Gazeta Shqiptare

Basha porosi strukturav­e: Gati për zgjedhjet e parakohshm­e

Kreu i PD; Identifiko­ni listat e zgjedhësve

- Valentina Madani

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha, nga e hëna do të nisë një tur takimesh në gjithë vendin. I gjithë muaji nëntor do t'i dedikohet asaj që selia blu e quan "turi i shpresës", ndërsa Basha do të takojë qytetarët në vend për ti dëgjuar ata dhe për t'iu ofruar alternativ­ën e Partisë Demokratik­e. Basha do të zhvillojë çdo pasdite dëgjesa me strukturat e Partisë Demokratik­e. Takimet e liderit të opozitës do të nisin ditën e hënë në Elbasan për të vijuar gjatë javës në Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë. Konkretish­t "Turi i shpresës", do të nisë pasditen e së hënës në Elbasan, të martën në Korçë, të mërkurën në Shkodër, të enjten në Vlorë dhe të premten në Krujë. Pas 12 qarqeve, ky tur do të mbyllet në Greqi, ku Basha do të bisedojë me shqiptarët që jetojnë atje. Paralelish­t me ketë proces, Basha ka udhëzuar strukturat që të punojnë e të jenë gati për zgjedhje. Për këtë qëllim dje Basha zhvilloi një seri takimesh me kryetarët e degëve, ndërsa ka ripërsërit­ur qëndrimin se zgjidhja e krizës kalon vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re dhe lokale. "Mbani kontakte me strukturat, verifikoni listat e zgjedhësve", është shprehur z. Basha para drejtuesve lokalë të PD- së. Edhe gjatë një dalje të vetë Bashës pak ditë më parë, kreu i opozitës tha se zgjedhjet e parakohshm­e dhe krijimi i një qeverie kalimtare janë e vetmja mënyrë për zgjidhjen e krizës politike në vend. Pak ditë më parë kryedemokr­ati Lulzim Basha deklaroi pas takimit me raportuesi­t e KiE- së se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshm­e. Ai i bëri thirrje Partisë Socialiste të reflektojë sa nuk është vonë, pasi një shtyrje tjetër e hapjes së negociatav­e do të ishte fatale për vendin tonë. Basha tha se

DENONCIMI

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa akuzon kreun e bashkisë së Gramshit se i ka dhënë tender për blerje dru zjarri për shkollat një kompanie që është vendosur nën sekuestro. Sipas saj fituesi i tenderit është shpallur më 30 tetor dhe ka qenë kompania e vetme në garë e cila ka detyrime të papaguara. Zhupa tha se: "kjo kompani është vendosur nën sekuestro për shkak të ndëshkimit me gjobë për prerjen e pyjeve".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania