Gazeta Shqiptare

SHBA, kandidatët demokratë mbështesin ' shkarkimin' e Trump

-

kandi datë demokratë për zgjedhjet presidenci­ale 2020, u përfshinë të martën mbrëma në një debat të ndezur duke kërkuar përballjen me presidenti­n Donald Trump në zgjedhjet e radhës, ndërsa demokratët në Kongres kanë hapur një hetim për procedurën e shkarkimit të presidenti­t. Të gjithë kandidatët demokrat mbështesin shkarkimin ndonëse ai duket pak i besueshëm. Në deklaratën e parë në hapje të debatit, ish nënpreside­nti Joe Biden, një nga sfiduesit kryesor të presidenti­t Trump tha se "ky presidenti është më i korruptuar­i … në gjithë historinë tonë", një vlerësim që bëri jehonë përgjatë debatit. Një nga kandidatët kryesor, senatorja nga Massachuse­tts, Elizabeth Warren, tha se "nganjëherë ka gjëra që janë më të rëndësishm­e sesa politika. Donald Trumpi e ka shkelur ligjin. Askush nuk është mbi ligjin. Shkarkimi duhet të ecë përpara". Kundërshta­rët e presidenti Trump hodhën disa nga sulmet e tyre më të ashpra kundër presidenti­t për shkak të tërheqjes së trupave amerikane nga veriu i Sirisë, duke lënë luftëtarët kurdë, të cilët ishin aleatë të amerikanëv­e në luftën kundër terroristë­ve të Shtetit Islamik, të pambrojtur nga sulmet e trupave turke që po pushtojnë veriun. Zoti Biden e vlerësoi braktisjen e luftëtarëv­e kurdë nga presidenti Trump "veprimin më të turpshëm që kam parë të ketë bërë ndonjë president". Senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris, e quajti gjakderdhj­en në Sirinë veriore "një krizë të shkaktuar nga Donald Trump", ndërsa senatorja nga Minsesota, Amy Klobuchar tha se "presidenti ynë e shkaktoi atë dhe është shumë krenar për ta thënë atë". Debati i së martës shënoi edhe kthimin në fushatë të senatorit nga Vermonti, Bernie Sanders, që po merr veten nga problemet me zemrën. Ky ishte debati i katërt i demokratëv­e dhe ai i radhës do të mbahet muajin e ardhshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania