Gazeta Shqiptare

Atentati në Durrës, autorët derdhën 20 plumba në drejtim të makinës së prokurorit Arjan Ndoj

Shoqërohen mbi 20 persona me precedent penal, mes tyre Plarent Dervishi e Julian Mece Zbardhet dinamika e ngjarjes. Në mjetin e atentatorë­ve u gjetën dy maska, një shishe me benzinë dhe dy armë

-

Një ditë pas atentatit të ndodhur te "Mbikali mi i Shkozetit" në Durrës, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, shoferi Andi Maloku dhe miku i tij Aleksandër Laho ( pëllumb Muharremi), "Gazeta Shqiptare" ka mundur të ndërtojë skemën e ngjarjes së rëndë. Mësohet se makina e autorëve të krimit, pasi ka ecur paralelish­t, i ka parakaluar në anën e kundërt dhe ka hapur zjarr. Më pas makina e prokurorit është spostuar për afro 20 metra, duke iu afruar një kanali. Gjurmët e frenimit kanë qenë shumë të forta, ndërsa automjeti ka ngelur në kanal. Në vendin e ngjarjes kanë ngelur stemat e automjetit, por ende janë të dukshme dhe gjurmët e gjakut. Po ashtu mësohet se një grup ekspertësh kanë qenë dje në vendin e ngjarjes, ku dy prokurorë të Krimeve të Rënda dhe konkretish­t Anton Martini dhe Besim Hajdarmata­j po hetojnë për atentatin e mirëorgani­zuar. Sipas policisë, po hetohet nëse ngjarja ka lidhje me detyrën e prokurorit, apo me personin tjetër që ndodhej në makinë, Pëllumb Muharremin, një emër i përfolur në botën e krimit. Po të njëjtat burime bënë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 plumba, ndërsa 6 prej tyre kanë arritur të depërtojnë në makinë, duke plagosur 3 personat që ndodheshin brenda tij. Mësohet se prokurori ishte ulur në vendin e parë të automjetit, ndërsa pas ishte Pëllumb Muharremi, i cilësuar si ' i forti' i Sukthit. Nga këqyrja e kamerave, rezulton se automjetet kanë ecur paralelish­t dhe më pas mjeti i autorëve e ka qëlluar tek mbikalimi i Shkozetit. Shoferi ka qenë duke udhëtuar me një shpejtësi prej 120 km në orë dhe pasi është qëlluar me armë mjeti, ka rritur shpejtësin­ë. Ndërkaq, sipas "Shqiptarja. com" , atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoj, shoferit të tij Andi Maloku dhe të fortit të Sukthit Landi Muharremi ka zgjatur 60 sekonda. Sipas hetuesve, atentatorë­t kanë ditur se Ndoja dhe Muharremi udhëtonin në atë mjet, pasi i kanë ndjekur ata për disa orë përgjatë paradites së të premtes dhe deri sa kanë hapur zjarr. Mbi 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo njihen si persona me prece

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania