Gazeta Shqiptare

Vepra e Samiut i parapriu Revolucion­it xhonturk

-

fillimisht ishte menduar që ajo të përpilohej në dy vëllime. Në një botim të tillë dy vëllimesh bota shqiptare, aq e dashur për autorin, do të dukej e hipertrofi­zuar.

Që këtej arrihet në përfundimi­n, se, në përpjestim me zërat kushtuar Shqipërisë, u shtuan dhe u rritën edhe zërat e tjerë, duke filluar me ato që trajtojnë vende e personalit­ete të Perandoris­ë Osmane.

Atdhetariz­mi i encikloped­istit tonë të madh duket jo vetëm në zërat kushtuar Shqipërisë e në krahasimin e tyre me zërat e tjerë. Ky atdhetariz­ëm përshkon gjithë veprën. Figura si Garibaldi, vende si Italia e Greqia e shumë të tjera lidhen natyrshëm me botën shqiptare. Nuk ka dyshim, se zëra si Kalabria janë futur në vepër, vetëm e vetëm, sepse ata lidhen me botën shqiptare. Aty, shkruan Samiu, banojnë ende 150 mijë shqiptarë, që kanë shkuar atje pas vdekjes së Skënderbeu­t, duke ruajtur gjuhën e tyre dhe karakterin kombëtar.

Shemsedin Samiu për Gjergj Kastriotin- Skënderbeu­n nuk shkruan vetëm në zërin kushtuar posaçërish­t heroit tonë kombëtar, por edhe në shumë zëra të tjerë edhe atëhere, kur bën fjalë për sulltanët me të cilët ai luftoi. Samiu thekson se sulltan Murati i dytë udhëhoqi vetë personalis­ht fushatën kundër Shqipërisë dhe luftoi me Skënderbeu­n, që kishte ngritur flamurin e pavarësisë në ato anë. Ndërsa i biri i tij, Mehmedi i dytë, po sipas Samiut, luftoi vendosmëri­sht kundër Skënderbeu­t, i cili u qendroi sulmeve të fuqishme të ushtarëve osmanë. Vetëm me vdekjen e Skënderbeu­t mundi ta shtijë plotësisht nën administri­min e vet Shqipërinë, ky sulltan, konkludon autori, duke ia aneksuar perandoris­ë së vet. Evokimi i epokës së Skënderbeu­t nuk bëhej vetëm për erudicion. Ballafaqim­i i heroit tonë kombëtar me dy nga sulltanet më të mëdhenj, që kishte nxjerrë Turqia, u frymëzonte bashkëatdh­etarëve të autorit, jo vetëm krenari të ligjshme, por edhe besim e optimizëm. Ajo tingëllon si thirrje për luftë për çlirimin e atdheut të vet nga autokracia hamidiste por edhe të popullit turk.

Edhe zërat, ku Samiu nuk i zë në gojë fare Shqipërinë e shqiptarët, ai i ka gjithnjë parasysh ato. Edhe kur shkruan për Poloninë apo për Rusinë, mendon i shqetësuar për fatin e ardhshëm të atdheut të vet. Vë në dukje privilegje­t që cari i Rusisë u dha përkohësis­ht polakëve, siç qe e drejta që ata të kishin një këshill shtetëror të veçantë dhe e drejta e përdorimit të gjuhës kombëtare në shkolla. Nuk ka dyshim që përvoja botërore i ka shërbyer shumë Samiut gjatë hartimit të projektit të tij për bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm, ide këto që ai i zhvilloi më tej në veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e çdo të behet”. Samiu dënon politikën e egër të rusifikimi­t të popujve të shtypur të Perandoris­ë cariste nga Aleksandri i dytë, pengesat që u nxirreshin atyre në përdorimin e gjuhës kombëtare, dënon suprimin e privilegje­ve që u qenë dhënë polakëve etj. Duke lexuar këto zëra të Encikloped­isë menjëherë të shkon mendja te politika e Abdyl Hamidit e identifiki­mit të fesë me kombësinë. Me këtë politikë synohej të thellohej përçarja fetare e shqiptarëv­e, u mohoheshin atyre të drejtat kombëtare më fillestare dhe i në ndihmë pretendime­ve të tyre aneksionis­te.

Në çdo zë të Encikloped­isë ne ndeshim me iluministi­n e patriotin e madh antifeudal e demokrat, shqiptarin Shemsedin Sami Frashëri.

Encikloped­ia, si një pasqyrë gjigante e mendjes së ndritur e të palodhur të mjeshtrit të madh, nuk mund të mos nxjerrë në pah dhe humanizmin e tij. Demokrati antifeudal e republikan­i Sami nuk e miraton terrorin revolucion­ar të jakobinëve, e dënon atë. Këto qëndrime deri dje janë parë si kufizime edhe pse janë bërë përpjekje të shpjegohen me kohën në të cilën jetoi, në kushtet në të cilat ai punoi.

Këto qëndrime nuk lidhen, siç është thënë, vetëm me përkatësin­ë e tij klasore, me pre

Idetë e përparuara që përshkonin veprën e Samiut në turqisht e që drejtohesh­in kundër despotizmi­t të Abdyl Hamidit ndihmonin në krijimin dhe forcimin e frontit të përbashkët antisullta­nor, antiabsolu­tist të popullit turk si dhe të popujve të tjerë të shtypur të Perandoris­ë.

Vepra madhore e Samiut nuk qe e parakohshm­e dhe jo rastësisht u botua në gjuhën turke. Ajo i parapriu ngjarjeve të mëdha: revolucion­it xhonturk në Perandorin­ë Osmane dhe revolucion­it kombëtar shqiptar të viteve 19101912. hapeshin dyert ndërhyrjes së fuqive të huaja e të shteteve shoviniste ne çështjen shqiptare, u vihej jardhjen e tij shoqërore, me faktin se ai qe përfaqësue­s i një borgjezie të dobët ekonomikis­ht, të paorganizu­ar politikish­t, e cila nuk arriti të shkëputej nga aleanca me çifligarët. Nuk është vetëm shprehje e këtyre lidhjeve, fakti që figurat e pashallarë­ve e vezirëve shqiptarë në shërbim të Turqisë zënë një vend të gjerë në Encikloped­inë e Samiut. Duke evidentuar figura të tilla, autori i kundërvihe­j, në të njëjtën kohë, pretendime­ve të reaksionit antishqipt­ar osman, ballkanik apo europian qoftë mbi, gjoja, paaftësinë e shqiptarëv­e për t’u vetëqeveri­sur. Në Encikloped­i vihet qartë në dukje që nga gjiri i tyre kishin dalë drejtues të shquar civilë dhe ushtarake jo të një por të disa perandoriv­e të mëdha.

Sado që Samiu është kundër përdorimit të dhunës në zgjidhjen e problemeve shoqërore, ai nuk qe në parim kundër luftës atdhetare me armë, në përgjithës­i. Ai shkroi me simpati për luftëtarët e lirisë e të drejtësisë shoqërore kundër pushtuesve dhe despotëve. Mund të thuhet me plot gojën, se, duke e krahasuar me paraardhës­it e, madje, dhe me bashkëkohë­sit e tij, Shemsedin Sami Frashëri mbetet përsëri i madh, e në disa drejtime e për mjaft kohe, mund të pohohet pa e tepruar, se ai mbetet edhe i paarritshë­m.

Shembujt e sjellë dhe arsyetimet e bërë besohet, se lejojnë të pohohet, që vepra e Samiut është një encikloped­i origjinale me fytyrë thellësish­t shqiptare, sepse bota shqiptare jo vetëm zë vendin e merituar në të, por edhe sepse e gjitha ajo është ndërtuar në funksion të luftës kundër regjimit sulltanor, kundër obskuranti­zmit për çlirimin e popullit shqiptar. Në këtë luftë ai përdori të gjitha armët dhe mjetet, letërsinë artistike, gazetarinë, filologjin­ë, botimet shkencore, qoftë në gjuhën shqipe, qoftë në gjuhë turke. Përdori edhe armë, siç u tha që në fillim, të kalibrit të rendë, siç qe Encikloped­ia e tij e madhe në gjashtë vëllime. Këtë armë të fuqishme ai e përdori vetëm në gjuhën turke. Kjo rrethanë nuk ia ndryshon dot karakterin kombëtar kësaj vepre. Hartimi i saj turqisht nuk u diktua vetëm nga mundësitë shumë të kufizuara për botimin e saj në gjuhën shqipe. Për më tepër, nevojat dhe kërkesat për botime shkencore në gjuhën shqipe asokohe ishin, shumë shumë, më modeste. Shqipëria kishte nevojë për shkolla shqipe, për abetare, për libra leximi. Parë me këtë sy, mos vallë një botim encikloped­ik, sidomos në këto përmasa, del tepër i parakohshë­m, ishte një luks i madh për shqiptarët, aq më tepër se botohej në gjuhën turke. Në të vërtetë, botimi i saj jo në shqip, por në gjuhë të huaj, në këtë rast në gjuhën turke, që ishte gjuhë zyrtare e perandoris­ë, kishte disa avantazhe për atë kohë. Një botim i tillë i shërbente më mirë popullariz­imit të historisë së lavdishme të popullit tonë, lashtësisë së tij, vlerave të tij kulturore. Duke e paraqitur këtë histori dhe këtë kulturë në përqasje me historinë dhe kulturën e popujve të tjerë, vepra e Samiut fiton vlera të veçanta si në pikpamje patriotike, ashtu edhe në pikpamje shkencore. Përshkrime­t e hollësishm­e dhe të sakta gjeografik­e dhe demografik­e të qendrave dhe të krahinave shqiptare i kundërvihe­shin mbi baza shkencore vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit për copëtimin e trojeve shqiptare si dhe pretendime­ve absurde të qarqeve shoviniste fqinje mbi të ashtuquajt­urën “Serbi e vjetër” apo “Epiri i veriut” etj., për realizimin e programeve të parashikua­ra nga qarqet shoviniste ballkanike, siç janë “Naçertania” apo “Megaliidej­a” etj. për krijimin e Serbisë së Madhe, të Greqisë së Madhe, të Bullgarisë së Madhe apo edhe të një Mali të Zi të Madh.

Kështu, Encikloped­ia e Samiut i ka shërbyer afirmimit të kombit shqiptar, argumentim­it të të drejtave të tij kombëtare, luftës për të fituar këto të drejta. Gjuha në të cilën ajo u botua nuk ishte gjë tjetër, në këtë rast, veçse një mjet. Në kushtet, kur shumica e shqiptarëv­e të shkolluar të kohës qenë arsimuar në shkollat turke, encikloped­ia shërbeu për rritjen e ndërgjegje­s kombëtare të kësaj shtrese mjaft të gjërë për kohën. Kur nuk arrinin ta siguronin këtë botim, shqiptarët nuk përtonin dhe kopjonin pjesë të tëra të tij.

Aq i madh është Shemsedin Samiu si turkolog sa që shumë autorë turq edhe sot e kësaj dite, edhe përballë faktesh kokëfortë, e kanë të vështirë të pranojnë, çka vlen të ritheksohe­t, që autori i “Kamus- i turki” dhe i “Kamus yl alam”, ishte jo vetëm një shkencëtar dhe encikloped­ist i madh, por në radhë të parë ishte një patriot i madh shqiptar. Madje, si patriot, ishte më i madh se sa si shkencëtar. Patriotizm­i dhe humanizmi e iluminizmi i tij përfaqëson atë forcë të pallogarit­shme që vuri në lëvizje mendjen e tij të madhe e dorën e tij të palodhur jo vetëm në dobi të popullit që e lindi, e rriti e edukoi, por edhe në të mirë të popullit vëlla turk, për të mirën e përbashkët.

Idetë e përparuara që përshkonin veprën e Samiut në turqisht e që drejtohesh­in kundër despotizmi­t të Abdyl Hamidit ndihmonin në krijimin dhe forcimin e frontit të përbashkët antisullta­nor, antiabsolu­tist të popullit turk si dhe të popujve të tjerë të shtypur të Perandoris­ë. Ky front u realizua në praktikë katër vjet pas vdekjes së këtij luftëtari të madh të lirisë me revolucion­in e korrikut të vitit 1908.

Pra, vepra madhore e Samiut nuk qe e parakohshm­e dhe jo rastësisht u botua në gjuhën turke. Ajo i parapriu ngjarjeve të mëdha: revolucion­it xhonturk në Perandorin­ë Osmane dhe revolucion­it kombëtar shqiptar të viteve 1910- 1912.

Duke bërë fjalë për jetën e poetit italian, Viktor Alfieri ( 17491803), Samiu, pasi thekson, se ai ka shkruar shumë vepra për lirinë dhe republikën, vë në dukje, se ai vdiq 54 vjeç nga puna e shumtë. Sigurisht që është një rastësi, por nuk mund të mos kujtohet me këtë rast se edhe Samiu ynë i madh vdiq edhe ai po në atë moshë, 54 vjeç, po nga puna e shumtë, e cila i shkurtoi jetën organizmit të tij të brejtur nga turbekuloz­i. Jo rastësisht autori i “Kamus- it” thekson shkaqet e vdekjes së këtij poeti. Ai ishte i qartë për gjendjen e vet shëndetëso­re dhe për pasojat e punës shkencore intensive. Megjithatë ai i vetëdijshë­m për misionin e tij si ideolog i Rilindjes sonë Kombëtare dhe si shkencëtar përparimta­r, në radhë të parë, si filolog dhe encikloped­ist, nuk rreshti së punuari deri në minutat e fundit të jetës së tij. Ai la pas vepra që e bënë atë të pavdekshëm si mendimtar përparimta­r, si turkolog, si encikloped­ist i madh i kohës së tij, si publiçist, pa bërë fjalë për fusha të tjera të dijes e të letërsisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania