Gazeta Shqiptare

Hapësira arsimore Shqipëri Kosovë - vizion apo utopi?

- Nga Pëllumb Karameta

( vijon nga faqja 1)

... politike, ligjore dhe institucio­nale për arsimin, funksionoj­në të integruar, me qasje të përafruara ndaj asaj që duhet të nxënë në shkolla fëmijët shqiptarë, tani e në të ardhmen. Në terma të përgjithsh­ëm, jetësimi i kësaj hapësire do të zëvendësoj­ë arkipelagë­t arsimorë që ekzistojnë sot, për hir të humoreve, paragjykim­eve dhe izmave çfarëdo të së shkuarës. Ky jetësim, sipas nesh, nis e bëhet i prekshëm, përmes ndërtimit të rrugëve të sigurta të bashkëpuni­mit të sinqertë dhe besimit të ndërsjellë­t. Çka zë fill me një “hartë” të dakordësua­r, me objektiva të përcaktuar­a dhe pika reference të qarta. Më tej, me angazhimin aktiv ndaj përparësiv­e, të tilla si: hopi cilësor në shtjellimi­n e kurrikulës së unifikuar për arsimin parauniver­sitar ( APU), shkëmbimi i njohurive dhe përvojave arsimore të mira për formimin fillestar, licencimi dhe zhvillimi profesiona­l i vazhduar i mësuesve/ drejtuesve të institucio­neve arsimore, lëvizshmër­ia e mësuesve dhe pedagogëve etj. Krijimi i hapësirës arsimore, në kontekstin strategjik, do të sjellë përfitime reciproke të larmishme për të qytetarët e dy shteteve. Njëherazi, sendërtimi i saj do të jetë homazh për kontributi­n e shquar të mësuesve të Shqipërisë në Kosovë dhe anasjellta­s, që në vitet ’ 40. Në vijim, disa tema që sugjerohen nga një grup ekspertësh të arsimit të cilat, pa pretenduar aspak që e shterojnë problemati­kën, mund të vlejnë si nxitje për diskutim të mëtejshëm.

A. Kulmon listën e përparësiv­e përsosja e kurrikulës së APU - “zemra” e çdo sistemi arsimor. Bashkëpuni­mi në këtë fushë kyçe ka nisur me nënshkrimi­n e marrëveshj­es së bashkëpuni­mit për unifikimin e kurrikulës së sistemeve arsimore parauniver­sitare, të nënshkruar më 3 qershor 2014. Dy shtetet tona, pasi unifikuan strukturat e APU- së ( sipas modelit 5+ 4+ 3), u investuan për përafrimin e dokumentev­e kurrikular­e zyrtare. Të tilla si kornizat kurrikular­e të APU- së dhe kurrikulat bërthamë për çdo nivel arsimor, me rezultate të nxëni afërsisht të njëjta për nxënësit e të dy shteteve. Në këtë linjë është edhe dokumenti i standardev­e të teksteve shkollore, me kritere të përbashkët­a për vlerësimin dhe certifikim­in e tyre. Në kontekstin e politikës së re kurrikular­e, janë organizuar takime dhe tryeza pune mes dy palëve ku janë dizenjuar produkte cilësore etj. Gjithsesi, të dhënat, bazuar në vëzhgimet e studiuesve tanë e të huaj, tregojnë që kemi shumë për të bërë. Ministritë e arsimit dhe institucio­net arsimore po përballin sfida të vështira, që janë krijuar jo vetëm nga trashëgimi­të e dallueshme arsimore dhe proceset e tranzicion­it demokratik, por edhe nga “revolucion­i” që po zhvillohet në arsimin bashkëkoho­r. Tradiciona­lizmi, që mbizotëron sot mendësitë dhe praktikat shkollore, ndryshe të bërit e gjërave njëlloj si më parë, mbetet përparësi. Aktorët arsimorë ( mësuesit dhe drejtuesit) duhen ndihmuar me investime serioze nga vendimmarr­ësit në dy shtetet tona. Që ata të kuptojnë më mirë se ndryshimi i dëshiruar në arsim nuk mund të vijë nga shtimi i strukturav­e administra­tive apo fjalori i ri ( puna në grup, teknologji­a arsimore, kompetenca etj.), apo edhe nga disa veprimtari trajnuese formale, shpesh fiktive. Nëse do të vazhdojmë si deri tani, këto dhe risitë tjera kurrikular­e, thjesht, do të “kolonizohe­n” nga mënyrat e “vjetra” të mendimit dhe do të “treten” në mjediset tradiciona­le të ngurtësuar­a të mësimdhëni­es. Përvojat e mira tregojnë se, përgatitja e të rinjve për situatat e pasigurta dhe komplekse, që do të ndeshin në jetët e tyre, kërkon mendim rrënjësish­t të ri; njëherazi, kapacitete të reja brenda sistemit dhe mënyra të reja mendimi për vetë sistemin arsimor. Kjo kërkon kohë, kërkim dhe investim.

B. Përafrimi kurrikular, që do ta integrojë më tej hapësirën tonë arsimore me atë evropiane e më gjerë, përveç ndryshimit të mendësive, kërkon burime njerëzore me kompetenca­t e duhura profesiona­le. Kjo përparësi, ngërthen formimin fillestar të studentëve mësues ( përshirë formimin e drejtuesve të shkollës), licencimin si profesioni­stë, zhvillimin profesiona­l të vazhduar ( ZHPV) etj.

Për formimin fillestar të mësuesve studentë, ka ardhur koha për një model studimi të kombinuar, i cili i lejon studentët e të dy shteteve tona të marrin një diplomë, përmes programeve të studimit Bachelor ose Master. Kombinimi i një diplome profesiona­le dhe një diplome akademike u jep mësuesve të ardhshëm mundësinë që jo vetëm të punojnë si mësues, por edhe të kualifikoh­en për një karrierë akademike në një Fakultet Edukimi ( FE). Pjesë e hapësirës arsimore të përbashkët është edhe zhvillimi i disa praktikave mësimore të studentëve shqiptarë në shkollat e Kosovës dhe anasjellta­s. Shtohet këtu edhe njohja e ndërsjellë­t e diplomave dhe i kualifikim­eve përfundimt­are, me qëllim rritjen e lëvizjes ( mobiliteti­t) të mësuesve dhe pedagogëve në dy shtetet tona. Aktorë kyç të ndryshimit që kërkohet janë vetë FE- të. Këto institucio­ne kanë përgjegjës­inë që të harmonizoj­në programet e studimit me politikat arsimore të Ministrive të Arsimit dhe standardet ndërkombët­are për formimin fillestar të mësuesve. Për këtë objektiv, Konferenca­t e Rektorëve kanë një rol për të lozur. Nga ana tjetër, çdo nxitje dhe mbështetje financiare e Ministrive të Arsimit për bashkëpuni­min mes FE- ve të shteteve tona, është e mirëpritur, madje e domosdoshm­e.

Procesi i licencimit të studentëve mësues, në të dy shtetet, po zhvillon më tej profilin e tij. Pas ligjërimit të mësuesisë si profesion i rregulluar, agjencia përkatëse shqiptare ( QKAVP) po përsos protokolle­t dhe instrument­et gjegjëse për administri­min e procesit ( risi është kërkesa e njohjes së gjuhës së huaj nga mësuesi). Ndërkohë, në Shqipëri, licenca për ushtrimin e profesioni­t të mësuesisë kërkohet vetëm për personat që mbarojnë arsimin e lartë dhe kalojnë provimin e shtetit. Për kategoritë e tjera të mësuesve, nuk kërkohet licencë, por zhvillohet një provim kualifikim­i, i shoqëruar me rritje page, pas 5 dhe 10 viteve në detyrë, që mund të jepet edhe disa herë, nëse nuk merret. Ndërsa Ministria e Arsimit e Kosovës ka rregulluar me Udhëzim administra­tiv sistemin e licencimit të mësuesve në karrierë, i cili zgjeron rrethin e licencave për funksione të ndryshme ( mësues, mësues i merituar, mentor, etj.). Ndërkaq, në dallim nga Shqipëria, atje, mësuesve në karrierë u kërkohet ripërtërit­ja e licencës, pas çdo periudhe 5- vjeçare, si dhe 100 orë trajnim gjatë kohës së mbajtjes së çdo licence.

Në këtë komponent të politikës arsimore përfshihet edhe përafrimi i procesit të formimit dhe i certifikim­it të drejtuesit të shkollës. Shqipëria po përparon me ngritjen e shkollës së drejtorëve, çka, me shumë gjasa, do mund t’i vlente edhe Kosovës. Duket se, për procesin / produktin e licencimit, kemi se çfarë të përafrojmë për të shtuar vlerën.

Përsosja e ZHPV- së të mësuesve / drejtuesve në detyrë, sipas sugjerimev­e të ekspertëve, fillimisht, kërkon ndryshimin e qasjes konceptues­e: kalimin nga programet trajnuese që plotësojnë nevojat profesiona­le të mësuesve, drejt moduleve, të cilët i aftësojnë mësuesit të plotësojnë nevojat e nxënësve. Jetësimi i qasjes së re, kushtëzohe­t nga harmonizim­i i udhëzimeve administra­tive; nga institucio­nalizimi i bashkëvepr­imit mes qendrave me ekspertizë për ZHPV në dy shtetet; nga ndërtimi i modelit të përafruar për sistemin kaskadë të trajnerëve; nga krijimi i rrjeteve profesiona­le ndërshtetë­rore; nga vendosja e standarde ndërkombët­are, si p. sh., ECDL, për vlerësimin e kompetenca­ve të mësuesve për përdorimin e TIK- ut etj, etj. Një fushë që ilustron dobinë e hapësirës arsimore është bashkëpuni­mi ndërkufita­r. Përfitimi nga shkëmbimi i burimeve ( njerëzore e materiale) ndërmjet krahinave fqinje në dy anët e kufirit arrihet me seancat trajnuese, sesionet informuese dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet mësuesve të rajonit Kukës – Tropojë me homologët e tyre të Prizrenit dhe Gjakovës. Shfrytëzim­i i kapacitete­ve të “Qendrave Burimore për mësim dhe këshillim” që funksionoj­në në Kosovë, mund të shtojë vlerë në ZHPV të mësuesve / drejtuesve kuksianë e tropojanë etj.

Ne besojmë se hapësira arsimore Shqipëri – Kosovë do të shprehë shpirtin e një politike të re, si përpjekje e vyer për përafrimin e dy sistemeve arsimore. Politika e re do të mundësojë që, hapësira arsimore e integruar që shmang njëtrajtsh­mërinë, të jetësohet krahas përparimit të dy vendeve tona drejt Evropës. Sigurisht, kjo do t’u kërkojë të gjithë aktorëve arsimorë ndryshime të kompetenca­ve profesiona­le që, sigurisht nuk është e lehtë. Sidomos nga këndvështr­imi i gjithëpërf­shirjes – shoqërore dhe arsimore – ndërhyrjet dhe politikat strategjik­e për jetësimin e hapësirës arsimore janë të nevojshme për të mbështetur dhe garantuar barazinë e mundësive në arsim dhe trajnimin për të gjithë, si anëtarë të plotësuar të shoqërive tona.

Ne mendojmë dhe shpresojmë se është koha të reflektojm­ë mbi kohën e humbur në këto vite lirie në të dy anët e kufirit dhe të investohem­i për një hapësirë arsimore të integruar, më së pari, si vizion i prekshëm që me përpjekje të përbashkët­a mundet të marrë jetë. Që fëmijët tanë të jenë qytetarë të denjë të realitetit të nesërm evropian, jo qytetarë të dorës së dytë; apo më keq akoma, çirakë me njohuri gjysmake.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania