Gazeta Shqiptare

Kërcënimi i gjykatësit, Shoqata e Gjyqtarëve: Ngjarje të tilla cenojnë ushtrimin e detyrës

"Këshilli i Lartë Gjyqësor të vlerësojë situatën e të marrë masa për mbrojtjen e Kuqos" "Klima armiqësore e Ramës me KÇK- në frymëzoi kriminelët kundër gjykatësit Markelian Kuqo"

-

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me kërcënimet për bombë të bërë pak ditë më parë në adresë të gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo, nga një person i dënuar. "Ngjarje të tilla jo vetëm cenojnë ushtrimin në mënyrë të rregullt dhe efiçente të detyrës nga ana e gjyqtarëve, por krijojnë edhe një pështjelli­m në jetën private dhe familjare të tyre. Nga ana tjetër, kur precedentë të tillë të rrezikshëm shoqërohen me mosreagimi­n e organeve kompetente për ndjekjen dhe hetimin e tyre, situata bëhet akoma edhe më e rëndë e shkurajues­e për trupën gjyqësore, për kryerjen e misionit të tyre fisnik të dhënies së drejtësisë", thuhet ndër të tjera në deklaratën e gjyqtarëve të Shqipërisë. Ndërsa u bëhet apel të gjitha organeve kompetente që të veprojnë me shpejtësin­ë dhe përgjegjës­inë e duhur, me qëllim që personat të cilët qëndrojnë pas ngjarjeve të tilla, të marrin përgjigjen e duhur ligjore e ato të mos përsëriten më në të ardhmen. "Gjithashtu, kjo shoqatë fton aktorët politikë dhe në mënyrë të veçantë përfaqësue­sit e pushtetit ekzekutiv, që të tregohen më të përmbajtur në raport me deklaratat dhe qasjen e tyre ndaj pushtetit gjyqësor. Së fundi, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe organeve të tjera të ngarkuara, që në zbatim të detyrimeve të nenit 20 të ligjit nr. 96/ 2016 ' Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë' si dhe akteve nënligjore të dala në bazë e për zbatim të tij, të vlerësojnë situatën me seriozitet dhe të marrin të gjitha masat duhura për mbrojtjen e gjyqtarit në fjalë", përfundon deklarata e gjyqtarëve.

DEKLARATA E PLOTË

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e cila në bazë të veprimtari­së së saj ka mbrojtjen e statusit të gjyqtarëve dhe promovimin e vlerave më të mira gjyqësore, ka ndjekur me shqetësim ngjarjen më të

fundit në lidhje me kërcënimin serioz, që i është bërë gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, z. Markelian Kuqo, nga një person i dënuar. Në të njëjtën kohë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ndjehet e keqardhur për apatinë dhe mungesën e reagimit të duhur nga ana e strukturav­e përgjegjës­e shtetërore. Ngjarje të tilla jo vetëm cenojnë ushtrimin në mënyrë të rregullt dhe efiçente të detyrës nga ana e

gjyqtarëve, por krijojnë edhe një pështjelli­m në jetën private dhe familjare të tyre. Nga ana tjetër, kur precedentë të tillë të rrezikshëm shoqërohen me mosreagimi­n e organeve kompetente për ndjekjen dhe hetimin e tyre, situata bëhet akoma edhe më të rëndë e shkurajues­e për trupën gjyqësore, për kryerjen e misionit të tyre fisnik të dhënies së drejtësisë. Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve shpreh solidarite­tin e saj të plotë me çdo gjyqtar të Republikës së Shqipërisë, i cili në mënyrë kriminale, tentohet të intimidohe­t për shkak të funksionit që kryen. Për më tepër, ngjarje të tilla, të cilat nuk janë të izoluara dhe nuk kanë të bëjnë me një gjyqtar të vetëm, por synojnë të denigrojnë veprimtari­në gjyqësore në tërësi frymëzohen edhe nga klima armiqësore, që kohët e fundit zyrtarë të lartë të ekzekutivi­t kanë ngritur ndaj pushtetit gjyqësor. Në këto kushte, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve u bën thirrje të gjithë organeve kompetente që të veprojnë me shpejtësin­ë dhe përgjegjës­inë e duhur, me qëllim që personat të cilët qëndrojnë pas ngjarjeve të tilla, të marrin përgjigjen e duhur ligjore e ato të mos përsëriten më në të ardhmen. Gjithashtu, kjo shoqatë fton aktorët politikë dhe në mënyrë të veçantë përfaqësue­sit e pushtetit ekzekutiv, që të tregohen më të përmbajtur në raport me deklaratat dhe qasjen e tyre ndaj pushtetit gjyqësor. Së fundi, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe organeve të tjera të ngarkuara, që në zbatim të detyrimeve të nenit 20 të ligjit nr. 96/ 2016 "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë" si dhe akteve nënligjore të dala në bazë e për zbatim të tij të vlerësojnë situatën me seriozitet dhe të marrin të gjitha masat duhura për mbrojtjen e gjyqtarit në fjalë.

 ??  ?? Gjyqtari Markelian Kuqo
Gjyqtari Markelian Kuqo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania