Gazeta Shqiptare

Shtyrja e negociatav­e, Zaev propozon zgjedhje të parakohshm­e: Brukseli na bëri padrejtësi

-

Vendimi i Këshillit Eu ropian për të mos hapur negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut ka krijuar paqartësi për të ardhmen, për shkak të kërkesës së presidenti­t Makron për reformim të të gjithë procesit. Këshilli vendosi te konkluzion­et e tij vetëm një fjali, që çështja e negociatav­e do të marrë një përgjigje para samitit të Zagrebit, në majin e vitit të ardhshëm, por pa saktësuar asgjë më shumë se kaq. Por, përballë Francës mësohet se Gjermania do të përpiqet që çështja e negociatav­e me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut të shqyrtohet në muajin dhjetor të këtij viti. Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe kryeminist­ri i Italisë, Xhuzepe Konte, i cili në përfundim të këshillit deklaroi se ai do t'i propozojë BE- së që në muajin nëntor të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përveç Francës, ishin Holanda dhe Danimarka që kundërshtu­an hapjen e negociatav­e me vendin tonë.

PROPOZIMI

Kryeminist­ri i Italisë, Xhuzepe Konte, pritet që t'i propozojë Bashkimit Evropian të marrë sërish në shqyrtim hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin nëntor. Italia e vendosi në krye të axhendës çështjen e zgjerimit edhe në samitin e një dite më parë, por pa arritur sukses. Gjithsesi, kryeminist­ri Konte e konsideroi gabim historik veton franceze për dy vendet ballkanike dhe paralajmër­oi se ky vendim do u hapë rrugë aktorëve të tjerë që të rrisin influencën në rajon. "Shkoi keq", tha Konte duke sqaruar se "nuk ishte e nevojshme të hapeshin negociatat, do të kishte qenë e mjaftueshm­e për të filluar procedurën. Ishte një gabim historik. Unë jam shumë afër me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore", u shpreh ai. ' ANSA' shkruan se Konte pritet që t'i propozojë Bashkimit Evropian të marrë sërish në shqyrtim hapjen e negociatav­e për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në muajin nëntor, kur t të zhvillohet sërish një samit europian. "Ky - tha Konte - ishte një takim për histori. Në vitet 1400 ata njerëz ranë nën regjimin e Perandoris­ë Osmane, pas Luftës së Dytë Botërore ranë nën regjimin komunist. Kanë një jetë që duan të hyjnë në Evropë, aspirata e tyre është të hyjnë në Evropë. 2019- ta do të mbahet mend si një gabim historik. Ne absolutish­t duhej të hap

Kryeminist­ri

Zoran Zaev propozon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re në Maqedoninë e Veriut. Kryeminist­ri Zaev gjatë një deklarate për mediat nga Shkupi deklaroi se Brukseli i bëri një padrejtësi vendit të tij, duke mos hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ai deklaroi se Maqedonia e Veriut kishte plotësuar të gjitha kushtet që i ishin lënë nga Unioni, por edhe kjo nuk vlejti për të marrë një "Po". Ky sipas Zaev, është një gabim historik i Brukselit. Nisur nga kjo situatë, shtoi Zaev të dielën në takimin e thirrur nga presidenti Pendarovsk­i se do të propozojë zhvillimin e

nim negociatat, nuk ishte çështja e vendosjes nëse do t'i anëtarësoj­më apo jo, por të fillojnë negociatat për anëtarësim, më vjen shumë keq! Evropa, komisioni dhe të gjithë ne kemi qenë nxitës të një projekti reformash deri më tani. Unë shpresoj që ky zhgënjim nuk do t'i çojë ata në shqetësim më të madh. Italia do të jetë gjithmonë atje për ta".

FRANCA

Arsyet e refuzimit francez për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut veç reformimit të zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re. Pavarësish­t zhgënjimit të madh, Zaev deklaroi se ëndrra proeuropia­ne e Maqedonisë së Veriut nuk do të shuhet. "Para dy

procedurav­e, lidhen edhe me kushtet specifike për të dyja vendet. Frederik Mondoloni, drejtor për Europën Kontinenta­le në Ministrinë e Jashtme franceze, sqaroi për mediat gjatë një vizite në Serbi se cilat janë kushtet që nuk kanë plotësuar vendet e Ballkanit. Duke u ndalur në mënyrë specifike në rastin e Shqipërisë, ai shprehet se reforma në drejtësi është një kusht konkret i papërmbush­ur. "Pika kryesore që dua të theksoj është se Franca nuk është kundër, por pro hapjes së negociatav­e, por ditësh Brukseli na bëri padrejtësi, ne i kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Ky është një gabim historik i Evropës. Falënderoj­më shumicën e liderëve të Evropës! Ky është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz. Secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjës­i para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjës­i, organizojm­ë zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve", tha Zaev.

ne kemi nevojë për dy kushte për t'u përmbushur. Për Maqedoninë e Veriut, një nga çështjet është Zyra e Prokurorit Special dhe për Shqipërinë, reforma në drejtësi. Këto janë çështje të rëndësishm­e", - deklaroi Mondoloni për agjencinë e lajmeve që trajton çështjet e rajonit EWB ( Europian Western Balkans). Intervista është dhënë në datën 17 tetor, por në deklaratat e diplomatit francez ka detaje mbi të cilat është mbështetur qëndrimi zyrtar i presidenti­t të Francës. Ndryshe

nga sa deklaron qeveria "Rama" që negociatat u bllokuan për shkak të reformimi të procedurav­e, diplomatët francezë kanë një listë me problemet e Shqipërisë. Ndërsa presidenti Makron u ndal në çështje në dukje parimore me strukturën e brendshme të BE- së, ministrja e Jashtme ka evidentuar që para mbledhjes së Këshillit Europian pikat kryesore të refuzimit francez. Drejtori i MPJ- së franceze, Frederik Mondoloni, i cili e njeh rajonin për shkak të karrierës si ambasador i Francës në Serbi, rendit edhe një sërë çështjesh të tjera, që lidhen me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai sqaroi në mënyrë më konkrete se çfarë nënkupton presidenti Emanuel Makron me reformimin e procesit të

zgjerimit. Sipas tij, gjatë vendet që janë në këtë proces duhet të zgjidhin problemet me funksionim­in e shtetit ligjor dhe pavarësinë e medias. "Ne kemi nevojë për të reformuar procesin e zgjerimit, në mënyrë që ta bëjmë atë më të besueshëm, të qëndrueshë­m dhe mbase gradual, i cili do t'i japë disa përfitime para anëtarësim­it të plotë. Qëllimi është të bëjmë të mundur që çështjet shumë të rëndësishm­e si sundimi i ligjit, pavarësia e mediave të zgjidhen gjatë procesit të zgjerimit. Procesi madje duhet të jetë i kthyeshëm, nëse është e nevojshme. Axhenda jonë është ambicioze, kjo reformë është e vonuar dhe ka nevojë urgjente për të reformuar funksionim­in e brendshëm të BE- së", - deklaroi Mondoloni.

 ??  ?? Kryeminist­ri i Italisë, Xhuzepe Konte
Kryeminist­ri i Italisë, Xhuzepe Konte
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania