Gazeta Shqiptare

Kush e spiunoi Ismail Bej Vlorën te Misioni Ndërkombët­ar?

-

Ka mbetur vetëm pak javë nga dita e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Mendoj se ky vit përbën momentin më të përshtatsh­ëm për t’iu servirur më në fund shqiptarëv­e portretin real të Ismail Bej Vlorës. Ai duhet t’u paraqitet atyre në përmasat e tij reale dhe jashtë glorifikim­eve dhe mitizimit. Kjo pasi për shumë dekada, figura e këtij diplomati karriere dhe burri shteti u mitizua ekstremish­t. U arrit deri atje sa iu ndërrua madje edhe mbiemri.

Duke shpalosur para shqiptarëv­e një Ismail Bej Vlorë, real, njerëzor, me meritat, zotësitë, gabimet dhe frikërat e tij, ne, realisht nuk ia zbehim aspak madhështin­ë, por e bëjmë figurën e tij më të besueshme për shqiptarët e vitit 2019, të cilët për hir të së vërtetës nuk mund të pranojnë me shabllone të mitizuara heronjësh.

Në këtë kontekst, them se shqiptarët e vitit 2019, duhet të dijnë me ekzaktësi dhe jashtë ndikimeve politike apo fetare, motivet reale që e shtynë Ismail Bej Vlorën drejt vendimit për ta shpallur Shqipërinë të ‘ mosvarme’. Cilat ishin opsionet e tjera në lojë gjatë atyre muajve kur lufta Ballkanike sapo kishte nisur, dhe pse opsioni i tij qe më largpamësi, dhe më i dobishmi për vendin në atë moment? Shqiptarët e 2019- ës duhet të mësojnë të vërtetat e paretushua­ra rreth nxitimit të tij, dhe të AustroHung­arezëve të cilët qëndronin pas tij, për të shpallur pavarësinë me aq ngut, megjithëse qeveria që ai do drejtonte nuk kishte nën kontroll as një të katërtën e territorev­e të banuara nga shqiptarët. Shqiptarët në këtë 107- vjetor duhet të mësojnë të vërtetën rreth mënyrës se si Ismail Bej Vlora u zgjodh në postin e kryeminist­rit të parë shqiptar, si dhe motivet e dorëheqjes së tij.

Piktura e Gazmend Lekës në vijimësinë e saj dëshmon, sa një qëndrim estetik, aq edhe një vijimësi të lartë profesiona­le. Kr ijues dhe një i përkushtua­r çdo ditë me artin, ekspozitat e tij vetjake ndjekin njëra- tjetrën në një rrugëtim ciklik të vazhdueshë­m. Vështirë ta futësh në një rrymë të përcaktuar, edhe pse gjen përkime kolosësh të artit, sepse së pari është mendim, ide e shprehur në figurë, ku synohet jo se si ndërtohet, por sesi shprehet dhe se çfarë shpreh. Ka brenda një kohësi si shumim idesh ekzitencia­liste. Është realist në formë dhe në përmbajtje ëndërruese, meditative, problemati­ke, magjike dhe e prekshme, e tanishme dhe e shkuar, e afërt dhe e largët, në kohë dhe e pakohë, e kufizuar dhe tejet e lirë.

“Mund të ketë përkime, të kem përrenj ushqyes, pohon Leka, por lumi im është ky. I vogël jam ushqyer me El Grekon, Gojën, Rembrandin, vizatimet e para të Pikasos. Ka piktorë që e shijoj shumë, si p. sh. Modilianin, por s’kam lidhje me të. Thjesht e shijoj. Në Letërsi, jam ushqyer me Hygoin, Dostojevsk­in, Niçen. Në muzikë jo me Sinfoninë e 40, të Mozartit, por “Rekujemin” e të tij. Kështu e shoh pikturën, një lloj përshpirtj­e”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania