Gazeta Shqiptare

Ndjenja e pastrimit në kufijtë e të pamundurës si vetëpastri­m shoqëror

-

ekspozitën “Taso”, edhe pse ishte një personazh i gjallë, mik i hershëm, rihyri me forcë figura e njeriut. Edhe përpara e kisha. Legjendat e mitet, e trajtuara në të ritë, nuk kanë qenë gjë tjetër veçse marrëdhëni­e midis njerëzve, fuqisë, të errtës, të qartës etj. Me ciklin shkoj në një gjendje më të pjekur”.

Tashmë artisti është në pjekurinë e plotë, pa mëdyshje në vazhdimin e thellimit të brazdës së krijuar dhe vendit që ze në Artet Pamore.

Një vend të veçantë ze edhe problemi i rolit të artit dhe i artistit, i cili shikohet si një dygjymtyrë­sh, i pashkëputu­r e gjithëkoho­r, që ka lindur bashkë me rravgimin e parë në sipërfaqen e ashpër të gurit apo më pas në lëkurën e pergamenit. Është dilema përpara çdo artisti të çdo kohe, kur ngre penelin për të hedhur mendimet në telajon e bardhë. Çfarë do të pikturojë? Kujt do t’i drejtohet? Përse? Çfarë ka për të thënë e shprehur? Pyetje që telajo kërkon përgjigje, shpagimin, taksën e shpirtit.

Mendimi i ekspozitës nuk mbyllet këtu. Kudo ndihet mendimi i pastër dhe e fuqishëm, forca gërryese e tij, vërshimi e dyshimi, ëmbëlsia e ashpërsia, ironia dhe patetizmi dhe pas gjithë këtyre përvijimi i Shqipërisë së sotme me hijen e rëndë, që lëshon nga lashtësia, krenaria dhe karakteri kapriçioz, shpirti i tubulluar me hijet e të kaluarës, hapësirat e mëdha të mendimit, territori i vogël gjeografik, ku është mbyllur dhe dëshira për hapësirën shpërthyes­e, ç’ka i ndjen çdo krijues shqiptar. Piktura e Lekës e dëshmon këtë kërkesë e nevojë. Vjen nga lidhja midis historisë shqiptare dhe asaj botërore si filozofi, pa e ndarë dhe duke e ndërfutur historinë shqiptare në historinë e përbotshme, jo për të zenë vend, por si pjesë e saj.

“Kur më pyesin, por edhe ia bëj pyetjen vetes, shprehet artisti, pse është pikturë shqiptare? Sepse shikuesit kërkojnë veshje, xhamadanë, gjera popullore. Në pikturë shoh vetëm energjinë shqiptare. Energjia që derdhet çdo ditë në rrugët tona. Si qytetar, jam i nervikosur me shumë gjëra, jo të mira që ndodhin’.

I gjykon si tingëllima të zbehta të asaj zhurme të madhe, që bën Shqipëria, por gjithmonë i intereson energjia dhe atë përpiqet ta përditësoj­ë në mënyrë artistike në pikturë.

Shton se,” këtë pikturë nuk do ta bëja dot në Francë, Suedi, Danimarkë apo kudo. Kanë probleme të tjera. Kam nevojë për energjinë e vendit tim. Mund të kisha ikur me familjen time për të krijuar edhe një jetë të mirë, por e dija mirë, se nuk do ta kisha bërë kurrë këtë pikturë, nuk do isha një piktor krijues. Do isha një piktor dekorator, do ndihmoja ndonjë piktor tjetër, do të humbja komplet. Nuk do isha qenia ime”.

Leka ka kuptuar se pavarësish­t sesa ka rëndësi ka vendi, ku ekspozohen veprat dhe se nga cili vend vjen artisti për të ekspozuar, është vlera e përgjithës­imit artistik, që kalon kufijtë. I pëlqen të shtojë, se në dhomë ( jetë) të jenë hapat e fundit të humbura, çasti i fundit, profani i fundit, i cili tërë jetën është mësuar të profanojë. Dhe më pas vjen pragu i rrugës së ndriçimit, ku qenia pastrohet plotësisht shpirtëris­ht, dhe ashtu ze vend. Kështu është dhe Shqipëria.

“A nuk mendohet të bëjnë një katarsis në Shqipëri? A po ndodh? – pyet piktori. Nuk bëj profetin, por më pëlqen, që vepra është në përputhje me këtë kërkesë”.

Në përurimin e ekspozitës me pjesmarrje të madhe ishte dhe nëna e artistit. Ndiqte me vëmendje fjalën përuruese. Ndoshta shumë fjalë nuk i kuptonte. Kur përshëndet­i i biri, u bë më e vëmendshme. Në buzë i endej një buzëqeshje e hollë nazike. U ndje e lumtur më shumë për atë çfarë tha i biri. “Dje, foli piktori, shoqërova time shoqe në ekspozitë për të bërë edhe disa korrigjime të fundit dhe befas mu kujtuan të gjitha vegimet, ardhur nga fëmijëria e hershme. Në mëngjes hapja sytë dhe shikoja shtëpinë rrëmujë. Karriget me këmbë përpjetë. Tavolinat të shtyra në cep të dhomave. Qilimat e mbështjell­ë, stivuar në korridor dhe mamanë, që vinte rrotull me leckë në dorë. Më ngrinte batanijen e krevatit. ‘ Çohu Gazi! Shkoi vonë. Do pastroj’, më shkundte lehtë nga supet. Ia ktheja, por t’i i ke pastruar! ‘ Çohu, çohu, se sot është e dielë. Kemi pastrim’! Pastaj merrte një kovë me qëlqere dhe lyente bordurat e shtëpisë sonë të vogël. Ngrihesha dhe dilja. Kujdesin e Nënës e shihja edhe si fenomen estetik, për ta dizifektua­r mjedisin. Kur kthehesha në drekë, e gjeja shtëpinë ‘ dritë e pasqyrë’, sipas thënies së mamasë. Një ajër paqësor. Ndihesha shumë kënaqur. Gjithçka ishte në vendin e vet.

Kjo rrëfejë është e njejtë më rrëfimin, e shfaqur në pikturë. Po e njejta gjë, po i njejti pastrim. Jam munduar të bëj një katarsis dhe sigurisht, që kur bëjmë një pastrim të qenies tonë, të një boshllëku të madh të saj, do të na dhembë shpirti. Duhet të kalosh në një zonë, ku të duhet të paguash një haraç, që ka të bëjë me torturën, me dhimbjen, me shumë vuajtje. Por besoj se dhe Shqipëria jonë e vogël, besoj se ka ardhur koha, të hyjë në një bukuri estetike, por në rradhë të parë për ta pastruar”.

Leka me punët e paraqitura dëshmon se është në bashkëkohë­si me rizgjimin e kohës, pastrimin e shoqërisë shqiptare.

Del nga ekspozita, pasi ke kaluar lëndimthi, ( tablotë nuk mund t’i shmangësh lehtë nga forca goditëse. Tronditesh nga skenat e dhimbshme dhe mendon, duke medituar me veten, jo thjesht dhimbjen dhe vështirësi­në e lindjes së krijimit, por forcën që të duhet për të përballuar jetën, duke sjellë groposjen e së keqes, në rimëkëmbje­n e jetës.

Agim Janina, Studiues arti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania