Gazeta Shqiptare

Zjarr në një apartament te banesat sociale, si rrezikoi gruaja me 3 fëmijët e mitur

-

TIRANË - Një apartament u përfshi nga flakët mëngjesin e djeshëm në kryeqytet. Ngjarja në fjalë u regjistrua në një prej banesave sociale, pallatet e ndërtuara nga Bashkia e Tiranës në zonën e Shkozës. Mësohet se në banesë kanë qenë çifti i bashkëshor­tëve dhe 3 fëmijët e tyre, të cilët kanë shpëtuar mrekullish­t dhe pa lëndime. Raportohet se zjarri si fillim kishte rënë në kuzhinë, për t'u përhapur më pas në të gjithë banesën. Pasi u njoftuan për ngjarjen, forca zjarrfikës­e mbërritën në vendin ku ra zjarri, ndërsa bëri të mundur shuarjen e tij. "Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar kur pamë tymin dhe flakët. Zjarri ra te kuzhina". Kështu deklaroi dje nëna e 3 fëmijëve, banesa e të cilës u shkrumbua nga zjarri. Ngjarja në fjalë ndodhi në banesat sociale në Shkozë, në katin e 5- të të një pallati. Gruaja tha për "GSH" se zjarri kishte rënë si fillim në kuzhinë e më pas u përhap në të gjithë banesën. Ajo tha se burri i saj kishte shkelmuar derën e apartament­it, pasi ishte bllokuar. Mes të tjerash, nëna e 3 fëmijëve ( më i vogli 6 muajsh) apelon për ndihmë, pasi gjithçka që kishte iu dogj. "Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar. S'e pash orën fare, me vrap kam ikur. Zjarri ra tek kuzhina. Kam 4 vjet që jetoj aty. Njëherë ka pasur defekt e ka rregulluar babi im. U dogj gjithçka, s'kam asgjë tjetër tani. Tani shpresoj që të na ndihmojë bashkia. Atë mall që kisha lart, me ato haja bukë. Dhe ato u dogjën. Do ngel kështu tani… ( tregon duart)", u shpreh e tronditur gruaja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania