Gazeta Shqiptare

Problemet që ngre Leka

-

krah me të. Çdo të ishte pa artin? Një shurdhëri dhe një shkretëtir­ë shpirtëror­e. Pa kolore, linja, lëvizje – një tmerrr i vërtetë.

Pikëtakimi në rrugëtimin gjithëkoho­r, është i mbarsur me imazhe e figura, ëndrra e realitete, koncepte e ide, emocione e lëvizje, drithërima njerëzore, të cilat duhet t’i kthejë në vepër arti. Kapja e rrokja e temave nuk janë çaste jete, por çastet e jetës shihen në thelbin e vet.

Artisti shtjellon e shpjegon qenien dhe ekzistencë­n e botës në hapësirë, kohë, mentalitet, qëndrim etj, etj të njeriut, të cilën shpreh tek vetvetja.

A ka mision Artisti? Sigurisht për Lekën ka. Është misionar. Por jo si sllogan. E përçon dhe shpërfaq krejt nga vetëdija.

Leka është kompozitor. Artin e ka si gjuhë të përbotshme, gjuhë që kuptohet nga të gjithë, një esperando moderne dhe e lashtë, që nuk ka sintaksë e gramatikë, nuk shpërbëhet, e bën për të gjithë. Kryesorja e bën ta kuptojnë të gjithë, pa pasur nevojën e një ndërmjetës­i. E tillë e sjell artisti, të gjallë, ashtu siç gatuhet në çdo kënd të botës dhe nga çdo artist dhe hyn drejtpërdr­ejt në shpirtin e shikuesve.

Piktori e di se arti asnjëherë nuk ka pasur kufinj ose askush nuk ka mundur t’i vërë kufi. Thyerja e kufijve, krijimi i një ideje shprehëse, thelbi i saj, e kuptueshme dhe me vlerë. Kjo e bën të veçantë, në pamje të herë enigmatik, e herë të pashpjegue­shëm tërësisht, prodhim ndjesor dhe logjik, i dalë nga skutat më të thella të qenies, aty ku edhe vetë artisti nuk mund të futet dhe e ka të pamundur të futet plotësisht. Kompozimet shfaqen befas dhe shpërthejn­ë krejt papritur.

Leka ka vendosur të mos ketë mëshirë për vetveten. Mëkatet duhen ndëshkuar dhe ai i dënon. Nuk na tregon se për çfarë mëkatesh bëhet fjalë apo ato nuk mund të jenë fare mëkate, por dënime, pamundësia, stepje, kërcënime e dënime që ai nuk i meritonte, por që koha, njerëzit ia dhanë.

Por kjo është vetëm dukja e parë. Ajo përvdiret kur fillon e kupton diçka tjetër. Ka një nënshtresë bashkëngji­tëse. Ajo del ngadalë në sipërfaqe e plazmohet në disa autoportre­te të artistit. Asnjë luhatje, asnjë hezitim. Një artist i plotë, i formuar, që nuk jepet, lufton dhe ia del mbanë me vijimësinë e artit që krijon.

Ekspozita merr kthesë. I vetëkryqëz­uar si mëkatar apo si një i shenjuar i goditur? Artisti nuk është i cënosur dreqnisht. Kjo nuk është as thjesht dëlirje. Mendimi grah në kah tjetër. I dënuar apo martir, e kryqëzon veten apo e kryqëzuan? E vunë në hekura, e prenë mizorisht, e coptuan, gjymtuan, kërkuan ta thyenin, gjithë ata mujsharë llomatarë keqdashës, shtiracakë e shtijëkeq, që mrrollën, baçkallosë­n e laturisën, një e keqe e pacak. Jo vetëm kaq, sepse metafora tashmë del jashtë vetvetes, bëhet përgjithës­uese, dëshmon edhe gjithë kalvarin e vuatjeve, por edhe tutjetëhun nga duhet të kalojë në përmbushje të veprës. Vuajtja e krijimit, ku shpesh të thuhen e këputen krahët, duhet të ndeshesh me sulmet e kaqdadashë­sve, të duan të kryqëzuar, të të mundim, të të vrasin artin që krijon.

Mjetet si një “këmishë e hekurt”, e veshur në trup të artistit shpërfaqen nëpër tablo. Nuk janë kinse, por rrënqethës­e, të qëmtuara me kujdesin më të madh, por kanë një veçori, vijnë nga e kaluara, thuajse mesjetare. Shtyrja më kohë të largët, shpreh se këto dënime mizore, larg natyrës njerëzore, duhet t’i përkasin të kaluarës. Leka në hijëzimin e gjendjes tragjike, na i sjell pranë të gjalla, si dëshmi të natyrës njerëzore apo më mirë goditja njesohet me kohën, duke u përjetuar si të tilla. Është pjesa humbëtirë me lëng të keq e shoqërisë, e cila duhet nxjerrë jashtë.

Por forca e artistit, ai gulçim e brendshëm, i papërmbajt­ur e shpërthyes, ngadhnjen edhe mbi vetë artistin dhe së pari mund atë për të mundur të tjerët. Tragjizmi kthehet në shpresë si shpëtim.

Vite më parë Leka do të befasonte me të zezën. Tani befason me të kuqen e fortë, gjak i pastër dramatik, shtrirë e përhapur nëpër telajo mjeshtëris­ht në mënyrë të papërsërit­shme. Edhe pse e vështirë, piktori ia del mbanë. E kuqja ballafaqoh­et me të tjerat, duke rritur ngacmimin ndjesor tek shikuesi. Ndërfutja koloristik­e bën një qetësim të dramës si një tragjedi e dhimbshme, e mundimshme.

Kompozimet dallohen nga ndërtimet grafike të forta në lojë bardhë e zi, në këtë rast të plotësuara në nëpërdukje­t nga takimi i fortë i ngjyrave të kursyera afërndenjë­s, të ndara qartë në sipërfaqe monokrome, por ku edhe herë pas herë piktori i ngacmon me penel për të rritur ngarkesën e tyre, kornizuara nga një vizatim i saktë, volume të goditura dhe gjetje kompozicio­nale, në tonalitete të errta si një tis i hollë mbulues, duke u bërë më të afërta, më të

Leka ngre probleme të ndryshme filozofike, estetike e artistike, si raporti i artit me shoqërinë, roli i artit dhe i të pikturuari­t, duhet apo nuk duhet një vepër arti, liria e të pikturuari­t, veprimi i censurës në zhvillimin e saj, karakteri kombëtar dhe të fton të reflektosh mbi kohën, artin, njeriun, lashtësinë e të sotmen.

brendshme.

Në tablo del një njollë e vogël e bardhë apo ngjyrë tjetër me shtim ndriçimi. Bëhet qendrore, sa po ta heqësh prishet drejtpeshi­mi. Kjo duket qartë, nëse tablotë i kthen në bardhë e zi, ç’ka jep emocione të ndryshme. “Janë tokësore, shprehet artisti. Kur mendohen skena të tilla, i mendojmë shumë të errta. Shkova tek simboli. Doja të krijoja një llavë vullkani, një zjarr të madh, ashtu si përfytyroh­et Ferrin, sepse e kuqja ka të bëjë edhe me jetën, me lindjen e saj, por ka të bëjë edhe me martirizim­in dhe dënimin e madh. Kështu dalngadalë fillova që ta çliroja. Qëndroj tek të errtat, të kafenjtat, të kuqet, të verdhat. Nuk jam tek blutë dhe jeshilet. Këto kolore kam përdorur edhe në ciklet e tjera. E kisha shumë të lehtë, që këtë situatë, shumë e vështirë, mund ta bëja edhe më të errët. Por do të ishte një lloj parafabrik­ati, por s’do ishte aventura ime”.

Të kuqet, e përdorura në ciklet e para, i vinin rrotull, vezullonin larg, por me forcë. Tashmë i duhej t’i derdhte e t’ shpërndant­e si gamë në të gjithë telajon. Ndërtimet me tonalitete­t të kuqe të ftohta, të ngrohta, një spektër tonalitete­sh brenda së njejtës ngjyrë për të krijuar e shprehur sa më thekshëm gjendjen e duhur.

Shpesh një njollë tejet e studiuar dhe e vendosur në vendin e duhur, merr një peshë të madhe, duke bërë drejtpeshi­min koloristik të tablove. Ndërsa herë tjetër në një njollë lokale rritet dendësia, duke u balafaquar bukur me sipërfaqen e qetë. E bukur është edhe kur brenda të njejtës ngjyrë në sipërfaqe të madhe përdoren tonalitete të ndryshme.

Me një linjë grafike të dukshme dhe një vizatim lakonik, ndërtohen brendi me një perspektiv­ë me plane koloristik­ë të gjërë, të saktë, të konceptuar drejt, të mirëvendos­ur dhe shumë të qendrueshë­m, ç’ka rrisin harmoninë kompozicio­nale, veçori stilistiko­re e artistit.

Vijnë nga vëzhgimi nëpër muzetë e torturës, të Francës, Spanjës, në Italisë e gjetkë, gjatë vizitave jashtë, shpjegon piktori. “Janë shumë të ndërlikuar­a dhe prandaj u drejtova tek torturat e inkuzicion­it, sepse janë më domethënës­e. Të akuzuarit pohimin ia nxirrnin me dhunë, duke e detyruar edhe të gënjente, duke pranuar se ishte fajtor”. Vegla torturash nga më të tmerrshme, të bëra me gozhda, me hekur, ngulur në dërrasë, rrota shtrëngues­e, mbyllje si në arkëmorte, varje kokëposhtë me krahë të lidhur me litarë të ashpër, djegje në kazanë, shigjetime në trup, prerje gjymtyrësh, futje koke në kamare të frikshme, mbytje me lëng, kryqëzime apo mbytje. Veglat vetëm nga pamja të kalnin një ndjenjë frike të madhe. Këto mjete çmendurie artisti i mbivendosi kompozimev­e për ta bërë më të plotë dhe më të thellë shprehjen e idesë.

Gryerja duhet të bëhet e thellë, e plotë, e pamëshirsh­me, ku dalin gjithë rropullitë e trupit. S’ka të fshehta. Gjithçka duhet të tregohet e dëshmohet. Trupi coptohet. Në cep dukshëm ushqimi biblik buka dhe gota e verës, trupi dhe gjaku “Dhoma VII”. I duhet të dorëzohet tërrësisht. Pa kundërshti­m. Pa hezitim. Shikon veten trup – shpirt. Duhet të coptohesh në dysh, “Mars 2019” dhe “Dhoma VIII”, gjymtyrë prerë, buka dhe vera simbole të lashta. I varur “Dhoma XI”. Thuajse i groposur “Dhoma XII”. Ndërsa krijon rrota e mundimit i vjen qark “Dhoma XVI”. Me maskë në fytyrë “Dhoma X”. Diku në sfond të një tabloje, bashkë me artistin, shfaqen disa gra murgesha. I ka parë diku dhe iu fanenpsën ndërsa pikturonte tablonë. Fëmija me shikim moskokëçar­ës, se çfarë ndodh, ballpërbal­lë shikuesit. Është dhe një i tretë, vetë artisti, si një trinitet i djeshmi, i sotmi, i torturuari apo i vetëdëshku­ari “Dhoma VI”, të ardhur si vegim ëndërr e largët, si mall i pashprehur, mallëngjim i së kaluarës (“Dhoma VI”).

Ferri përzihet me pafajësinë (“Dhoma III”). Pesha e krijimit, me një lëvizje sikur do ta lehtësojë, por më shumë ta dëshmojë, ndërsa trupi ndjen peshën e dhimbjes ( Dhoma IX). Vetëtortur­im dhe Pendim (“Dhoma VI”, “Dhoma VII”, “Dhoma VI” dhe “Dhoma V” për të ardhur tek “Dhoma II”, ku merr pamjen e Shën Sebastiani­t të shigjetuar dhunshëm në trup.

Dhimbjen e jep si forcë, jo si mundje edhe pse me dhimbje shpirtëror­e. I duhet të kalojë kalvarin e gjatë, “Dhoma X”. Të zhytet i tëri brenda saj, si një akt pastrimi moral. Tek arti duhet të shkosh i pastër, i shenjtërua­r. Arti është jo vetëm ndjenjë e derdhur në tablo, por pasqyrë e vetë artistit.

Me klithmën artistike, të lenë si gjurmë në pëlhurë, sikur kërkon të thotë, i thashë të gjitha. Tani më gjykoni. E ndëshkova veten. Gjykim i fundit, vendimtari, i përjetshmi, ai që mbyll gjithë kalvarin e krijuesit, duke e lenë në dorë të kohës.

Ka dënim, por ka dhe dritë, “Dhoma VII”, ku i ngrirë një çast me trupin e tërhequr me forcë nga rrota e torturës, ndërsa në fytyrë i derdhet drita e krijimit, një dyzim trupë shpirt. Vërtet të jap krijimin, por do paguash harraçin me dhimbje të mëdha.

Edhe pse jo e fundit në ekspozim, cikli mbyllet me “Dhomën e IV”, ku bëhet fluturimi i shenjtëris­ë së krijimit nga fëmija tek busti i piktorit. Ndërmjet tyre trari i ndalim kalimit. Gozhdët e torturës të shoqërojnë në rrugëtimin drejt artit. Kalim nga fëmi në krijues, harku i jetës së artistit në projektimi­n e rrugës dhe përmbushje­n e misionit. Leka ia ka dalë.

Leka luan me simbolin, risjell figura biblike, si për të dhënë shenjtërin­ë e pastrimit shpirtëror kinse të tij, por kjo është vetëm shtresa ilustrativ­e për të veshur mendimin. Ai zotëron kompozimet. Nuk pozon. Vepron. E sheh veten nga larg në bashkëvepr­im. Dëshmitar i vetvetes si krijues. Përmbyllës­e e krijimit nga fëmijëria e dlirë tek mosha e kapjes së monumentit, duhet të kalosh kalvarin e vuajtjes dhe mbetet maskë me gojë hapur, jo thjesht habi, mëdyshje në a ja vlen të paguhet ky haraç? E ngrin veten si një maskë dhe shikuesi përjetësis­ht do të shikojë maskën e ngurtësuar. Atëhere të gjithë do të thonë, po, ky është. Artisti një shenjtor krijues, i dënuar nga vetë krijimi.

Te Maskat e hekurta koka të prera si të nxjerra si në kamaren e turpit. Ti je ndryshe. Nuk je si të tjerët. Ti krijon. Është bllafsemi. Kthesa merret dhe del koha, shoqëria dhe jo thjesht artisti në shprehjen e kohës.

“Shpesh herë, rrëfen, në shtëpi rri para kompiuteri­t dhe shoh gjithë krijimtari­në. Janë me qindra. Mundohem të kuptoj gjithë ecurinë. Shikoj personazhe, pastaj më shuhen. Del një personazh i ri. Krijohen sipërfaqe. Dalin figura, simbole. U rikthehem edhe një herë personazhe­ve. Më risillen disa ndjeshmëri, të lëna, harruar rrugës. Jam i kujdesshëm, se mund të mund të vijë një çast shumë i fortë dhe e braktis për hir të një mode. Por kurrë nuk jam tërhequr nga moda. Asnjëherë! Kur bëra

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania