Gazeta Shqiptare

U plagos në atentat, prokurori Arjan Ndoj para hetuesve: Nuk isha unë shënjestra

"Mund të më vrisnin edhe para shtëpisë"

-

Prokurori Arjan Ndoj, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së premtes te "Mbikalimi i Shkozetit" në Durrës ka deklaruar se nuk ka qenë ai shënjestra e atentatorë­ve. Një ditë pas atentatit me armë zjarri teksa ecte me makinë drejt Tiranës, "Gazeta Shqiptare" ka mundur të zbardhë dëshminë e tij. "Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi e një tjetër dhe janë ulur në restorant. Më pas u nisëm drejt Tiranës", ka thënë Ndoj para hetuesve të çështjes.

Mësohet se prokurori kishte shkuar i vetëm në lokal dhe më pas ai e kishte ftuar në tavolinë për të drekuar së bashku mikun e tij Aleksander Laho, ( Pëllumb Muharremi). Pasi kanë ngrënë drekën, ata janë nisur drejt Tiranës, ndërsa mjeti i tij ishte me xhama të zinj pas. Sipas burimeve policore, prokurori ishte ulur në vendin e parë, ndërsa makina drejtohej nga shoferi i tij, i cili është në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkaq, prokurori ka refuzuar kategoriki­sht që atentati të ketë lidhje me detyrën e tij. Para grupit hetimor Ndoj mësohet të ketë mohuar faktin se ka qenë shënjestër e sulmit.

"Nëse do të më adresohesh­in mua, nuk kishin arsye të më vrisnin në autostradë. Mua mund të më vrisnin në derë të shtëpisë, në prokurori. Nuk ka arsyeje që të më sulmonin në autostradë", ka pohuar prokurori.

Ndonëse mori dy plumba ( ka dëmtime të klavikulës) në atentatin e ndodhur te Mbikalimi i Shkozetit në Durrës, nata e së premtes për prokurorin Arjan Ndoj ka qenë e qetë, pasi gjendja e tij shëndetëso­re është stabilizua­r. Mësohet se Ndoj, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjej­e kirurgjika­le pas atentatit dhe qëndroi deri dje

PËLLUMB MUHARREMI

Në një dhomë tjetër të Spitalit të Durrësit qëndron edhe miku i tij Aleksandër Laho, ( Pëllumb Muharremi), i cilësuar si ' i forti' i Sukthit. Sipas burimeve nga mjekët, edhe gjendja e Lahos paraqitet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ai ka marrë një plumb në nofull dhe tashmë e ka të pamundur të flasë për policinë. Të dy të plagosurit janë marrë në mbrojtje nga policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania