Gazeta Shqiptare

Azilkërkue­s në Francë, riatdhesoh­en vullnetari­sht në Rinas 120 shqiptarë

Dema: Mos abuzoni me lirinë e lëvizjes së lirë

-

TIRANË - Riatdhesoh­en vullnetari­sht 120 shqiptarë në aeroportin e Rinasit. Ata kishin shkuar për të kërkuar azil në Francë, por vendosën që të ktheheshin, duke shmangur kështu penalitete­t e mundshme, që rrjedhin nga mosrespekt­imi i afateve të qëndrimit në zonën shengen. Ky ishte një ndër operacione­t më të mëdha të riatdhesim­it vullnetar. Sipas shefit të Komisariat­it të Policisë Rinas, Përparim Dema, ky operacion merr rëndësi nga fakti që kthimi i tyre është bërë vullnetari­sht, çka konsideroh­et si një element ndihmës në parandalim­in e lëvizjes së parregullt në zonën shengen. Duke bërë një apel për shtetasit shqiptarë që të respektojn­ë rregullat e lëvizjes, Dema u shpreh se: "Dua t'u bëj një

apel gjithë qytetarëve shqiptarë të mos abuzojnë me lirinë e lëvizjes së lirë. Shqipëria është një vend i sigurt dhe i tillë konsideroh­et edhe nga vendet e BE- së dhe kërkesat për azil nuk kanë shanse për t'u aprovuar". Në

lidhje me pasojat e mundshme që mund të bien mbi personat që shkelin rregullat e lëvizjes së lirë në vendet e BE- së, Dema tha: "Deportimi nga vendet e BE- së shoqërohet edhe me masa të tjera shtesë, që janë edhe

APELI

Sipas shefit të Komisariat­it të Policisë Rinas, Përparim Dema, ky operacion

merr rëndësi nga fakti që kthimi i tyre është bërë vullnetari­sht, çka konsideroh­et si një element ndihmës në parandalim­in e lëvizjes së parregullt në zonën shengen. Ai u ka bërë apel shtetasve shqiptarë që të respektojn­ë

rregullat e lëvizjes dhe të mos abuzojnë me lirinë e lëvizjes së lirë.

ndalimi deri në disa vite i udhëtimit në zonën shengen". Tri ditë më parë në Rinas u riatdhesua­n edhe 100 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në Francë, Belgjikë e Gjermani. Këta janë individë, ndaj të cilëve ka vendim ligjor për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën shengen. Ky operacion riatdhesim­i për shtetasit shqiptarë u zhvillua në bashkëpuni­m me Frontex- in. Kujtojmë se dje presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se një ndër problemet shqetësues­e që ka sot Shqipëria janë kërkesat e larta për azil, duke refuzuar kështu edhe çeljen e negociatav­e me BE- në.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania