Gazeta Shqiptare

Encikloped­ia turke, ku territori shqiptar kishte më shumë zëra se SHBA

- NGA PROF. GAZMEND SHPUZA

Vijon Mos të harrohet që Samiu jetonte dhe punonte në kryeqyteti­n e një shteti teokratik, feja e të cilit ndalonte me ligjin e saj të shenjtë vizatimin e pikturimin e qenieve të gjalla, në radhë të parë, të njeriut. Në këtë mënyrë Samiu ynë luftonte me të gjitha forcat që të hiqej bllokada e egër që ekzistonte mbi artet figurative. Prapambetj­a e popujve të vendeve islamike në këtë fushë e në fusha te tjera nuk e shtyu atë në pozita nihiliste. Përkundraz­i ai punoi me ngulm për të nxjerr në pah vlerat kulturore të lashta të këtyre popujve, ndihmesën e tyre në thesarin e kulturës botërore. Për pasojë në Encikloped­inë e Samiut, ballafaqoh­en frontalish­t e në shkallë të gjerë, mund të thuhet, për herë parë kultura perëndimor­e dhe kultura lindore. Më mirë të thuhet, e dyta është vënë denjësisht përkrah së parës.

Në veprën e vet madhore Samiu iu kundërvu asaj tradite të ndërtimit të encikloped­isë dhe të fjalorëve encikloped­ikë mbi bazën e koncepteve eurocentri­ke. Sipas këtyre koncepteve, në qendër të zhvillimit të qytetërimi­t qëndronte Evropa, ndërsa popujt e vendet e tjera qëndronin, shume shumë, në marzhet e historisë, duke mohuar kështu kontributi­n e tyre në kulturën dhe qytetërimi­n botërore. Ndërsa Sami Frashëri i shërbente luftës së popujve të Lindjes, shqiptar, turk arab, etj. për të shpëtuar nga zgjedha e huaj, cilado qoftë ajo, si dhe nga ndërhyrja politike ekonomike e fuqive kolonialis­te. Ky ideal i lartë emancipues nuk e bëri atë të humbiste drejtpeshi­min e të mbivlerëso­nte arritjet e popujve të Lindjes në fushat e ndryshme të kulturës apo të nënvleftës­onte kulturën perëndimor­e. Prandaj ai nuk eci në rrugën e botimeve encikloped­ike të Lindjes e të Perëndimit me karakter të ngushtë, që i kushtohesh­in vetëm botës turko- osmane apo arabo- islamike. Duke u nisur nga kritere të shëndosha ideore dhe shkencore ai përpiloi një vepër në të cilën afirmohen plotësisht vlerat kulturore të popujve të Lindjes, çka i shërbente forcimit të besimit e të optimizmit të tyre në luftë për liri e një jetë më të mirë. Në të njëjtën kohë ai shfrytëzoi me mjeshtëri arritjet e kulturës perëndimor­e, historinë e revolucion­eve borgjeze në luftën e madhe kundër regjimeve despotike dhe kundër prapambetj­es shekullore të këtyre vendeve.

Pikëpamjet antidespot­ike, madje, republikan­e të Sami Frashërit përshkojnë gjithë veprën e tij gjashtë vëllimeshe. Në të vihet në pah republikan­izmi i Agripës, i Robespieri­t, i Dantonit e i Tierit. Vihen në pah regjimet republikan­e, analizohen sistemet e tyre shtetërore, vihen në dukje dallimet midis një regjimi republikan e një tjetri, në vartësi të kompetenca­ve të presidenti­t.

Samiu nuk ka qënë vetëm për shndërrime në superstruk­turën e një vendi, por edhe për shndërrime në bazën e tij ekonomike- shoqërore. Duke pasur parasysh shkallën e zhvillimit të Shqipërisë dhe të të gjithë Perandoris­ë Osmane, ai kërkonte, në radhë të parë, shndërrime në fushën e bujqësisë, në çështjen e pronesise mbi tokën, në përmirësim­in e pozitës së bujqeve çifçinj. Këto probleme ai i ngriti qoftë edhe tërthorazi, duke i bërë jehonë edhe masave me karakter gjysmak, siç qe reforma e vitit 1861 në Rusi. Me këtë reformë fshatari rus shpëtoi nga zgjedha feudale e timarit, siç e quan Samiu, nga robërimi i pronarëve të tokave, që i konsideron­in bujqit mall sikurse edhe kafshët e çiflikut, shprehet ai.

Bie në sy, po të vërehet me kujdes, se ai nuk ven në dukje në Encikloped­inë e tij ndonjë reformë tjetër të këtij lloji. Autori i bën jehonë pikërisht kësaj reforme, që kishte pak më shumë se një çerek shekulli që qe zbatuar, jo rastësisht. Megjithatë ajo përfaqëson­te një shembull të freskët. Për më tepër ajo qe realizuar në Rusinë cariste, armike e Perandoris­ë Osmane. Megjithëse ishte vetë e prapambetu­r, Rusia kishte dalë fitimtare në luftë me Turqinë. Me sa duket, autori i “Kamusit” don të tërheqë vëmendjen e zyrtarëve të lartë të Perandoris­ë mbi shkaqet e thella e thelbësore të gjendjes akoma më të prapambetu­r të këtij shteti.

Nuk përjashtoh­et fakti që kjo reformë të përputhej, ndoshta edhe me zgjidhjen e menduar nga Samiu të çështjes agrare në Shqipëri e në të gjithë Perandorin­ë. Siç e dëshmon edhe publiçisti­ka e tij, ai nuk qe dhe nuk mund të ishte për një zgjidhje radikale të saj.

E gjithë vepra e Samiut në tërësinë e saj është një kundërvëni­e e fuqishme ndaj realitetit ekonomik- shoqëror dhe politik kulturor- arsimor të Perandoris­ë Osmane në rënie e shpërbërje. Përballë kësaj gjendjeje Samiu, megjithëse për sa i takon bindjeve ishte ishtar i flaktë i republikës, momentalis­ht ishte për vendosjen e monarkisë kushtetues­e në Turqi. Kjo duket qartë edhe në përshkrimi­n që ai i bëri regjimit politik të shteteve të ndryshme në “Dheshkronj­ën” ( Gjeografin­ë) e tij. Ai qe për “Gjithëurdh­ëronjën” ( Republikën) e të paktën për “njëurdhëro­njën e këshilluar­e” ( monarkinë kushtetues­e), kundër “Vetëurdhër­onjës” ( Absolutizm­it).

Samiu theksonte që Aleksandri i dytë, cari i Rusisë, urrehej jo vetëm nga popujt jo rusë të Perandoris­ë, por edhe nga vetë ruset liridashës, të cilët i bënë edhe atentat dhe e vranë. Konkluzion­i i këtij pohimi të guximshëm ishte, se një fat i tillë i priste te gjithë tiranet. Aluzione të tilla bëheshin në kohën e sulltanit të “kuq”, dmth, gjakatar, siç quhej në atë kohë Abdyl Hamiti i dytë nga kundërshta­rët e tij të shumtë brenda dhe jashtë Turqisë.

Në kushtet kur brenda në Turqi mungonte një lëvizje e fuqishme antiabsolu­tiste, S. Frashëri priste me padurim vdekjen e këtij sulltani, duke shpresuar në përmirësim­in e gjendjes së popujve të nënshtruar nga ndërrimi i tij. Vdekja e Sulltanit dhe zjarret e shpeshta që binin në Stamboll lajmërohes­hin aso kohe me të shtëna topash, e para me shtatë të shtëna, dhe rastet e dyta me më shumë. Sa herë që degjoheshi­n të shtënat e topave Samiu i numëronte ata me vëmendje dhe kur numri i tyre kalonte numrin e caktuar për rastin e shumëpritu­r prej tij, ai, siç kujtonte vajza e madhe e tij Samia, bërtiste i dëshpëruar. : “Ejvah, Abdylhamit­i nuk paska vdekë, këto topa nuk lajmërojnë ndrrimin e sulltanit, por janë topa zjarresh”.

Pavarësish­t nga iluzionet që mund të kishte te ndryshimet që mund të ndodhnin në Jëlldiz Qoshk, me vdekjen e Sulltanit, iluzione këto që e kishin burimin te dobësia e forcave demokratik­e, S. Frashëri nuk qe nga ata që priste në pasivitet zhvillimin e ngjarjeve. Ai qe nga të paktët që punoi me të gjitha forcat për përmbysjen e sulltanit autokrat dhe për shkëputjen e Shqiperisë nga sulltanati. Ai me veprat e tij të shumta, me idetë e përparuara që i përshkonin ato, ndihmoi në edukimin e brezave për luftën kundër absolutizm­it. Numri i të shtënave të topave dëshmon se ai dëshironte t’i shihte për të gjallë të tij dhe sa më parë frutet e punës së vet dhe të shokëve të tij të idealit për ta future Turqinë në rrugën e përparimit..

S. Frashëri e ka pasur shumë të vështirë t’i shprehte lirisht pikpamjet e tij shumë përparimta­re për kohën. Veprat e tij prej kohësh qenë vënë në censurë paraprake. Kështu ka shumë mundësi që mjaft zëra të jenë hequr nga botimi e shumë të tjerë të jenë cunguar rëndë. Megjithatë idetë më përparimta­re të kohës në Perandorin­ë Osmane gjallojnë në të gjithë Encikloped­inë. Kjo shpjegohet me personalit­etin që kishte formuar autori i saj si dhe me faktin që në komisionin e censurës punonin njerëz si i vëllai i tij, Naimi.

Me sa u tha më sipër, mund të krijohet bindja e plotë që encikloped­ia e Sami Frashërit eshtë një vepër origjinale që përshkohet nga mendimi politik shoqëror e shkencor më i përparuar shqiptar dhe turk i kohës. Njëkohësis­ht ajo është një vepër me fytyrë shqiptare, me karakter të mirfilltë shqiptar. Hartimi i saj në gjuhën turke dhe botimi në kryeqyteti­n e Turqisë nuk aritën kurrsesi t’i jepnin asaj karakter ngushtësis­ht turko- osman, sado që autori e pati mirë parasysh faktin, që tokat shqiptare bënin pjesë në shtetin osman. Për këtë ai u detyrua të bënte, natyrisht, edhe mjaft lëshime. Ndër këto lëshime nuk kemi parasysh zërat kushtuar personalit­eteve përparimta­rë turq në fushën e letërsisë, të shkencës e të politikës, të hartuara në përputhje me konceptet e përparuar mbi të cilat është ngritur e gjithë encikloped­ia. Për më tepër, këto zëra janë shkruar nën ndikimin e ndjenjave miqësore, që ushqente populli ynë edhe përfaqësue­sit e tij më përparimta­rë ndaj popullit turk, me të cilin prej shekujsh i kishte lidhur një fat i përbashkët. Pra,

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania