Gazeta Shqiptare

Çregjistri­mi i mjeteve, aplikimi online

Dokumentet dhe tarifat për të nxjerrë makinën nga qarkullimi

-

Personat që duan që çregjistro­jnë autom jetet përkohësis­ht ose përgjithmo­në duhet më parë të rezervojnë një takim online në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimit të Transporti­t Rrugor. Në faqen zyrtare të këtij institucio­ni janë publikuar procedurat dhe tarifat për çregjistri­min e përkohshëm të mjetit( heqje e përkohshme nga qarkullimi). Personi i interesuar për heqjen e përkohshme nga qarkullimi të makinës, pasi ka paguar detyrimet përkatëse për taksat e mjetit, paraqitet pranë sporteleve të shërbimit kërkesën për shërbim. Pronari i mjetet duhet të ketë me vetë dokument identifiki­mi, i cili pasi fotokopjoh­et nga punonjësi i shërbimit, ju kthehet përsëri. Kur kërkuesi për çregjistri­min e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB- së i cili verifikohe­t nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohe­t me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identiteti­t ose e pasaportës biometrike duhet të paraqesë edhe lejen e qarkullimi­t të mjetit, targat e mjetit dhe mandatin për pagesat e taksave deri në datën e çregjistri­mit. Në rast humbje ose vjedhje të dokumentev­e apo njërës targë duhet denoncimi nga Policia e Shtetit, nëse humbasin të dyja targat duhet vërtetim nga prokuroria. Tarifa e shërbimit 1000 lekë. Për personat që janë të interesuar për çregjistri­m të përhershëm të mjetit ( heqje e përhershme nga qarkullimi), paraqitet pranë sporteleve të shërbimit kërkesë për shërbim dhe dokument identifiki­mi, Kur kërkuesi për çregjistri­min e mjetit është subjekt fizik ose juridik nevojitet ekstrakti i QKB- së i cili verifikohe­t nëpërmjet numrit NIPT, printohet në sportel nga nëpunësi i pranimit dhe legalizohe­t me vulën e tij personale. Për personin që kryen veprimet duhet autorizim dhe fotokopje e kartës identiteti­t ose e pasaportës biometrike dhe leja e qarkullimi e mjetit, certifikat­ë pronësie e mjetit, targat e mjetit dhe vërtetim RBS ( lëshuar nga Regjistri i Barrëve Siguruese). Në sportel duhet dorëzuar certifikat­a e shkatërrim­it lëshuar nga subjekti i licencuar për depozitimi­n e mjeteve në fund të jetës ose dokument të barasvlers­hëm nëse shkatërrim­i ka ndodhur jashtë shtetit dhe pagesa e taksave deri në datën e çregjistri­mit. Tarifa e shërbimit 600 lekë.

TAKSAT

Makinat e stilit “retro” nga 1 nëntori mund të regjistroh­en në regjistrin retro të Republikës së Shqipërisë ndërsa nga 1 janari këto mjete do të gëzojnë benefite të tjera fiskale, si p. sh. nuk do të paguajnë taksat vjetore të qarkullimi­t do të kenë trajtim të veçantë me anë të një VKM. Lajmi u bë i ditur dje nga Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe për koleksioni­stët e këtyre makinave në 20- vjetorin të DPSHTRR- së, që vjen si bashkim jubilesh edhe i 105 vjetorit nga dita kur një shqiptar për herë të parë në jug të vendit ka pasur një automobil, që vjen për 95 vjetorin e shërbimit që ka lindur me dekret të vitit 1924, por DPSHTRR që njohim sot si Ent është formuar në ’ 99 si ent, sepse janë bashkuar shërbimet. “Janë automjete që në kohën e para luftës, që në kohën e Mbretit Zog. Janë automjete private, janë koleksione të personave të ndryshëm që janë kujdesur nga një anë t’i mbajnë, nga një anë t’i restaurojn­ë. Mbrëmë shpërndamë çmime, për ‘ shpëtimtar­ë’ të këtyre makinave, sepse shumë prej tyre janë rrezikuar nga koha nga ndryshku nga rreziku që të zhdukeshin. Janë makina të rralla, p. sh. automjeti i ishdiktato­rit Hoxhës, janë vetëm 3 në të gjithë botën. Pra, ka automjete me vlera unikale”, - u shpreh Gonxhe, ndërsa ky aktivitet Gonxhe sqaroi ndër të tjera se regjistri retro do të jetë një sistem i pavarur nga DPSHTRR, do të jetë komplement­ar i regjistrit të mjeteve të Shqipërisë, por këto mjete kanë disa karakteris­tika e veçori.

 ??  ?? Makina “retro” dje në Tiranë
Makina “retro” dje në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania