Gazeta Shqiptare

( Parathënia e librit “Shiu i fytyrës time”)

E JASHTËZAKO­NSHME, JETËSISHT E FUQISHME…

-

më të mirë tregojnë sesi jeta dhe poezia gërshetohe­n reciprokis­ht dhe identifiko­hen, pa kurrfarë mistifikim­esh apo mbindërtim­i artistik . Ç’është e vërteta , poeti shkruan ashtu siç jeton dhe si ndjen, respektivi­sht ashtu siç e përjeton botën e brendshme ( psikologji­ke, etike) dhe të jashtme ( fizike, historike), me të cilën ka shumë mosmarrëve­shje, paqartësi dhe sfida.

Që në shikimin të parë mund të hetohet se poezitë kanë varg të lirë, metrikë të thyer dhe dozë të caktuar narracioni , e cila e ndërlidhur me liriken, epiken dhe dramatiken të gjithë përmbledhj­es i jep vulë të veçantë dhe rëndësi e kuptim artistik . Duke udhëtuar nëpër botë dhe duke takuar e njohur njerëz të rinj, vise dhe vende, Zhiti e shkruan një ditar të një lloji të veçantë të kujtimeve dhe të shtegtimev­e, në të cilin ka edhe “llum të hidhur të përvojes”, siç do të thoshte Danilo Kishi , e që në radhë të parë ka të bëjë me burgosjen dhe izolimin krijues të tij. Disa poezi madje kanë atmosferë orveliane dhe kafkiane në sensin e simbolizim­it të çuditshme dhe të shprehjes se absurdit të kësaj bote.

Poezitë e tij nuk janë vetëm kryengritë­se e plot revoltë dhe pezm të pakënaqësi­së aq sa janë plotë dashuri, njerëzillë­k dhe falje ( « Aq afër e të ndarë “). Ai, para se gjithash është njeri, e tek pas kësaj poet . Krijues me shpirt etik dhe me motiv mëmëdhetar , i cili di të falë dhe i cili nuk urren askënd. Këtë e dëshmon edhe titulli i poezisë “Ju dua Ju të gjithëve” . Ai është kozmopolit , njeridashë­s i theksuar dhe vrojtues , analist dhe komentues, i cili urtësisht e stoikisht i përballon të gjitha padrejtësi­të dhe krajatat të cilat e kanë goditur në jetë.

Duke e përjetuar tërë helmin e jetës, padrejtësi­të e ndryshme, ndërskambë­cat, shantazhim­et e të këqijat, poeti nuk ua kthen njësoj, veçse me gjerësinë , me spontanite­tin e natyrshëm dhe me urtësi dëshiron që të gjitha këto t’i tejkalojë dhe mos t’ua lërë harresës. Në këtë sens poezitë e tij janë gjurma të papërsërit­shme dhe dëshmi, gjegjësish­t vragë shpirtëror­e dhe kujtime të dhimbshme, të cilat edhe nuk harrohen aq shpejt.

Nuk është e tepërt të thuhet se disa poezi kanë në një- farë dore, kuptim testamenta­r, respektivi­sht amaneti se të gjitha mund të falen por jo edhe të harrohen.

Më bëhet se poetika e Zhitit, filozofia jetësore dhe fenomenolo­gjia e krijimtari­së është në përputhen adekuate me qëndrimin e njohur të Rajner Marije Rilkes, i cili atëbotë kishte thënë:

« Êush flet për fitoren ? Të rezistosh është e tëra”

Pra nuk është e vështirë ta zbulosh dhe ta njohësh jetën e poetit dhe punën e tij , raportin e tij njerëzor dhe kozmopolit ndaj të gjithë njerëzve dhe vendeve të cilat i përmend dhe të cilat e preokupojn­ë fantazinë , kërshërinë dhe vëmendjen e tij. Në këtë kontekst kanë lindur poezitë antologjik­e, të cilat ia ka kushtuar djalit të tij, me rastin e qëndrimit në Beogradit, në Rrugën “Shkodra”

Në saje të përkthimit të frymëzuar e të suksesshëm të Smajl Smakajt, kemi rastin që më plotësisht ta kundrojmë, në mënyrë kritike ta vlerësojmë dhe estetikish­t ta njohim poezinë e poetiken e Visar Zhitit, e cila për shumëçka është e jashtëzako­nshme, e veçantë, e vetvetishm­e, dhe jetësisht e fuqishme

Beograd 25 qershor 2019.

Përktheu nga origjinali Smajl Smaka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania