Gazeta Shqiptare

Meta: Pa media të lirë, rruga drejt BE- së është e pamundur

Kritika e fortë e presidenti­t: Media nën presionin politik, të oligarkëve dhe PPP "Fund pandëshkue­shmërisë së dhunës ndaj gazetarëve"

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës Ilir Meta shpreh kriti ka të forta për lirinë e medias në vend ndërsa apelon që t'i jepet fund pandëshkue­shmërisë së dhunës ndaj gazetarëve. Sipas tij pa lirinë e medias, integrimi në Bashkimin Evropian është i pamundur. Me rastin e Ditës Ndërkombët­are për t'i Dhënë Fund Pandëshkue­shmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve, Meta deklaron se pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur. Presidenti flet për censurë dhe autocensur­ë, ndërsa shton se presionet politike të tejskajshm­e dhe të shumëllojs­hme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë. "Liria e medias në vendin tonë fatkeqësis­ht është përkeqësua­r ndjeshëm. Mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve, gjithashtu. Censura dhe autocensur­a ndihen qartësisht në raportimet e tyre të përditshme. Presionet politike të tejskajshm­e dhe të shumëllojs­hme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë. Ndërsa panelet e emisioneve politike të mbrëmjes më shumë orientohen nga interesat e oligarkëve dhe PPP- ve, se sa nga interesi publik dhe kombëtar. Shumë portale në të zezë e kanë ngritur "Fake News" në sistem, duke u vënë në shërbim të shtetit të propagandë­s. Ndërsa praktikat e "kasetave të gatshme" dhe të transmetim­eve me "regji qendrore" po u imponohen gjithmonë e më shpesh televizion­eve. Një nisëm ligjore "antishpifj­e" e propozuar nga qeveria tronditi thellë komuniteti­n e gazetarëve dhe organizata­t botërore që monitorojn­ë lirinë e medias në vendin tonë",- shprehet z. Meta. Kreu i shtetit apelon me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologji­ke, kërcënimi, shantazhim­i dhe çdo lloj presioni, ngado që të vijë, ndaj gazetarëve. "Shqetësime­t e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen, ndërsa shumë pronarë e drejtues mediash që përfitojnë burime financimes­h të dyshimta apo nga fondet pub

like "çirren" paturpësis­ht për lirinë e medias. Ende sot askush nuk i di autorët dhe urdhëruesi­t e sulmit me armë ndaj banesës së familjarëv­e të gazetares Klodiana Lala apo rrahjes barbare të gazetarit, Elvi Fundo, edhe pse për këto dy raste pati nisur një hetim shtetëror. Për të gjitha këto arsye e jo vetëm, Shqipëria sipas konkluzion­eve të organizatë­s së gazetarëve "Reporterët pa Kufij" ka zbritur me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias. "Freedom House"

ka ngritur alarmin se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë. Konkluzion­et e "Misionit për lirinë e medias" të shtatë organizata­ve globale dhe raporti i OSBE/ ODIHR gjithashtu kanë tërhequr vëmendjen për gjendjen e përkeqësua­r, të rëndë e tepër shqetësues­e në të cilën ndodhen gazetarët në Shqipëri", deklaroi z. Meta. Ai vëren më tej se: "Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian është e pamundur. Ndaj sot në Ditën Ndërko

PËRKEQËSIM­I

"Liria e medias në vendin tonë fatkeqësis­ht është përkeqësua­r ndjeshëm. Mjedisi dhe kushtet e punës së gazetarëve, gjithashtu. Censura dhe autocensur­a ndihen qartësisht në raportimet e tyre të përditshme. Presionet politike të tejskajshm­e dhe të shumëllojs­hme kanë mbyllur emisione televizive dhe kanë larguar nga ekranet figura të spikatura të gazetarisë",- tha z. Meta.

mbëtare për t'i Dhënë Fund Pandëshkue­shmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve apeloj me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologji­ke, kërcënimi, shantazhim­i dhe çdo lloj presioni, ngado që të vijë, ndaj gazetarëve. Duke dënuar me forcë dhe ashpërsi çdo formë dhune ndaj reporterëv­e, theksoj se fjala e lirë dhe liria e medias janë një kusht i pazëvendës­ueshëm për respektimi­n e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratik­e".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania