Gazeta Shqiptare

Ndjenja e pastrimit në kufijtë e të pamundurës si vetëpastri­m shoqëror

- NGA AGIM JANINA

MVijon nga Faqja 1

e “Lutjes”, përsëri piktori i rikthehet vetvetes, tashmë një kthim i pam ëshirshëm në kufijtë e makabritet­it, sikur kërkon dëlirje, për të nxjerrë në mënyrë metaforike, gjithçka përmban të fshehur në vetvete, të fshehtën e vetme të gjithsecil­it, të cilën shpesh njeriu e merr me vete kur ndrron jetë.

Arti i Lekës është një ftesë, grishje, endje që të bëhet, e parrezistr­ueshme, hamngjitës­e, ndaj shikuesi shpejton ta shohë.

Në titull përmendet, shprehet, preket dhe ngrihet humbja, si shtresim i parë në dy plane, në atë real konkret dhe në rrafshin filozofik. Nuk është një figuracion e mundimshëm për të tërhequr thjeshtë vëmendjen. Në jetësimin artistik ajo është reale dhe shqetësues­e për çdo krijues, sepse çdo krijues kush më shumë e kush më pak është një humbës si pjesë përbërëse e krijimit Nuk janë hapa të humbur. Janë gjurmë si ëndrra, të vrara, vepra të humbura. Koha me trysninë e vet, rregjimi ndalues e pengues, pamundësia e realizimit, mosguximi dhe stepja në çdo artist krijon hapësirën e saj.

Si ndodh një gjë e tillë dhe kush e detyron? Mos është një fatalitet prej të cilit nuk shpëton askush? Krijimi artistik është në rradhë të parë produkt vetiak i një krijuesi, por ka vlerë shoqërore, sepse i drejtohet një rrethi të gjërë, duke prekur problemet, që shqetësojn­ë një kolektiv të madh, i cili ka vërejtjet, mosaprovim­et, mospëlqime­t. Pra, çdo krijues duhet t’i paguajë taksën shijes së kohës, pushtetit dhe mossnjohje­s.

Thirrrja për humbjen është sa e lashtë aq edhe moderne. Po deri ku shkon?

Ç’është kjo ndjenjë ? Intriga e rrëfimit pamor, stili i bukur apo figura e gjetur? Pa dyshim të gjitha këto luajnë rolin e tyre, por nuk është vetëm kjo. Është pak të thuash sa bukur e ka krijuar figurën. Shprehja e saj gjurmëlënë­se është më e thellë se sa ndërtimi i përmbledhu­r i kompozimit.

Askush nuk mund të thotë, nëse veprat e humbura, dmth të parealizua­ra janë më pak apo më shumë sesa ato të realizuara. Vetë ndrrimi i jetës ndërpret shumë ëndrra krijuese. Por në thelb artisti me ç’ka krijon ia del mbanë të shprehet dhe të lerë gjurmën e tij në kohë edhe pse jehona e atyre që nuk u bënë ushton e nxit imagjinatë­n se çdo të kishte bërë më shumë.

Humbjen Leka e sjell si ndëshkim të vetvetes. Skena është përsëri studio e artistit, tashmë është vetërrëfim­i, si vuajtje e thellë shpirtëror­e drejt ngjizjes dhe lindjes së veprës së artit dhe ndonëse nuk jemi në proces krijimi, ndëshkimi dhe dënimi jep gjithë mundimin e tij.

Mos vallë paramendoh­et të jetë mëkresë metaforike, kthimin e studios në një dhomë ndëshkimor­e dhe vetë artisti nxirak i goditur nga koha? Studio ka dhe e ndryn brenda dhe harraçin për t’u paguar. Nuk i shpëton askush. Është simbiozë e me vetë krijimin.

Leka ka vendosur të tregojë dhe të tëhuaj, dmth të largojë një pjesë të keqe. Arrin të tjetërsojë apo të dyzojë vetveten nën vështimin e po vetes.

Shpesh pohimi bëhet si mohim. Luhet artistikis­ht në dy kohë, si një fabul e gjetur, artisti në moshë të vogël dhe artisti i plotë i sotëm, në një heshtim folës bashkëbise­dimi viziv, të shprehur në ndërtime kompozicio­nale.

Zotëruar nga ngjyra e veçantë e gjakut, para syve të shikuesin, tablo pas tabloje futesh në skutat e thella të artistit, vende të padukshme, ku honet e të panjohurës bëhen të dukshme, të prekshme, të ndjera.

E ndërtuar në një cikël tablosh dhoma, ku hyn e del si në rrathë Ferri. Brenda tërësisë, për ta plotësuar kemi nënndarje “Dhoma e torturës”, “Dënim kapital”, “Maska e hekurt”, autoportet­e, tablo “Mars 2019” dhe “Mars 1958”. Por e gjithë ekspozita edhe pse e shprehur si cikël, në thelb është një tablo, shpërfaqen. Përplasen, vihen përballë njera tjetrës pafajësia me gjithçka mblidhet e grumbulloh­et në jetë në shpirtin e artistit në rrugëtimin e tij, parë në një shtrirje më të gjërë.

Ajo vjen si energji e fortë, e derdhur në telajo, ngacmuese dhe nxitëse, ku personazh është artisti, në përmasë i gjallë i vdekur, përtej kohës dhe brenda saj, me njohja dhe zbërthimi e qenies njerëzore në realitetin shqiptar.

Artisti u ndesh me prekjen, shijimin, dëgjimin dhe së fundi me të parit të së keqes dhe me pastrimin e saj. Gjithçka si bërthama krijimi dhe secila prej tyre mund të mbajë brenda hirin e pafikur të krijimit, gjakimin artistik, këtë shkarkim emocional të papritur, rrjedhë e bukur, strukur thellë e më thellë qenies, ku humbet kufiri i arsyetimit, zonë e fshehtë e misterioze dhe plot me hapësira të pafundme. Vijnë si të pavullnets­hme, kuptohen vetëm në çastin e krijimit, kur piktori zbrazet shpejt pareshtur, sikur i zihet fryma. Mendon me ankth, se do të shterojë, për ta gjetur kush e di se kur përsëri.

Përpëlitet për një tingëllimë koloristik­e, një fashë drite, një heqje peneli, që duhet të bjerë apo venë në kuadër, një volum apo një sfumim, një kolor që duhet përzjerë për të krijuar një tingëllimë ndryshe në telajo, një harmoni a një ritëm, që duhet kapur, që të shpëton, të bën bisht, kërcen e ikën e nuk e shtron dot. Vrapon si kalë i egër. Të josh, të miklon. Të duhet ta kapësh fluturimth­i. Dhe kur e kap e shtëngn, nuk e le të marrë frymë, dhe nëse e lëshon ia merr frymën pastaj e bëhet bosh.

Ky është një kalvar i gjatë, mbushur me rengje të shumta, që i zenë pritë e nuk bën dot përpara.

Ekspozita nga përmbajtja dramatike vjen pas një turbullimi të thellë shpirtëror. “Viti 2019, thotë piktori, ka qenë një vit shumë i fortë në jetën time. Kanë qenë tronditje shumë të mëdha e të forta, fizike, emocionale dhe intelektua­le. Nuk rrija shumë me njerëzit, nuk i takoja, një gjendje shtrëngues­e. Emocione të jashtëzako­nshme, që nuk i kam provuar ndonjëherë në jetën time. Nga pikpamja intelek

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania