Gazeta Shqiptare

Green- Cola, zgjidh të pish Cola dhe të jetosh një jetë të shëndetshm­e

-

Që nga krijimi i pijeve freskuese, e veçanër isht Cola, ka qenë një forcë lëvizëse në tregun konsumator. Duke filluar nga fëmijët e vegjël e deri tek më të moshuarit, të gjithë ne kemi konsumuar dhe i kemi shijuar ato. E megjithatë, për herë të parë në tregun Shqiptar, ne mirëpresim një pije të re Cola, e cila është e përkushtua­r për të na ofruar shijen unike të Cola- s, por, në mënyrën më natyrale të mundshme! Ju prezantojm­ë me Green Cola, një pije freskuese, në gjendje të përmbushë pritshmëri­të e të jetuarit një jetë më të shëndetshm­e. Pijen e lançuar kohët e fundit, mund ta gjeni tashmë të rreshtuar në raftet e freskët të marketeve tona.

Ekipi i Geen Cola është kujdesur shumë duke krijuar një recetë unike, për të garantuar kështu që pija freskuese e ofruar të jetë autentike me shijen joshëse të Cola- s.

Green Cola është ëmbëlsuar në mënyrë natyrale me ekstraktet ëmbëltuese të bimës të Stevias, duke mundësuar kështu një produkt me zero sheqer dhe zero kalori.

Stevia Rebaudiana është një bimë e jashtëzako­nshme, e zbuluar rreth 1500 vjet më parë në Amerikën Latine. Ajo nuk ka asnjë efekt negativ në Indeksin e Glicemisë ( GI- Glycemic Index) dhe Glycemic Load ndërsa në të njëjtën kohë ndihmon në normalizim­in dhe ruajtjen në nivelin e duhur të glukozës në gjak.

Përveç sheqerit, formula e Green Cola, nuk përmban asnjë ingredient prezervues siç janë aspartame, acidi fosforik apo prezervant­ë të tjerë. Për më tepër, kjo pije përmban në formulën e saj kafeinë natyrale të nxjerrë nga kokrrat e kafesë jeshile. Kombinimi i suksesshëm i ingredient­ëve të saj i mundëson Green Cola- s të aktivizojë metabolizm­in, duke i shmangur kështu kaloritë e tepërta e të padëshirua­ra.

Si rrjedhojë, kjo pije është një kombinim perfekt për njerëzit të cilët ndjejnë kënaqësi duke pirë Cola- n, por që në të njëjtën kohë janë duke ndjekur një regjim ushqimor, dietë ose thjesht duan të kenë një mënyrë të shëndetshm­e jetese. Green Cola është një pije miqësore me diabetin dhe mund të konsumohet nga njerëz të të gjitha moshave pa asnjë hezitim, përfshirë këtu edhe gratë shtatzëna, apo fëmijët. Filozofia thelbësore e Green Cola dhe vizioni i vazhdueshë­m është t’i përgjigjet nevojës gjithnjë e në rritje për një dietë të shëndetshm­e dhe të ekuilibrua­r, pa qenë e nevojshme të bëni kompromis me shijen dhe kënaqësinë. Tani ju mund të shijoni dhe të lini veten tuaj të lirë nën shijen tuaj të preferuar të Cola, pa asnjë ndjesi faji.

Green Cola është lançuar në tregun shqiptar gjatë muajit Gusht 2019. Produkti mund të gjendet në dyqanet e Interspar në TEG dhe QTU; në rrjetin e supermarke­teve Xhangolli; në 20 supermarke­te të rrjetit Big Market si dhe në disa dyqane të vogla dhe bar kafe. Green Cola shpërndahe­t në tregun shqiptar nga Birra Korça sh. p. k, e cila është në mbështetje të produktit dhe synon të rrisë rrjetit e shpërndarj­es në nivel kombëtar.

Kërkojeni Green Cola në dyqanet tuaja të preferuara dhe do të zbuloni pijen që i mungonte jetës suaj. Kërkoni për anën Green të Cola!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania