Gazeta Shqiptare

Shtyrja, Shehu: Lëvizje mbarëpopul­lore për rrëzimin e qeverisë

-

deputeti i PD- së, Tritan Shehu, apelon shqiptarët për rrëzimin e qeverisë "Rama" me të gjitha format e protestës. Shehu deklaroi dje se pas refuzimit të hapjes së negociatav­e, vendi ka vetëm një zgjidhje, atë të një lëvizjeje mbarëpopul­lore në të gjitha format e protestës dhe revoltave për të rrezuar qeverinë aktuale. Sipas Shehut, vendit duhet të çohet në zgjedhje të lira të përgjithsh­me dhe lokale. "Dështimi i katërt i negociatav­e. Lëvizja mbarëpopul­lore shpëton Shqipërinë! Në Shqipëri deformime të demokracis­ë, të institucio­neve, strategjiv­e. Kryeminist­ri, një mentalitet antieuropi­an. ' Sëmundjet' tona i bëjnë të vuajnë edhe fqinjët. Makron përmendi qindra- mijëra izolantet si një simptoma i gjendje. Gjermania përcaktoi detajet e krizës. Zgjidhja, lëvizje mbarëpopul­lore me të gjitha format e protestave e revoltës për të rrezuar ketë qeverisje e çuar në zgjedhje të lira, lokale e politike", thekson Shehu.

sat konkrete dhe cilat janë plagët e thella dhe problemet kritike që i ka hapur Shqipërisë sot Edi Rama. Përgjegjës­i i vetëm për këtë pengesë që i bëhet rrugës europiane të Shqipërisë është vetëm Edi Rama. Me Ramën, BE- ja është një mision i pamundur dhe një ëndërr e parealizua­r për shqiptarët. Dështimi i Ramës është individual dhe personal, sepse ai zgjodhi të ndërtojë të ardhmen e tij duke rrënuar të ardhmen e shqiptarëv­e. Të pasurohet në kurriz të shqiptarëv­e duke i varfëruar ata", theksoi kryetarja e LSI.

Kryemadhi kërkon dorëheqjen e kryeminist­rit si reflektimi më i vogël mbi përgjegjës­inë e tij të madhe. "Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë kurrë pengu i tij dhe dorëheqja e tij është reflektimi më i paktë për përgjegjës­inë e rëndë politike, që rëndon mbi kryeminist­rin. Shqiptarët ia kanë dalë të bindin Europën se janë pjesë e saj, se e duan Europën, se kërkojnë të jetojnë me standardet e saj", u shpreh ajo. Për Kryemadhin, korrupsion­i dhe kapja e shtetit nga qeveria "Rama" janë fatura që po paguajnë shqiptarët.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania