Gazeta Shqiptare

"Më vodhën makinën 180 000 euro", policia e Vlorës zbulon mashtrimin e kosovarit

-

VLORË - Policia e Vlorës ka zbuluar një mashtrim dhe një inskenim pas denoncimit të rremë të një të riu nga Kosova. Ai kishte denoncuar vjedhjen e makinës luksoze me vlerë 180 mijë euro gjatë kohës që ndodhej me pushime në Vlorë, por me sa duket plani ka qenë i mirëmendua­r për të përfituar një shumë marramendë­se pas shitjes së mjetit, prodhim i vitit 2019, i sapo ardhur nga Gjermania.

Zyrtarisht policia bën me dije se në vijim të ngjarjes, ku më datë 31.10.2019, shtetasi G. H, i cili ndodhej prej disa ditësh me pushime në

Vlorë, kallëzoi se i kishin vjedhur automjetin tip "Mercedes Benz S Class 63 AMG", menjëherë filluan hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Nga hetimet e kryera, specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimeve bënë zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku ka rezultuar se shtetasi G. H ka bërë kallëzim të rremë para organeve të policisë për arsye se në bashkëpuni­m me dy shtetas të tjerë kanë dashur ta shesin automjetin në fjalë për qëllime përfitimi. "Mercedes Benz S Class 63 AMG" i vitprodhim­it 2019, shtetasi

G. H., e kishte blerë në Gjermani me këste nga një kompani. Ky automjet kap vlerën 180 000 euro ( njëqind e tetëdhjetë mijë euro) nëse do të shitej sipas planit të bashkëpunë­torëve të mësipërm. Në përfundim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetasit G. H., 29 vjeç, nga Kosova, por me banim në Gjermani, si dhe u shpallën në kërkim dy shtetasit e tjerë, italiani M. C. dhe tjetri nga Kosova F. H.. Materialet iu referuan prokuroris­ë në ngarkim të tyre për veprat penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpuni­m dhe "Kallëzimi i rremë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania