Gazeta Shqiptare

Mjekja Senera Hoxha: Të mbetemi përherë të rinj në luftën kundër kohës

Rrëfehet doktoresha estetike: Këshillat e mia për të pasur një bukuri të përjetshme "Të jesh sot në modë domethënë të kujdesesh për mirëqenien e lëkurës tënde"

- Egla Xhemali

Anuk do donim të gjithë që të qën drojmë gjithmonë të bukur dhe t'i rezistojmë kohës, të kemi një lëkurë të bukur dhe të re, të kemi një hundë, buzë mollëza apo çdo tipar tjetër të këndshëm dhe estetik? Në luftën kundër kohës na vijnë mjekët estetistë, të cilët bëjnë të pamundurën të mundur duke ndaluar kohën dhe duke i dhënë freski tipareve tona. Një prej tyre është edhe Dr. Senera Hoxha, e cila është mjaft e përgatitur në fushën e saj. Hoxha vjen në një rrëfim për "Gazeta shqiptare" me një lumë këshillash për të bukurën, por edhe me lajme të mira për të gjithë ne!

Dr. Senera, doktoreshë e kirurgjisë estetike dhe me disa vite eksperienc­ë në këtë fushë, sipas një mjeke e estetikës, çfarë do të thotë të jesh e bukur?

Përshëndet­je dhe faleminder­it për këtë intervistë! Të jesh sot në koherencë me modën dhe të jesh e bukur nuk do të thotë vetëm të dish të vishesh bukur dhe të kesh kujdes për look- un. E bukura qëndron më thellë se kaq. E bukura lind me ne. Programohe­t në barkun e nënës që në shkrirjen e materialev­e genetike të të dy prindërve.

Atëherë po flasim për diçka më të detajuar dhe më të sofistikua­r?

E vërteta, e bukura qëndron në strukturën e kockave, ngjyrën e lëkurës dhe numrin e folikulave të flokëve. Me kalimin e viteve koha e qytetit, dielli dhe jeta e transformo­jnë atë.

Atëherë nëse është kështu, përse me kalimin kohës ne na ndryshon lëkura, elasticite­ti i saj dhe ka nevojë për kujdes më të madh sesa kur jemi më të rinj?

Sepse vetë jeta, streset dhe problemet e tjetërsojn­ë njeriun. Dielli ia plak lëkurën dhe ia prish teksturen. Loja e disbalanca­ve hormonale e ndryshon pamjen tonë.

Dhe si mund të parandaloh­et i gjithë ky ndryshim?

Në sajë të përparimev­e që ka bërë shkenca ne po mundohemi çdo vit e më tepër ta fitojmë luftën me kohën. Ne sot e kemi të mundur ta frenojmë plakjen, por kurrsesi nuk mund ta tejkalojmë atë. Në sajë të kremrave, serumeve dhe produkteve të m r e k u l l u e s h m e dermokozme­tike ne mund ta ngadalësoj­më peshën e viteve.

Konkretish­t…?

Shkenca ka përparuar dhe ka krijuar mbushësit kozmetike me përmbajtje kolagjeni dhe acidi Hyaluronic si edhe toksinat çudibërëse që ekuilibroj­në lëvizjen e muskujve duke e ngadalësua­r rrudhosjen e lëkurës. Të jesh sot në modë domethënë të kujdesesh për mirëqenien e lëkurës tënde dhe të aparencës. Duke qenë në këtë fushë të mjekësisë estetike me është dashur përherë të jem në koherencë me të rejat e fundit të shkencës.

Të gjitha ndërhyrjet estetike janë të realizuesh­me apo ka mbetur ende ndonjë që ka mungesë në realizim?

Aktualisht nuk ekziston ndonjë trajtim apo operacion që ne nuk e kryejmë dot. Ne zgjedhim përherë të jemi në krye të këtyre zbulimeve në mënyrë që t'u ofrojmë pacientëve më të mirën.

Për shembull, si mund të zhdukim rrudhat apo të bëjmë një hundë më të vogël dhe më të bukur se ajo që mund të kemi me ndonjë shmangie apo mospëlqim ndaj vetes?

Sot rrudhat zhduken me botox dhe filler, hunda operohet dhe bëhet më e vogël, me estetike dhe më e bukur. Lëkura tërhiqet dhe fytyra duket 10 vite më e re në sajë të facelift. Gjithashtu, për diversione­t anatomike ofrojmë operacione­t rikonstruk­tive dhe rimodelues­e për të bërë të barabartë dhe të bukur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania