Gazeta Shqiptare

NERITAN CEKA: “Butrinti”, ofertë e pakërkuar, po grabitet pasuria

Arkeologu kritikon ashpër planin e menaxhimit të Parkut të mbrojtur nga UNESCO

- Fatmira Nikolli

Profesor Neritan Ceka reagon ashpër për çështjen e Butrin tit. Dy ditë më parë në Ministrinë e Kulturës u dorëzua nga shefi i bordit Fondi ShqiptaroA­merikan për Zhvillim”, Michael Granoff, “Plani i menaxhimit të integruar të Butrintit”. Me ç’rast ministrja Elva Margariti dhe Granoff folën për draftin në përgjithës­i duke u ndalur tek anët pozitive sipas tyre.

Në intervistë­n e tij për “GSh”, profesor Neritan Ceka, arkeolog i njohur analizon draftin dhe mënyrën si do funksionoj­ë Butrinti për çka ka shumë kritika si për ministrinë edhe për Fondin.

Si njohës i mirë i trashëgimi­së ai nuk e sheh me vend atë që po bëhet.

- Profesor është dorëzuar në Ministrinë e Kulturës nga Fondacioni Amerikan i Zhvillimit, një draft i Menaxhimit të Integruar të Parkut të Butrintit. Ju si specialist i fushës, a jeni thirrur në ndonjë konsultim me palët?

Absolutish­t asnjëherë. As unë që kam qenë drejtor i kërkimeve në Butrint në vitet 1970- 1980, kur kam drejtuar krijimin e parkut arkeologji­k të Butrintit dhe kur u restaurua teatri, gjimnazi, nymfeu, si dhe një pjesë e murit rrethues. Pastaj kam drejtuar kërkimet arkeologji­ke në Butrint në vitet 2004- 2005 dhe kam disa botime për Butrintin. Nuk është thirrur as Auron Tare që është krijuesi i parkut në formën që ka marrë sot. Veç kësaj, ai është edhe anëtar i Këshillit të UNESCO në Paris, ku përfaqëson pasuritë botërore të Shqipërisë, pra edhe Butrintin. Kur tre vjet më parë nga Ministria e Kulturës u bë shpallja e këtij projekti në Muzeun Historik Kombëtar, ai deshi të fliste dhe nuk e lanë. Nuk është thirrur as Instituti i Arkeologji­së që vazhdon kërkimet pa ndërprerje, që nga viti 1970 me Dhimosten Budinën, Kosta Lakon, Richard Hodges dhe më grupin që punon tani nga Instituti i Arkeologji­së dhe nga Universite­ti i Maceratës. Janë miliona euro që janë investuar nga ekipet shkencore në Butrint dhe asnjëri prej këtyre nuk është thirrur. Pra, e gjithë kjo është një lojë dhe habitem se si më në fund nëndetësja pirate e Ministrisë së Kulturës doli mbi ujë për të grabitur frutet e kësaj pune 100 vjeçare.

- Dje ministrja përmendi ministritë e linjës dhe agjencitë në varësi, meqenëse Butrinti përfshin liqenin, etj. Dini gjë ju, nëse ndonjë specialist trashëgimi­e ka qenë pjesë e grupit të punës?

Ky projekt nuk ka të bëjë fare me liqenin. Bëhet fjalë për Parkun Arkeologji­k, pjesë e parkut natyror, që është shumë më i gjerë. Përderisa prezantohe­t nga Ministria e Kulturës, ky projekt ka të bëjë vetëm me Parkun Arkeologji­k dhe jo me atë natyror. Për cilët specialist­ë trashëgimi­e e keni fjalën, sepse Ministria e Kulturës nuk ka sot asnjë specialist? Ministria e Kulturës ka vetëm zyrtarë të emëruar nga hiçi, duke filluar nga drejtoresh­a e Institutit të Monumentev­e të Kulturës, me drejtoritë rajonale që nuk janë specialist­ë. Ka një sistem prej gati 100 vetësh dhe nuk ka asnjë doktor shkencash, nuk ka asnjë që bën tema, nuk ka asnjë që shkruan artikuj.

Kjo shitet shumë lehtë tani në sitet e këtyre institucio­neve, ku paraqiten përfaqësue­s të FondaSULLT­AN HAMITI

A e dini ju që në

Durrës, është emëruar drejtor i Trashëgimi­së, ai që ka qenë drejtor i spitalit. Kjo është një katastrofë. As në kohën e Sulltan Hamitit nuk ka qenë kështu gjendja e monumentev­e në Shqipëri. Me ardhjen e këtyre dy zonjave i kanë vënë ferrën tërësisht trashëgimi­së kulturore

cionit Amerikan Shqiptar, që e paraqesin projektin e tyre para asaj drejtoresh­e dhe tre personave që nuk i njeh askush të jenë marrë ndonjëherë me arkeologji­në, pa lëre me Butrintin. Është e turpshme kjo skenë që na diskredito­n para gjithë atyre që prej dekadash kanë punuar në Butrint, duke përfshirë edhe kolegët anglezë dhe italianë. Për më tepër draft projekti i është dhënë një studioje që quhet SPECIALIST­ËT

Për cilët specialist­ë trashëgimi­e e keni fjalën, sepse Ministria e Kulturës nuk ka sot asnjë specialist? Ministria e Kulturës ka vetëm zyrtarë të emëruar nga hiçi, duke filluar nga drejtoresh­a e Institutit të Monumentev­e të Kulturës, me drejtoritë rajonale që nuk janë specialist­ë. Ka një sistem prej gati 100 vetash dhe nuk ka asnjë doktor shkencash, nuk ka asnjë që bën tema, nuk ka asnjë që shkruan artikuj.

“Prince + Pearce”, e cila deri tani ka bërë vetëm një projekt për Volorekën. Për të thënë se sa bujarë janë, e vendosin vetë çmimin në 250 mijë dollarë. Dhe e vendos ai që do ta marrë si koncesion dhe kjo është në kundërshti­m me ligjin. Kjo quhet një ofertë e pakërkuar dhe ky është një objekt për prokurorin­ë. Ajo zonja ministre, që del e flet me kaq kompetencë, unë kam frikë se do të përfundojë në prokurori këto ditë.

- Profesor, ju parimisht si e shihni që një fondacion bashkë me ministrinë, të menaxhojë Butrintin?

Unë dëgjova ministren dhe them se ajo gënjen në mënyrën më të paturpshme. Nuk është mirë që një zonje, t’i thuash se gënjen, por gënjen, gënjen, gënjen! Krahasimi që ajo bën me British Heritage, që kuron Stonehnege, është një model krejt tjetër. Fondacioni atje është 100% shtetëror. Fondacion British Heritage që menaxhon që nga Stonehenge dhe deri në Buckingham Palace, është shtetëror. Në fillim është financuar 90% nga shteti sot financohet 14%. Dhe vetëm me sistemin që ka krijuar, pra me biletat, me aktivitete­t, librat etj, ka arritur që të mbulojë të gjithë kujdesin për monumentet në Angli. Mjafton të klikoni tek “British Heritage” dhe do të shikoni që është një strukturë e ngritur nga dashuria për arkitektur­ën dhe artin, nga përgjegjës­ia për ta bërë atë pronë të miliona anglezëve, por edhe turistëve të huaj, dhe jo nga dëshira banditeske për të grabitur një pasuri të krijuar nga breza arkeologës­h e restaurato­rësh. Do të shikoni që vetëm “Stonehenge Environmen­tal Improvemen­ts Programme” po mbështetet nga dhjetëra donatorë si : The Heritage Lottery Fund, The Monument Trust, The Wolfson Foundation, Fidelity UK Foundation, The Linbury Trust, The Headley Trust, Garfield Weston Foundation, etj.

Imagjinoni se çfarë monumentes­h ka Anglia dhe të gjitha janë në gjendjen më të mirë të mundshme dhe të integruara në itineraret turistike. Këtë nuk mund ta bëjnë privatët, sepse parimi kryesor i tyre është fitimi me sa më pak investime. Kjo që bëjnë është një bandititiz­ëm. Pra, zotërinjtë marrin vesh që vetëm nga biletat Butrinti ka fitim 1 milion euro në vit. Marrin vesh që është edhe rrumpallë, sepse vetëm nga vjedhjet e biletave janë bërë me shtëpi disa gjenerata drejtorësh të emëruar nga ministrat e kulturës. Pra, eja të krijojmë një fondacion me emrin e madh Amerikan Shqiptar ( jo shqiptar- amerikan!), sepse në fakt aty vetëm M. Granoff është Amerikan, të gjithë të tjerët janë klientët e qeverisë dhe i kanë gati studiot dhe kompanitë që di të vijnë të marrin paratë. Pra, ky është një fondacion fantazmë, kjo është nëndetësja pirate me flamurin e zi, me kafkën edhe me kockat për arkeologji­në dhe për trashëgimi­në shqiptare. Është një turp që po bëhet kjo gjë, në vend që të bëhet një Albanian Hertage, 100 % shtetëror, ku drejtori i fondacioni­t emërohet nga ministri i Kulturës, por bordi bëhet nga specialist­ë, jo nga zyrtare, jo nga rrogëtarë, jo nga të ashtuquajt­urat “institucio­ne” ku nuk ka më asnjë profesor, asnjë doktor shkencash. Çfarë institucio­nesh kanë në varësi? I emërojnë vetë dhe i bëjnë pjesë të rrjetës së biznesit të tyre. A e dini ju që në Durrës, është emëruar drejtor i Trashëgimi­së, ai që ka qenë drejtor i spitalit. Kjo është një katastrofë. As në kohën e Sulltan Hamitit nuk ka qenë kështu gjendja e monumentev­e në Shqipëri. Me ardhjen e këtyre dy zonjave i kanë vënë ferrën tërësisht trashëgimi­së kulturore.

- Profesor, ideja për një menaxhim me fondacion në Butrintit, ka nisur shumë herët...

Ka nisur tre vjet më

 ??  ?? Neritan Ceka
Neritan Ceka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania