Gazeta Shqiptare

Përplasja për 30 qershorin, PD: Vendimi, pasi të shprehet Meta

Vora dhe Shkodra, pa kryetarë, PD: Ka edhe 7 të tjerë që preken nga dekriminal­izimi Në zyrën e presidenti­t asnjë shkresë për vakancat

-

çështje. Por deri më tani ende prej zyrës së kreut të qeverisë nuk është ndërmarrë nisma për të kërkuar një datë të re, çka në mënyrë të papreceden­të e lë situatën në mënyrë të paqartë. Ndërkohë ende nuk dihet se si do të jetë "fati" i Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi PD- ja ka denoncuar edhe Mark Babanin si subjekt të ligjit të dekriminal­izimit. Nga ana tjetër, PD- ja ka deklaruar se janë edhe të paktën 7 kryetarë bashkish që mund të preken nga ligji i dekriminal­izimit.

DEKRETI

Në zyrën e Ilir Metës nuk ka ardhur asnjë shkresë për vakancat në drejtimin e bashkive Shkodër dhe Vorë, ndaj kreu i Shtetit ende nuk është shprehur për qëndrimin që do të mbajë për datën e zgjedhjeve që e ka rrëzuar me dekret. Mësohet se ende kryeminist­ria nuk ia ka njoftuar vakancën kreut të shtetit. Nga ana e saj KQZja pritet që t'i kërkojë Presidenti­t Ilir Meta të shpallë një datë për zgjedhje të pjesshme në Vorë. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse kreu i shtetit do të caktojë një datë tjetër, pasi nëse i referohemi rastit të Shkodrës ku Valdrin Pjetri u tërhoq para se të betohej për të marrë mandatin, Meta nuk ka shpallur një datë të re për zgjedhjet, duke qenë se Presidenti nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit. Në kushtet kur kemi një ngërç të tillë, në rastin e Vorës vihet në lojë Këshilli Bashkiak Vorë, përpara të cilit Kajmaku bëri betimin më 5 gusht. Ata kanë kompetencë të komandojnë si kryetar të përkohshëm një prej nënkryetar­ëve aktualë të bashkisë. Ata janë Laureta Omeri dhe Aqif Muca. Nuk dihet se sa mund të vazhdojë drejtimi i Bashkisë së Vorës nga një nënkryetar, por ajo që dihet me siguri në këtë rast, është se drejtimi i bashkisë do të bëhet sërish nga socialistë­t. Më herët, Kreu i Shtetit ka theksuar se zgjidhja ishte të votimet në 13 tetor, kjo edhe në kushtet kur anulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, nga ku u zgjodhën dhe Pjetri e Kajmaku u publikua në Fletoren Zyrtare. Kjo e bën edhe më të paqartë se në çbazë argumentes­h mundet që Kryeminist­ri të kërkojë një datë të re, në kohën kur i vetmi institucio­n që mund të interpreto­jë situatën është Gjykata Kushtetues­e, e cila ende nuk është ngritur ndërsa e vetmja padi për këtë datë është ajo e Voltana Ademit.

OPOZITA

Ish- deputeti i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita do të marrë vendim për çështjen e kryebashki­akut të Vorës, Agim Kajmaku dhe atë të Shkodrës vetëm pasi të shprehet Presidenti Ilir Meta. Bylykbashi akuzoi qeverinë se ka uzurpuar pushtetin vendor. "Opozita do e shpreh qëndrimin e saj pas dekretit të Presidenti­t. Lëreni presidenti­n të shprehet. Pastaj opozita do të marrë vendim. Nuk kemi një pushtet të zgjedhur, por të uzurpuar. Shikoni ODIHR që e thotë qartë që ditën e zgjedhjeve duhet të ketë gjykata për të vendosur ligjshmëri­në. Por qeveria nuk e mori parasysh interesin e zgjedhësve. Dekreti Presidenti­t nuk injorohet, por bllokohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve", - u shpreh z. Bylykbashi në ' Vizion Plus'. Ish- deputeti demokrat bëri të ditur, gjithashtu, se zgjidhja e ngërçit politik është vetëm ajo e mbajtjes së dy palë zgjedhjeve në të njëjtën ditë.

 ??  ??
 ??  ?? Kryebashki­aku i shkarkuar, Agim Kajmaku
Kryebashki­aku i shkarkuar, Agim Kajmaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania