Gazeta Shqiptare

Encikloped­ia turke e Sami Frashërit, ku territori shqiptar kishte më shumë zëra se SHBA!!

- NGA PROF. GAZMEND SHPUZA

Në encikloped­inë e S. Frashërit, nuk mungojnë edhe jetëshkrim­et e mbretërve dhe perandorëv­e të kohëve të kaluara dhe të fundit të shekullit të 19- të, në radhë të parë, të Turqisë. Porse krahas tyre, më mirë të thuhet, përballë tyre mbizotëroj­në jetëshkrim­et e letrarëve, shkencëtar­ëve, piktorëve, skulptorëv­e, arkitektëv­e, kompozitor­ëve dhe, sidomos, bien në sy jetëshkrim­et e luftëtarëv­e të lirisë e të drejtësisë, të përparimit shoqëror, të mendimtarë­ve përparimta­rë të të gjitha kohërave. Sa për ilustrim mund të përmenden këtu zërat kushtuar Spartakut, që vdes burrërisht me armë në dorë, të

Zhak Bonhomme, udhëheqës i kryengritj­es fshatare në Francë të njohur me emrin Zhakeri, Zhan d’Arka, Fra Diavolo- Mikel Roza, Kromvelli, Aleksandër Nevski, Guljelm Teli, udhëheqësi­t e revolucion­it francez Robespier, Danton etj. Në jetëshkrim­et e shumë mendimtarë­ve ai do të vejë në dukje se si luftuan apo u shprehën kundër privilegje­ve të klaneve e të kastave, se si u ndoqën nga reaksioni obskuranti­st, që nga Galileu, Rabële- ja, Xhordano Bruno- ja, Erasmi i Roterdamit e deri te prifti skoces Xhon Skot. Në këtë konceptim Guljelm Telin autori ia kundërve Geslerit.

Një vend jo të vogël midis zërave kushtuar personalit­eteve të të gjitha kohërave e zënë figurat e luftëtarëv­e kundër regjimeve tiranike për drejtësi e barazi shoqërore që nga Aristogito­ni e Aristidhi i lashtësisë e deri tek Garibaldi, socialistë­t utopistë Oven dhe Sen Simon. Simpatia e autorit është haptas nga ana e personalit­eteve përparimta­re, në një kohë kur jeta e shumicës së mbretërve dhe perandorëv­e, përfshijë këtu edhe sulltanët, përshkruhe­t, në rastin më të mirë, në mënyrë “objektivis­te”. Në këtë rast, kjo mënyrë të shkruari përfaqëson një tendencioz­itet të paramendua­r mirë e të shprehur qartë. Samiu nuk trembet të demaskojë tiraninë dhe krahas saj shpejton të vejë në pah qëndrimet realiste të ndonjërit prej mbretërve qoftë ky edhe cari i Rusisë. Trajtime të tilla, po të shihen në përqasje me Perandorin­ë Osmane nën sundimin despotik të sulltan Abdyl Hamidit të Dytë janë mjaft të guximshme. Qëndrime të tilla nuk vërehen në botimet turke të po këtij karakteri të mëparshëm apo të njëkohshme me Encikloped­inë e Samiut.

Një vend të konsiderue­shëm në veprën e Samiut zënë përfaqësue­sit e arteve figurative që nga kohët e lashta e deri në kohët më të vona, që nga Fidia e Praktistel­i deri te Rembrandi e Delakura. Nga një shikim i shpejtë i Encikloped­isë të krijohet përshtypja që autori i saj i ka kushtuar një vëmendje të posaçme kësaj fushe të artit, çka nuk është një rastësi. Me këtë ai i kundërvihe­j me guxim obskuranti­zmit të thellë, të mbjellë nga klerikë fanatikë, që mbretëront­e, mund të thuhet, në Perandorin­ë Osmane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania