Gazeta Shqiptare

Kanosja e biznesmeni­t me 100 mijë euro për një pjesë tokë, lihet në burg Satilno Basho

Lihet në qeli edhe Tesi Basho, vrasësi i 2 prostituta­ve do të ekstradohe­t në Itali 33- vjeçari mohoi akuzat te Krimet e Rënda: S'kam vendosur gjobë, i thashë dajës: Pse më fut në këtë mesele

-

Pak ditë pas superoper acionit të zhvilluar në Vlorë, ku u arrestuan dy vëllezërit Tesilvan dhe Satilno Basho, anëtarë të bandës së Llanajve në Vlorë, ata janë lënë në burg. Seancat gjyqësore ndaj dy vëllezërve janë zhvilluar të ndara. Tesilvani në Gjykatën e Vlorës nën masa të rrepta sigurie, ndaj të cilit është caktuar "arrest me burg" me qëllim ekstradimi, pasi ishte në kërkim nga Italia. Ndërsa, masa e sigurisë për Satilnon u dha nga Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Santilo Basho u njoh dje me masën e sigurisë "arrest me burg" nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Prokurori i çështjes, Anton Martini kërkoi me herët të njëjtën masë sigurie me akuzën "shtrëngim me dhunë për dhënie për dhënie pasurie". Prokuroria argumentoi akuzën bazuar në kallëzimin e bërë nga biznesmeni Sulejman Hoxha, sipas të cilit Santilo Basho i ka bërë presion për t'i dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke, ku vëllezërit Basho kishin pjesë takuese. Mësohet se dy vëllezërit Basho dhe biznesmeni kanë marrëdhëni­e familjare me njëri- tjetrin. Ndërkohë, kjo gjë u hodh poshtë nga i arrestuari Santilo Basho. Ai i tha gjykatës se nuk ka lidhje me këtë histori. "Nuk kam lidhje me këtë akuzë. Unë kam shumë marrëdhëni­e të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë ' pse më fut mua në këtë mesele'. Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë ' nëse ti arrestohes­h unë, do vij të deklaroj se ti s'ke lidhje me këtë gjë'. Më pas ky konflikt pronësie u zgjidh mes familjeve tona", tha Santilo Basho në gjykatë. Nga ana tjetër, avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës pushimin e çështjes, duke argumentua­r se bëhet fjalë për një konflikt civil për pronën e jo për gjobëvënie. "Nuk është gjobvënie. Biznesmeni ka zënë tokën e këtyre dhe ai ka paguar pronën e zënë. Paratë ia ka dhënë disa herë në shuma të ndryshme. Nëse ka gjobëvënie është bërë nga i vëllai, Tesi Basho", tha avokati. Ndërkaq, edhe për Tesilvan Bashon Gjykata e Shkallës së Parë të Vlorës caktoi dje masën e sigurisë "arrest me burg". Gjyqi ndaj tij u zhvillua nën masa të rrepta sigurie. 38- vjeçari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Itali dhe i akuzuar për disa vepra penale, i cilësuar si person me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore, ka hyrë në Gjykatën e Vlorës i shoqëruar nga shumë forca

policore, ndërsa godina nga jashtë ruhej nga Forcat Speciale, FNSH, por edhe efektivë civil. Mësohet se familjarët e Bashos nuk janë lejuar që të marrin pjesë në procesin gjyqësor, ku u mbajtën 3 seanca të njëpasnjës­hme, ( për çështjen e ekstradimi­t të tij drejt Italisë, për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtj­e pa leje). Nën drejtimin e gjykatësit Laurent Fucia, ndaj Tesilvanos u caktua masa e sig

urisë "Arrest me burg". Të njëjtën masë kërkoi edhe prokurori Saimir Smaka.

ARRESTIMI

Afro tre vjet pas arratisë spektakola­re nga burgu në Itali, të mërkurën është vënë në pranga Tesilvan ( Tesi) Basho, anëtar i bandës së Llanajve në Vlorë. Mësohet se 38- vjeçari është një person me rrezikshmë­ri të lartë, i dënuar në vendin fqinj me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedentë të theksuar kriminalë në

Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëv­e. Më datë 24 janar 2008, ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostituci­on në qytetin e Torinos, Itali, njërën prej të cilave e shfrytëzon­te vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë dhe konkretish­t më 26 tetor të vitit 2016, duke shfrytëzua­r transferim­in e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shokë të tjerë nga qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopinj fshese. Mediat italiane e cilësuan asokohe spektakola­re arratisjen e tre shqiptarëv­e, të cilët përdorën çarçafë për të dalë nga qelia. Ndërkaq, burime për "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se operacioni për arrestimin e Bashos u krye në Selenicë të Vlorës. Në momentin e arrestimit nga uniformat blu, 38- vjeçari tentoi largohej, por kjo tentativë rezultoi e dështuar. Ndërkohë, në pranga është vënë edhe vëllai i tij, Satilno Basho, mbi të cilin rëndon akuza për "Shtrëngim me dhunë për dhënie pasurie". Dy vëllezërit në janar të vitit 2017, nëpërmjet dhunës, kanë kërcënuar për dhënie pasurie rreth 100 mijë euro një biznesmeni, ndërsa akuzohen edhe për kryerje të veprave të tjera penale, si vrasje apo në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Dy vëllezërve u është sekuestrua­r një arsenal armës, municione, tritol e lëndë narkotike. Ndërkaq, në Vlorë ka masa të shumta policie, ku sipas burimeve pritet të ketë arrestime të tjera. Zv. drejtoresh­a e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj dha detaje në lidhje me operacioni­n e koduar "Selenica" në kuadër të të cilët, u vu në pranga i dënuari me burgim të përjetshëm Tesi Basho.

 ??  ?? Satilno Basho
Satilno Basho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania