Gazeta Shqiptare

Babai i 11- vjeçarit që ndodhet në Siri: Është i plagosur dhe ka nevojë për ndihmë

Historia prekëse në emisionin "La lene" në Itali, ja letra publike të atit "Larg qoftë i ndodh diçka, do të kërkojmë llogari"

-

Ai ka nevojë për ndih më mjekësore, pasi është i plagosur dhe ndodhet i vetëm në një kamp të ISIS. Ky është alarmi që ngre babai i Alvi Berishës, 11- vjeçarit që ndodhet në Siri, në pritje që shteti shqiptar ta kthejë pranë familjes. Përmes një letre të bërë publike dje, babai i vogëlushit, historia e të cilit preku zemrat e shqiptarëv­e pas transmetim­it të historisë në emisionin investigat­iv italian "Le Iene", shprehet se koha po kalon. "Sot lutemi e kërkojmë ndihmë. Nesër, larg qoftë i ndodh diçka Alvinit, do kërkojmë llogari", thuhet në letrën e babait të Alvit. Mësohet se ati i 11- vjeçarit shqiptar Alvin Berisha, që mbahet në kampet e ISIS në Siri ka humbur gjurmët e të birit 10 ditë pasi e takoi. Pas publikimit të historisë së dhimbshme në mediat italiane, Afrim Berisha i kontaktuar nga "Report TV" u shpreh se prej gati 10 ditësh nuk po arrin që të lidhet me të birin dhe njerëzit që ka dërguar në kampin "Al Holit" nuk e kanë gjetur më aty.

Afrim Berisha rrëfeu edhe bisedën me kryeminist­rin Edi Rama, i cili i ka premtuar se do të angazhohet personalis­ht për të gjetur djalin. Edi Rama u shpreh sot se është e vështirë nxjerrja, por ka një plan me partnerët për t'i larguar nga ato kampe. Kreu i qeverisë theksoi se është përgatitur e gjithë infrastruk­tura e nevojshme për transporti­min e tyre dhe plan specifik masash për trajtimin e tyre më pas në Shqipëri.

LETRA E TË ATIT:

Alvin Berisha është një fëmijë shqiptar, i cili aktualisht ndodhet në Siri pranë kampit Al Hawl. Në vitin 2014, kur ishte vetëm 5 vjeç, Alvini është çuar në Siri nga e ëma, pa dijeninë e babait. I ati, Afrim Berisha, nuk ka kaluar ditë pa e kërkuar. As lufta, as frika, as largësia, as pengesa ekonomike e as ISIS nuk e kanë ndaluar, me bindjen e me dashurinë që vetëm një baba mund të ketë. Pas pesë vitesh, në 25 shtator 2019, e ka gjetur Alvinin në kamp, e ka përqafuar fort dhe i ka premtuar që tani nuk do ndaheshin më. Por forcat kurde që ruajnë kampin nuk e kanë lejuar që ta marrë me vete, sepse për këtë duhet që aprovimi të kërkohet dhe të merret nga shteti shqiptar. Alvini është vetëm 11 vjeç, është i plagosur e ka nevojë për mjekim urgjent, Alvini është i vetmuar, Alvini është i trembur, Alvini duhet të largohet sa më shpejt nga Siria.

Institucio­net kompetente shqiptare janë në dijeni të kësaj situate dhe po punojnë për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri. Kemi besim të plotë tek puna që po bëjnë si për Alvinin, si për të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë që ndodhen aktualisht në Siri. Kemi besim dhe shpresë që nëse të gjithë bëjnë punën e

SHPRESA

"Alvini është vetëm 11 vjeç, Alvini është i plagosur e ka nevojë për mjekim urgjent, Alvini është i vetmuar, Alvini është i trembur, Alvini duhet të largohet sa më shpejt nga Siria. Institucio­net kompetente shqiptare janë në dijeni të kësaj situate dhe po punojnë për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri. Kemi besim të plotë te puna që po bëjnë si për Alvinin, si për të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë që ndodhen aktualisht në Siri. Kemi besim dhe shpresë që nëse të gjithë bëjnë punën e tyre, Alvini do kthehet së shpejti", thuhet ndër të tjera në letër.

tyre, Alvini do kthehet së shpejti. Por jemi edhe të shqetësuar, sepse lufta në Siri po ashpërsohe­t dhe koha nuk premton. Në Al Hawl ndodhen plot 73.000 veta që jetojnë në një situatë të tmerrshme e kjo na tremb. Nëse sot e bëjmë dhimbjen tonë publike, e bëjmë këtë vetëm për t'ju lutur kujtdo mund të na ndihmojë, që të na ndihmojë: duke punuar më shpejt, duke na dhënë informacio­ne mbi gjendjen e Alvinit, duke na mbështetur qoftë edhe me një fjalë të mirë.

Sot lutemi e kërkojmë ndihmë. Nesër, larg qoftë i ndodh diçka Alvinit, do të kërkojmë llogari. Me respekt

Afrim Berisha

Avv. Darien Levani Celulari shqiptar: 00355 0693344751­0

Celulari italian: 0039 3295327386

Mail: info@ darienleva­ni. com

 ??  ?? 11- vjeçari që ndodhet në Siri, Alvi Berishës
11- vjeçari që ndodhet në Siri, Alvi Berishës
 ??  ?? Afrim Berisha, babai i Alvit
Afrim Berisha, babai i Alvit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania