Gazeta Shqiptare

MEHMET KRAJA NË “WASHINGTON POST” CITON NJË BOSHNJAK: NUK E LEXUAM HANDKEN, SE PO KËRKONIM VARRET QË AI I MOHON

-

i Akademisë së Shken cave të Kosovës, Mehmet Kraja, në një shkrim të botuar në “Ëashington Post”, ka ngritur pikëpyetje pse Nobeli iu dha një njeriu që lartësoi një kriminel lufte. Kraja e nis artikullin e tij me përgjigjen që një qytetar boshnjak i dha një postimi të Nobelit në “Twitter”, “nëse ata kishin lexuar veprat e shkrimtari­t austriak Peter Handke”. “Jo, ne ishim të zënë duke kërkuar për familjet dhe miqtë tanë të varrosur në varre masive, të cilat ai mohoi se ekzistonin”, ishte përgjigja e Emir Suljagicit, citon Kraja. “Është ndjenjë që u përcoll gjerësisht në Ballkanin Perëndimor, një rajon që ende po rimëkëmbet nga një dekadë luftërash. Ende nuk kemi një pasqyrë të qartë të të gjitha viktimave të Slobodan Miloseviçi­t, diktatorit të ndjerë serb, politikat e të cilit Handke i inkurajoi dhe i miratoi publikisht”, ka shkruar Kraja, duke shtuar se, “rreth 150,000 njerëz, kryesisht civilë shqiptarë dhe boshnjakë, u vranë në një luftë të pakuptimtë që riktheu kujtime për Holokausti­n dhe Mesjetën përsëri në Evropë”. Kryeakadem­iku kujton se ka ende familje që mbajnë një copë leckë, një orë dore me baltë ose një fotografi të paqartë në kërkim të të dashurve të tyre. “Dy dekada pas luftës ka nëna dhe baballarë, gra, motra, djem dhe vajza që kalojnë çdo natë duke shpresuar që një trokitje në derë do t’u sjellë atyre lajme për burrin e tyre të zhdukur ose djalin e tyre të rrëmbyer. Orë të panumërta janë kaluar ende nga shumë familje në korridoret e klinikave mjekoligjo­re, duke pritur një rezultat ADN- je, në mënyrë që të paktën të kenë një varr të vërtetë për të vajtuar”, thekson Kraja. Ai përmend brezat që kurrë nuk qenë në gjendje të shfrytëzoj­në potenciali­n e tyre, sepse ishin dëbuar nga punët dhe shtëpitë në një fushatë spastrimi etnik të udhëhequr nga Milloshevi­çi.

“Drejtësia nuk u është dhënë kurrë, sepse nuk ka drejtësi që mund të korrigjojë një humbje të tillë. Por për Handke, asnjë nga këto nuk kishte rëndësi”, ka shkruar Kraja. Duke cituar fjalën që Handke mbajti në ceremoninë mortore të Milloshevi­çit, Kraja thotë se, “kjo është arsyeja pse ne, viktimat e agresionit mizor nacionalis­t, e gjejmë veten të shtangur nga vendimi i jurisë së çmimit Nobel, një institucio­n shumë i respektuar, për të cilin ne do të prisnim t’i mbështeste dhe mbronte shumë ideale, që e detyruan botën perëndimor­e të ngrihej kundër të këqijave të luftës, për t’i dhënë çmimin e merituar atij që ka ideuar vdekjen dhe shkatërrim­in”. Për Krajën, kjo protestë “nuk është për të sulmuar lirinë e fjalës ose lirinë e bashkimit, për të cilën ne gjithashtu kemi luftuar gjatë dhe është vështirë për t’u shijuar. Kjo protestë nuk ka të bëjë me një njeri që thjesht kishte mendime politike, bindje ideologjik­e apo kujdeset për atë që është moralisht e drejtë.

Është protestë kundër shpërblimi­t të një shkrimtari, që amplifikoi mbështetje­n për një kriminel lufte dhe miratoi planin e tij të paramendua­r për shfarosjen etnike dhe atë politike”, ka shkruar Kraja, duke kujtuar që vullneti i Alfred Nobelit saktëson se çmimi duhet të shkojë për autorët që kanë “prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”, Kraja thotë se ishte e vështirë të kuptohet si vendimi i Nobelit për të vlerësuar Handken shkon konform këtij vullneti në ndonjë mënyrë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania