Gazeta Shqiptare

Hajdari: Kemi sheshuar debatet në grupin demokrat, por s'mund të parashikoj të ardhmen

"Siguria në Kuvend e domosdoshm­e, tani është zgjidhur"

-

Deputetja

Rudina Haj dari komentoi dje në emisionin "Kjo javë" në News 24 kërcënimet ardhur në adresë të saj. Pa dashur të japë shumë detaje, Hajdari tha se është në të mirë të të gjithë deputetëve që të ketë masa më të sigurta në Kuvend. "Ndihem më e qetë, por nga ana tjetër mendoj se ishte e rëndësishm­e që Kuvendi të ishte në dijeni për këto kërcënime që erdhën, edhe është në të mirën e të gjithëve si edhe të deputetëve të tjerë që ne të kemi masa më të sigurta në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë",- deklaroi Hajdari. Duke folur për marrëdhëni­et brenda deputetëve në grupin demokrat, Hajdari thotë se kanë sheshuar debatet mes tyre, dhe se zgjedhja e saj në kryesimin e grupit nuk ka qenë kërkesë e saj. "Kemi një raport normal, por nuk kam pse të fsheh faktin që kemi pasur debate me njëri- tjetrin, janë gjëra krejt normale. E kam thënë edhe në një konferencë për shtyp. Jemi një grup që kemi ardhur nga një listë që pak a shumë kemi dalë kundër frymës së partisë sonë edhe kjo tregon që kemi karakter të fortë. Por mendoj se deputetët që janë në Kuvend të grupit demokrat më kanë zgjedhur që t'i përfaqësoj që prej fillimit. Ata shprehën vetë dëshirën e tyre për të më caktuar si kryetare të grupit parlamenta­r. Ishte dëshira e tyre dhe unë në asnjë moment nuk e shpreha një ambicie të tillë. Dhe gjatë kësaj periudhe patjetër që kam pasur ngarkesë etj. Por nga ana tjetër jam munduar t'i takoj dhe t'i përfaqësoj ashtu siç ata kanë pasur nevojë dhe siç ata e meritojnë", tha ajo. Sa i takon marrëdhëni­es me Korab Litën, Hajdari tha se mes tyre ka komunikim dhe se ka sheshuar debatet me të. "Patjetër që kemi komunikim, por unë nuk mund të parashikoj se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Unë mund të them që nga ana ime nuk do të ketë absolutish­t asnjë lloj debati" - theksoi Hajdari.

 ??  ?? Presidenti i Shqipërisë, Iir Meta
Presidenti i Shqipërisë, Iir Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania