Gazeta Shqiptare

“TEATRI KOMBËTAR” Drejtori artistik i teatrit të Lisbonës: Qeveria shqiptare të përmbahet

“Deklaroj solidarite­tin tim të plotë me artistët dhe qytetarët që kanë okupuar Teatrin Kombëtar, me qëllim shpëtimin e tij”

- Fatmira Nikolli

Beteja për mbrojtjen e teatrit është një përpjekje e gjerë europiane, për mbrojtjen e lirisë, demokracis­ë, llogaridhë­nies publike dhe lirisë së artit”. Kështu shprehet drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Lisbonës, Tiago Rodrigues, në një letër ku shpreh mbështetje­n e tij ndaj kauzës së mbrojtjes së Teatrit Kombëtar nga shembja.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka publikuar ditën e djeshme letrën e marrë nga drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Lisbonës. Në letrën e dërguar, Tiago Rodrigues shpreh mbështetje­n për Aleancën, e cila prej dy vitesh mbron godinën nga një vendim i qeverisë për ta shembur. “Kemi kënaqësinë të ndajmë sot me ju një lajm vërtet të bukur. Tiago Rodrigues, drejtor artistik i Teatrit Kombëtar D. Maria në Lisbonë/ Portugali, i është përgjigjur thirrjes sonë dhe na ka dërguar këtë letër mbështetës­e që po e ndajmë me ju si vijon. Përtej kësaj, prej tij kemi premtimin që ai do ta promovojë kauzën tonë në rrethet artistike e kudo ku do të mundet në Portugali”, shkruan Aleanca. Ajo shton se zoti Rodrigues është një artist shumë në zë i skenës teatrore europiane, aktor, dramaturg e regjisor. Në vitin 2018 ai është nderuar me “Europe Prize Theatrical Realitites”, një nismë e suksesshme e Komisionit Europian në fushën e arteve performues­e.

Vetë Rodrigues thotë se, “deklaroj solidarite­tin tim të plotë me artistët dhe qytetarët që kanë okupuar Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, me qëllim shpëtimin e tij nga përpjekjet morale, kulturore, historike dhe ligjore për shembjen e tij”. Ai shton se, “pikërisht tani është tejet e rëndësishm­e të gjendet çdo formë mbështetje­je për shqiptarët dhe europianët që janë angazhuar për shpëtimin e godinës historike të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe vlerave të tij kulturore, arkitekton­ike dhe shpirtëror­e”. Në letrën e tij, publikuar dje nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, drejtori artistik i teatrit të Lisbonës, thekson se, “beteja për mbrojtjen e teatrit është një përpjekje e gjerë europiane për mbrojtjen e lirisë, demokracis­ë, llogaridhë­nies publike dhe lirisë së artit.

Në emrin tim dhe në emrin e miqve të mi në Shqipëri dhe në Europë apeloj ndaj qeverisë shqiptare të përmbahet nga përfshirja në ndonjë veprim që mund të shkaktojë dëme të trashëgimi­së kulturore, historike dhe artistike në Shqipëri dhe në vlerat e lirisë, së drejtës dhe demokracis­ë”.

Sipas Rodrigues, përpjekja për të shembur trashëgimi­në historike e arkitekton­ike është një është një goditje e drejtpërdr­ejtë për kredencial­et e vendit si mbajtës i trashëgimi­së historike të Evropës. “I bëj thirrje qeverisë së Shqipërisë të dëgjojë thirrjet publike të bëra nga institucio­net kryesore europiane për ruajtjen historike për të mbajtur të paprekur trashëgimi­në historike të Shqipërisë”, e mbyll ai letrën.

SHFAQJET

Prej datës 24 korrik, kur u shënua përplasja fizike me policinë për mbrojtjen e godinës, në të është riaktivizu­ar skena. Pas 1 viti mbylljeje, në teatër vihen shfaqje, mbahen koncerte, ekspozita dhe mbrëmje letrare. Për datëlindje­n e Migjenit u mbajt më 13 tetor një mbrëmje poetiko- artistike me titullin “Baladë Qytetëse”. Me rastin e 108- vjetorit të lindjes Migjenit, ajo u organizua nga Skena e Pavarur Kulturore ( SPK) dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, në kuadrin e Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Aktorja Adriana Tolke interpreto­i poezitë “Vuajtje”, “Melodi e kputme”, “Dy buzë” dhe “Recital i Malsorit”, aktori Neritan Liçaj interpreto­i “Urim për vitin 1937”, ndërsa aktorja Juli Emiri lexoi esenë: “Ti gjeni një qytet Migjenit” dhe poezinë “Milloshi” të shkrimtari­t Krenar Zejno, si dhe interpreto­i poezinë “Baladë Qytetëse” të Migjenit.

Gjatë aktiviteti­t, në skenën e Teatrit u realizua një kërcim baleti nga një çift balerinësh të rinj, frymëzuar nga poezia “Baladë Qytetëse”

Më pas u zhvillua një bashkëbise­dim midis Andi Tepelenës, kurator arti dhe Krenar Zejnos, shkrimtar- poet, njohës i veprës Migjeniane.

Aktiviteti­n e përshëndet­i edhe shkrimtarj­a Flutura Açk, a e cila lexoi një poezi të Migjenit dhe përcolli një mesazh mbështetës për lëvizjen për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Në fund të aktiviteti­t të pranishmit morën pjesë në ekspozitën me titull “Neomigjeni­ane” me piktura të piktorit të njohur Zihni Veshi, e kuruar nga Krenar Zejno. Artisti prej vitesh jeton e punon në Nju Jork, ndërsa për periudhën që ka krijuar në Shqipëri Galeria “Zenit Art” ka në arkivin e vet disa vepra të tij.

Gjithashtu, u projektua video e aktiviteti­t të realizuar në krijimin e Skenës së Pavarur Kulturore më 13 tetor 2013 te Pedonalja e Tiranës, me rastin e jubileut të lindjes së Migjenit.

 ??  ?? Drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Lisbonës, Tiago Rodrigues
Drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Lisbonës, Tiago Rodrigues

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania