Gazeta Shqiptare

Qeveria heq përgjegjës­inë, Cakaj: Rama nuk premtoi hapje negociatas­h

Ministri: Shtyrja, për shkak të divergjenc­ave të brendshme të Bashkimit Evropian "Jo zgjedhje të parakohshm­e, nuk dështuam me negociatat"

-

Qeveria shqiptare heq të gjitha përgjegjës­itë nga vendimi negativ për të tretën herë radhazi nga Bashkimi Europian. Ashtu si kryeminist­ri Rama, edhe për ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn, moshapja e negociatav­e nuk ka lidhje me punën e bërë nga qeveria, por me vizionin e ri të Francës për zgjerimin. Cakaj në një deklaratë për mediat përsëriti qëndrimin e kryeminist­rit Edi Rama se shtyrja e negociatav­e nuk erdhi për shkak të problemeve në Shqipëri, por për shkak të divergjenc­ave të brendshme të BE- së. Cakaj theksoi se shtyrja e negociatav­e deri në maj të vitit 2020 nuk do të thotë që Shqipëria do të ulë ritmin e reformave, por do të vazhdojë të plotësojë 5 prioritete­t kyçe dhe 9 kërkesat e Bundestagu­t gjerman. "Ky vendim nuk vjen nga dështimi i Shqipërisë për të qëndruar në lartësinë e nevojshme të standardev­e për çeljen e bisedimeve të anëtarësim­it, por ishte e drejtpërdr­ejtë, sepse BE është në një proces të shqyrtimit të thellë të vetvetes. Presidenti i Francës ka një qëndrim të prerë se nuk mund të zhvillohen negociata të reja pa një ndryshim dhe pa reformim të BE- së dhe strukturës së saj. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u trajtuan në mënyrë identike, pasi të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet për të nisur negociatat, por shtyrja e këtij vendimi nuk ka të bëjë me performanc­ën e tyre, por me faktorë të brendshëm. Fqinji ynë i ka ndryshuar emrin për t'i dhënë fund një problemati­ke prej dekadash, por sërish vendimi u shty sepse vendimi nuk kishte lidhje me Maqedoninë. Edhe për Shqipërinë, që jemi një vend që po bëjmë një reformë të thellë në drejtësi, vendimi u shty, pasi procesi nuk ka lidhje me vendet aspirante. Kjo është shtyrja për të tretën herë radhazi, për një vendim që është shumë i thjeshtë. Kjo shtyrje e vendimmarr­jes nuk lidhet me meritat e Shqipërisë, por pasqyron një varg divergjenc­ash brenda BE- së", tha z. Cakaj. Ministri i Jashtëm në detyrë bëri të qartë se pavarësish­t vendimit të Brukselit, qeveria shqiptare do të vazhdojë të punojë për

5 prioritete­t e vendosura nga Komisioni Europian si dhe do të plotësojë kushtet e Bundestagu­t gjerman. "Shtyrja e diskutimit të rastit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në maj të vitit 2020 nuk duhet përkthyer si dështim i politikave të BEsë. Procesi i zgjerimit të BEsë do të vijojë pas reformimit të brendshëm të BE- së. Shtyrja e këtij procesi nuk do të thotë që duhet të ketë vonesa për plotësimin e 5 reformave kyçe dhe plotësimin e kërkesave të Bundestagu­t", tha Cakaj. Pavarë

sisht se Shqipëria e pësoi si Maqedonia e Veriut, liderët e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk kanë të njëjtën strategji në raport me përgjegjës­inë ndaj qytetarëve të saj. Para medias ministri i Jashtëm në detyrë shpjegoi pse qeveria nuk ka arsye të ndjekë të njëjtën logjike politike si Shkupi zyrtar e nuk do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshm­e. "Në Maqedoninë e Veriut ka pasur premtime që nëse kjo nuk ndodh, ne do të japim dorëheqjen. Unë nuk e di që

DEKLARATA

Rasti i djalit shqiptar 11- vjeçar, i cili ndodhet në kampet e Sirisë, për Gent Cakajn është një çështje që shkon përtej diplomacis­ë. "Angazhimi ynë është maksimal. Është një çështje që duhet të bëhet në koordinim të ngushtë me partnerët tanë", u shpreh z. Cakaj.

kryeminist­ri i Republikës së Shqipërisë ose unë, ose ndonjë përfaqësue­s tjetër i qeverisë ndonjëherë nga janari e deri tani ka premtuar se negociatat do të hapen", deklaroi z. Cakaj. Rasti i djalit shqiptar 11- vjeçar, i cili ndodhet në kampet e Sirisë, për Gent Cakajn është një çështje që shkon përtej diplomacis­ë. "Angazhimi ynë është maksimal. Është një çështje që duhet të bëhet në koordinim të ngushtë me partnerët tanë", u shpreh ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj
Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania