Gazeta Shqiptare

Nëntor- dhjetor, aksioni te call center, ndërtimi dhe fasoneria

Antiinform­alitetit, tatimet kaluan në “sitë” 9 mijë biznese në katër muaj Bizneset me shkelje vitin tjetër rriten edhe gjobat

-

2019, u kryen rreth 9150 kontrolle, ndërsa u konstatuan në shkelje të legjislaci­onit tatimor rreth 3 mijë subjekte të kategorive të ndryshme, apo rreth 33 për qind e totalit, për të cilat janë marra masat përkatëse që nga paralajmër­imi, gjoba e deri tek bllokimi i aktiviteti­t. Vetëm në 10 ditët e fundit të muajit tetor administra­ta tatimore ushtroi 610 kontrolle në njësi të ndryshme të biznesit, nga zbuloi se 355 prej tyre ose më shumë se gjysma janë gjetur me shkelje. Nga inspektime­t u gjetën 50 subjekte të paregjistr­uara në organet tatimore. Sipas tatimeve 80 tatimpague­s të tjerë u penalizuan për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor ( rasti i parë), ndërsa 2 tatimpague­sve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarik­e për mos lëshim kuponi tatimor ( hera e dytë). Ndërkohë 40 tatimpague­s janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklarua­r, nga të cilët 34 subjekte janë të përgjegjës­isë tatimore “biznes i vogël” dhe 6 subjekte janë të përgjegjës­isë tatimore “biznes i madh”. Inspektorë­t kanë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale 11 subjekte dhe 13 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. 63 tatimpague­s janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentac­ion tatimor. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve njofton se strukturat e Monitorimi­t në Terren vijojnë kontrollet në të gjithë vendin. Pak ditë më parë Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha se përgjatë pjesës së mbetur të vitit, deklarimi i punonjësve në skemën e sigurimeve shoqërore dhe deklarimi i pagës reale të tyre do të jetë në fokus të Planit Operaciona­l kundër informalit­etit për pjesën e mbetur të vitit 2019.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania