Gazeta Shqiptare

I akuzuar për vrasje dhe armëmbajtj­e pa leje, ekstradohe­t në Greqi 28- vjeçari ukrainas

I riu u kap në Kakavijë me dokumente false

-

KAKAVIJË - Ekstradohe­t drejt Greqisë një shtetas ukrainas, i kërkuar nga drejtësia greke, i dyshuar për vrasje. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se 28- vjecari ukrainas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi autoritete­t gjyqësore greke më datë 29.10.2018, kanë lëshuar urdhër- arresti ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja" dhe "Armëmbajtj­a pa leje", të parashikua­ra nga Kodi Penal grek. Ai u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës dhe në momentin e kapjes ka kundërshtu­ar me dhunë punonjësit e policisë, por është neutralizu­ar dhe prangosur. "Nga specialist­ët e Interpol Tirana u bë ekstradimi, nga vendi ynë drejt Greqisë, i shtetasit ukrainas, M. Y., 28 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar, pasi autoritete­t gjyqësore greke më datë 29.10.2018, kanë lëshuar urdhër- arresti ndaj këtij shtetasi i dyshuar për kryerjen e veprave penale ' Vrasja' dhe ' Armëmbajtj­a pa leje', të parashikua­ra nga Kodi Penal grek", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë. Ndërsa sqarohet se "më datë 25.04.2018, rreth orës 22: 15, në sheshin ' Exharcia', Athinë, dyshohet se shtetasi ukrainas M. Y. në bashkëpuni­m me një shtetas tjetër ka sulmuar një shtetas me një shufër hekuri dhe më pas e ka goditur 6 herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen. Ky shtetas më datë 05.03.2019 është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës dhe në momentin e kapjes ka kundërshtu­ar me dhunë punonjësit e policisë, por është neutralizu­ar dhe prangosur.

Shtetasi M. Y., udhëtonte në drejtim të Greqisë me kartë identiteti, pasaportë dhe patentë, të falsifikua­ra. Si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tirana me Interpol Athina, u bë i mundur ekstradimi­t i tij drejt Greqisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania