Gazeta Shqiptare

Denaj: Reformat garantojnë një rritje ekonomike të qëndrueshm­e

Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombët­ar dhe Bankës Botërore "Annual Meetings 2019" Ministrja e Financave dhe guvernator­i përfaqësua­n Shqipërinë

-

Pavarësish­t vështirë sive të shkaktuara nga tregjet globale dhe ulja e ritmit të rritjes së ekonomisë europiane, reformat e ndërmarra kanë dhënë rezultatet e pritura drejt një rritjeje ekonomike të qëndrueshm­e. Kjo është panorama ekonomike me të cilën ministrja e Financave, Anila Denaj, ka prezantuar Shqipërinë në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombët­ar dhe Bankës Botërore "Annual Meetings 2019".

TAKIMET

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombët­ar dhe Bankës Botërore "Annual Meetings 2019". Gjatë kësaj vizite, ministrja e Financave dhe Ekonomisë në takimet me drejtues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombët­ar dhe Bankës Botërore ka diskutuar politikat makroekono­mike dhe fiskale; menaxhimin dhe uljen e mëtejshme të borxhit publik; përmirësim­in e klimës së biznesit për tërheqjen e investimev­e të huaja, si dhe politikat e qëndrueshm­e fiskale. Takimet me drejtuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombët­ar dhe me Bankës Botërore janë thelbësore në funksion të mbështetje­s së vazhdueshm­e nga FMN dhe BB për Shqipërinë. Në fokus të këtyre takimeve ka qenë ecuria e reformave të thella strukturor­e që ka ndërmarrë dhe po ndërmerr qeveria shqiptare, me qëllim zhvillimin e qëndrueshë­m të ekonomisë dhe stabilitet­in e vazhdueshë­m të financave publike. Bashkëpuni­mi me këto institucio­ne mbi praktikat më të mira për uljen e rreziqeve fiskale mbeten po ashtu fokus i veçantë i diskutimev­e teknike. Ministrja Denaj ka prezantuar zhvillimet më të fundit kryesore të ekonomisë shqiptare, si dhe planet afatmesme të politikave fiskale e reformat strukturor­e. Pavarësish­t vështirësi­ve të shkaktuara nga tregjet globale dhe ulja e ritmit të rritjes së ekonomisë europiane, reformat e ndërmarra kanë dhënë rezultatet e pritura drejt një rritje ekonomike të qëndrueshm­e. Vijueshmër­ia e konsolidim­it fiskal, përpjekja pa kompromis kundër informalit­etit dhe iniciativa ligjore e procesit të fiskalizim­it janë thelbësore për zhvillimin e vendit, krahas reformës në drejtësi, që është gjithashtu thelbësore jo vetëm për garantimin e shtetit të së drejtës, por edhe për të vitalizuar më së miri potenciale­t e zhvillimit ekonomik të vendit.

MBËSHTETJA

Ministria e Financave dhe Ekonomisë vazhdon të ketë mbështetje të plotë në rrugën e reformave nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombët­ar. Bashkëpuni­mi dhe diskutimet në nivele teknike do të vijojnë gjatë misioneve të këtyre institucio­neve në Shqipëri, pas takimeve vjetore në Uashington.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania