Gazeta Shqiptare

Kriza, Mediu: Komitet Kombëtar për Integrimin, të drejtohet nga dy ish- ministra të Jashtëm

"Të bashkohemi për sistem propociona­l me lista të hapura"

-

Asamblenë Ko mbëtare të Republikan­ëve, aleati i PD- së Fatmir Mediu propozoi dje ngritjen e nje komiteti kombëtar për integrimin, i cili sipas tij duhet të drejtohet nga dy ish ministra të Jashtëm. Në këtë pikë propozimi i tij është për Besnik Mustafajn e PD- së dhe Arta Daden e socialistë­ve. "Ky komitet të bashkëkrye­sohet nga dy ish- ministra të jashtëm, konkretish­t zoti Besnik Mustafaj dhe zonja Arta Dade. Në përbërje të tij të jenë ish- kryeminist­ra, ish- ministra të Jashtëm, ish- ministër Integrimi, ish kryetare e komisionev­e të integrimit në Parlamenti­n shqiptar. Dy, mandatim me ligj të këtij komiteti për të kontrollua­r dhe zbatuar detyrimet e çdo institucio­ni në procesin europian', tha z. Mediu. Kreu i Republikan­ëve kishte edhe një propozim të qartë sa i përket sistemit zgjedhor. "Në thelb të këtij propozimi qëndron sistemi proporconi­al kombëtar me lista të hapura, sipas së cilës votuesi përzgjedh partinë që dëshiron dhe brenda kësaj partie të ketë mundësinë që të zgjedhë 10% të kandidatit të listës së partisë përkatëse. Në fund, deputetë përzgjidhe­n ata kandidatë që kanë marrë më shumë vota në rang kombëtar. Po ashtu, mbetjet e votave i shkojnë listës së partisë përkatëse, të cilat nuk plotësojnë numrin e nevojshëm për deputetë, i shkojnë partisë me presjen dhjetore më të madhe", theksoi z. Mediu. Propozimet e Republikan­ëve për Kushtetutë­n dhe Reformën Zgjedhore, shkojnë më tej duke kërkuar president nga populli, krijimi i një sistemi parlamenta­r me dy dhoma, Senat dhe Dhomë të Përfaqësue­sve, por dhe rishikim të Reformës Territoria­le. Fatmir Mediu kërkoi unifikimin e qëndrimit opozitar për këto çështje dhe çështje të tjera me rëndësi. Sa i përket hapjes së opozitës, Mediu këshilloi Bashën: "Mendoj se e vetmja mënyrë për të mundësuar mbështetje ndërkombët­are, por edhe të qytetarëve shqiptarë është inicimi nga opozita e një dialogu opozitë- pozitë duke përfshirë kërkesat tona dhe sidomos kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman".

 ??  ?? Kryetari i PD- së, Lulzim Basha
Kryetari i PD- së, Lulzim Basha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania