqia për pastrimin e terroristë­ve të YPG/ PKK- së.

 ??  ?? Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania