Gazeta Shqiptare

Berisha: Klani shtetëror i Ndojës u përball me klanin mafioz të padronit të tij, Edi Ramës

"Atentati ishte luftë bandash për kepin e Rodonit"

-

në terapi intensive ka kaluar tashmë nga reanimacio­ni në një prej dhomave të pavijonin e ortopedisë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Ai është takuar dje me familjarët e tij, të cilët kanë qenë në ankth për orë të tëra pas ngjarjes së rëndë. Burime nga spitali i Durrësit bënë me dije se gjendja shëndetëso­re e Ndojës paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Njerëz të shumtë, familjarë e miq vazhdojnë t'i qëndrojnë pa ndërprerje afër prokurorit Arjan Ndoj. Ndërkohë që në një dhomë tjetër qëndron edhe miku i tij Aleksandër Laho, ( Pëllumb Muharremi), i cilësuar si ' i forti' i Sukthit. Sipas burimeve nga mjekët, edhe gjendja e Lahos paraqitet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ai ka marrë një plumb në nofull dhe tashmë e ka të pamundur të flasë për policinë. Të dy të plagosurit janë marrë në mbrojtje nga policia. Ndërkohë, spitali i Durrësit ruhet nga forca të shumta policore, si në hyrjen e Urgjencës, por edhe në derën kryesore të tij. Ndërsa, mësohet se mëngjesin e djeshëm, shefi i Komisariat­it të Durrësit, Sajmir Duro ka shkuar të vizitojë Ndojën në spital.

TIRANË - Ish- kryeminist­ri i vendit Sali Berisha ka shkruar një status në "Facebook" për atentatin që tronditi vendin, atë kundër prokurorit të Durrësit Arian Ndoja. Berisha shkruan se atentati ishte një luftë bandash për Kepin e Rodonit. Sipas Berishës, klani shtetëror i prokurorit Ndoja u përball me klanin mafioz të padronit të tij, Edi Ramës. "Dje mafia qeveritare goditi me breshëri prokurorin Arjan Ndoja dhe bashkëpunë­torin e tij, famozin Rrumi, votëmbledh­ësin kryesor të parisë se krimit dhe krahun e Avdylëve në zonën e Sukthit. Prokurori Ndoja, i cili ndër të tjera akuzohet se menaxhon edhe paratë e pista të ndrikull Ina Ramës, ishte në këto vite i mbrojturi dhe favoriti tejet e çmuar i Edvin Mafisë dhe Gjushit të tij. Ai është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga qytetari dixhital për afera kriminale mafioze. Ai kishte shpëtuar pa asnjë pasojë si për rrahjen shtazore të biznesmeni­t të Omniks nga banda e tij, ashtu dhe për rrahjen e avokatit Ilia ( rrahësi në kërkim i këtij të fundit shoqëronte narkominis­trat e Edvin Mafisë në aktivitete publike). Por siç ndodh rëndomë me klanet mafioze, që për shkak të shkeljes së interesave i hanë kokën, pra i kthejnë pushkën njëri tjetrit, ndodhi edhe kësaj here", shkruan ndër të tjera Bersisha. Ndërsa, thotë se "klani i mafies shtetërore të prokurorit Ndoja u përball me klanin mafioz direkt të padronit të tij, Edvin

Mafisq për Kepin e Rodonit.

Kjo aferë mafioze zhveshu rrufeshëm nga çdo cipë, petkë apo përgjegjës­i zyrtare kreun e Meduzës dhe ai u vërsul me tërbim dhe kërcëllitj­e dhëmbësh si kurrë ndonjë herë më parë në narkoparla­ment kundër prokurorit Arjan Ndoja duke e paralajmër­uar se do të ketë dhe masa ekstreme, dhe si e tillë vetkuptohe­t do të ishte eliminimi i tij fizik". Sipas Berishës, kjo ishte një dëshmi se për Edvin Mafinë në shënjester të bandës së kepit te Rodonit duhet me urgjence pa humbur kohë të ishte Arjan Ndoja për ti dhënë ekstremen e vendosur nga krye kreu i Meduzës. "Për të dëshmuar para bandës së tij se ai kishte ndëshkuar me ekstremen prokurorin Ndoja, Edvin Mafia dërgoi Erjon Pluhurin, në një rast që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e këtij vendi që kur është themeluar shteti shqiptar, në sallën e gjyqit për të zhveshur dhëmbët e narkoqever­isë prokurorit Ndoja dhe konfirmuar publikisht dhe një herë se për të mbrojtur interesat e klanit qeveritar të mafies së Kepit të Rodonit nuk do respektohe­j asnjë normë, asnjë ligj dhe se vendimi për ndëshkimin ekstrem të tij ishte i pa apelueshëm dhe përfundimt­ar", shkruan Berisha. Kështu që si përfundim mund të thuhet se Edvin Mafia nuk është dorësi i atentatit ndaj prokurorit Ndoja, gishti i tij nuk ishte në shtjekzën e kallashit që derdhi dje bresheritë mbi të dhe Rrumin e partisë.

Por Edvin Mafia ishte vendimmarr­ësi i vetëm suprem i masës ekstreme pra eleminimit të prokurorit, ishte hjekësi dhe syri në shënjestër i kallashit që shkrehu dje breshëritë vrasësi i bandës së Kepit të Rodonit të Edvin Mafisë mbi prokurorin Ndoja dhe Rrumin e partisë së krimit. sb

 ??  ?? Prokurori i plagosur Arjan Ndoj
Prokurori i plagosur Arjan Ndoj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania