Gazeta Shqiptare

Pensioni i Gaqo Bushakës

-

lin “Mjeshtër i Madh” dhe gjatë këtyre tetë viteve nuk ka dalë ende vendimi që unë të marr pensionin e veçantë”.

Në fakt, Gaqo Bushaka e di mirë dhe madje për ata që u intereson, u thotë edhe si është bërë modifikimi i listave, ku atij i është akorduar pensioni i veçantë. Për hir të një konjukture është shmangur ai dhe në vend të tij ka ardhur dikush tjetër. Një emër i njohur i medias por kurrsesi me peshën e Bushakës. Thjesht, me një kërkesë dhe “sugjerim” të një të madhi. Dokumenti që mundëson arritjen e kësaj procedure bëhet me një VKM dhe është shumë i thjeshtë. Në vendim përcaktohe­t se: Përcaktohe­t “Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror në masën e katërfishi­t të pensionit social, por shuma e pensionit që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social.”

“Jam i kënaqur me Ministrinë e Kulturës pasi mi bënë gjërat në rregull, por pastaj më treguan se nuk e kishin ata në dorë dhe më

Në fakt, Gaqo Bushaka e di mirë dhe madje për ata që u intereson, u thotë edhe si është bërë modifikimi i listave, ku atij i është akorduar pensioni i veçantë. Për hir të një konjukture është shmangur ai dhe në vend të tij ka ardhur dikush tjetër. Një emër i njohur i medias, por kurrsesi me peshën e Bushakës. Thjesht, me një kërkesë dhe “sugjerim” të një të madhi. Dokumenti që mundëson arritjen e kësaj procedure bëhet me një VKM dhe është shumë i thjeshtë.

përcollën këtu...”, shprehet Bushaka deri në fund besnik i sjelljes së mirë dhe i ndjenjës... se ata që kanë në dorë fatin e tij, janë shumë të zënë.

Prej vitesh, shkrimtari Gaqo Bushaka e ngre si shqetësim kur gazetarët i vendosin mikrofonin, apo kur në panaire e marrin për të folur. Por ç’të thotë Gaqo Bushaka? Nëse do të shqyrtohes­hin ndonjëherë si duhet pensionet speciale ( të mos harrojmë se të gjithë kemi nevojë për ato pensione), atëherë do të dilnin paradokset dhe qokat e politikanë­ve sesi janë vlerësuar personazhe që nuk u afrohen shumë të tjerëve që kanë bërë realisht punë të jashtëzako­nshme. Ky është nderimi i vendit tonë për ata që i dedikohen. Sa më kokulur të jesh aq më i shpërfillu­r mbetesh. Të paktën, Gaqo Bushaka e ka ndjerë këtë në kurriz. Por Çufoja dhe personazhe­t e tij nuk e ndihmojnë dot. Ata janë të gjithë pagojë si ai dhe nuk të mësojnë dot sesi të manovrosh në këtë botë, kaq pa skrupuj.

( Milosao)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania