Gazeta Shqiptare

Kush e spiunoi Ismail Bej Vlorën te Misioni Ndërkombët­ar?

- NGA NDREK GJINI

Nevoja për një Ismail Bej Vlore real

Ka mbetur vetëm pak javë nga dita e 107 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Mendoj se ky vit përbën momentin më të përshtatsh­ëm për t’iu servirur më në fund shqiptarëv­e portretin real të Ismail Bej Vlorës. Ai duhet t’u paraqitet atyre në përmasat e tij reale dhe jashtë glorifikim­eve dhe mitizimit. Kjo pasi për shumë dekada, figura e këtij diplomati karriere dhe burri shteti u mitizua ekstremish­t. U arrit deri atje sa iu ndërrua madje edhe mbiemri.

Duke shpalosur para shqiptarëv­e një Ismail Bej Vlorë, real, njerëzor, me meritat, zotësitë, gabimet dhe frikërat e tij, ne, realisht nuk ia zbehim aspak madhështin­ë, por e bëjmë figurën e tij më të besueshme për shqiptarët e vitit 2019, të cilët për hir të së vërtetës nuk mund të pranojnë me shabllone të mitizuara heronjsh.

Në këtë kontekst, them se shqiptarët e vitit 2019, duhet të dinë me ekzaktësi dhe jashtë ndikimeve politike apo fetare, motivet reale që e shtynë Ismail Bej Vlorën drejt vendimit për ta shpallur Shqipërinë të ‘ mosvarme’. Cilat ishin opsionet e tjera në lojë gjatë atyre muajve kur lufta Ballkanike sapo kishte nisur, dhe pse opsioni i tij qe më largpamësi, dhe më i dobishmi për vendin në atë moment? Shqiptarët e 2019- ës duhet të mësojnë të vërtetat e paretushua­ra rreth nxitimit të tij, dhe të Austro- Hungarezëv­e të cilët qëndronin pas tij, për të shpallur pavarësinë me aq ngut, megjithëse qeveria që ai do drejtonte nuk kishte nën kontroll as një të katërtën e territorev­e të banuara nga shqiptarët. Shqiptarët në këtë 107- vjetor duhet të mësojnë të vërtetën rreth mënyrës se si Ismail Bej Vlora u zgjodh në postin e kryeminist­rit të parë shqiptar, si dhe motivet e dorëheqjes së tij.

IZET PASHA, ESAT PASHA DHE ISMAIL BEJ VLORA

Mendoj se tani pas 107- vjetësh të vërtetat duhen thënë ashtu siç janë, nën dritën e fakteve dhe dokumentev­e, dhe jo të vazhdohet me gjuhen e glorifikim­eve nacional- socialistë, si për shembull me ‘ plaku i urtë’, ‘ udhëheqësi largpamës, e mjekërbard­hë’, e të tjera folklorizm­a si këto.

Më konkretish­t: Le të ndalemi për shembull tek momenti i dorëheqjes së Ismail Bej Vlorës nga posti i kryeminist­rit. Çfarë dinë shqiptarët rreth këtij akti? A e dinë vallë ata se kush ia kërkoi këtë dorëheqje Ismail Bej Vlorës dhe pse? Çfarë pazaresh të fshehta kishte bërë ai me Esat Pashë Toptanin për të sjellë si princ në Shqipëri, Ministrin e Luftës së Perandoris­ë Osmane, Izet Pasha? Cilat ishin akuzat që Komisioni Ndërkombët­ar i Kontrollit i kishte bërë Ismail Bej Vlorës, lidhur me keqpërdori­min e fondeve të grumbullua­ra nga doganat e këtij qyteti etj.?

Të vërtetat e këtyre pyetjeve që parashtrov­a nuk ia zbehin aspak madhështin­ë kësaj figure. Ato veç e bëjnë këtë figurë me realiste, më të besueshme, më njerëzore. Dimensione këto që fatkeqësis­ht i mungojnë jo vetëm këtij lideri historik, por krejt historiogr­afisë shqiptare. Për të ilustruar idenë time rreth domosdoshm­ërisë së ç’mitizimit të heronjve tanë, dëshiroj të rendis këtu shkurtimis­ht kushtet në të cilat Ismail Bej Vlora qe i detyruar të japë dorëheqjen.

SHQIPËRIA NË NJË KAOS TOTAL

Në Tetor- Nëntor 1912 Shqipëria ishte në një kaos total. Forcat greke dhe serbo- malazeze po kryenin masakra në Veri dhe në Jug të Shqipërisë. Godina e rrëzuar e shtetit Osman kishte krijuar tek fqinjët tanë ortodoks premisat për dhunë, vrasje e spastrime etnike. Për t’i bërë ballë kësaj situate u projektua aleanca turko- bullgaro- shqiptare. Me 13 Gusht 1913, kongresi xhonturk vendosi që të dërgonte në Shqipëri si Princ të vendit, ministrin Osman të Luftës, Izet Pashën, që ishte me origjinë shqiptare. Ky vendim iu njoftua edhe Ismail Bej Vlorës dhe Esat Pashë Toptanit. Sipas informacio­neve që posedonin kolonelët e Komisionit Ndërkombët­ar të Kontrollit, ( Misioni Hollandez), që operonin në Shqipëri në atë kohë, Ismail Bej dhe Esat Pasha ishin marrë vesh me njëri- tjetrin, dhe kishin rënë dakord që Izet Pasha të vinte në Shqipëri dhe të ishte Princi i ardhshëm i Shqiptarëv­e.

Për realizimin e këtij plani u dërgua paraprakis­ht në Shqipëri Beqir Gebrenë Aga. Ai do të dis

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Syrja Bej Vlora
Syrja Bej Vlora
 ??  ?? Bekir Fikri Grebene
Bekir Fikri Grebene
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania