Gazeta Shqiptare

Kredia u lehtësua për bizneset e vogla dhe të mesme

Raporti i Bankës së Shqipërisë

-

Bankat

nuk i ndry shuan kushtet e kreditimit në tremujorin e tretë të vitit, teksa kërkesa e biznesit për kredi ishte më e lartë këtë tremujor. Banka e Shqipërisë në vrojtimin e kredisë për tremujorin e tretë të vitit vuri në dukje se standardet e kreditimit mbetën të pandryshua­ra si për bizneset, edhe për individët në tremujorin e tretë, ndërkohë që ato për individët priten të lehtësohen në tremujorin e fundit të vitit 2019. Bazuar në gjykimin e bankave, kërkesa për kredi pritet të jetë më e lartë në tremujorin e katërt të vitit si në kategorinë e bizneseve, ashtu edhe atë të individëve. Në kategorinë e bizneseve kërkesa e shtuar për kredi pritet të manifestoh­et si në kreditë për investime, ashtu edhe në ato për financimin e nevojave për likuiditet, në të dyja ndarjet e madhësisë së biznesit. Po ashtu, edhe tek individët kërkesa më e lartë për kredi pritet të jetë rezultante e nevojave më të larta për financim të konsumit, si edhe blerjes së banesave. Standardet e kreditimit për individët mbetën të pandryshua­ra në tremujorin e tretë të vitit 2019, si në kreditë dhëna me qëllim blerje banesash, ashtu edhe në kreditë konsumator­e. Për tremujorin e fundit të vitit, bankat u shprehën se presin të aplikojnë standarde më të lehtësuara mbi kreditë akorduar individëve në të dyja kategoritë. Trysnia e shtuar nga konkurrenc­a në sistemin bankar vijon të raportohet si faktor që ndikon në lehtësimin e standardev­e të kreditimit për individët. Ndërkohë, në kahun shtrëngues të standardev­e të kreditimit për tremujorin e tretë rezultoi perceptimi i rrezikut lidhur me zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në tregun e banesave. Faktorët që diktojnë kushtet dhe termat e kreditimit në kreditë akorduar individëve janë raportuar të pandryshua­r me një tremujor më parë. Kërkesa e individëve për kredi u perceptua më e lartë në tremujorin e tretë të vitit, nxitur kryesisht nga rritja e kërkesës për kredi konsumator­e. Bazuar në opinionin e bankave, kërkesa për kredi e individëve pritet të jetë më e lartë në tremujorin e fundit të vitit 2019, e diktuar nga nevoja më e lartë për financimin e konsumit dhe të blerjes së banesave.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania