Gazeta Shqiptare

A duhet ta marrim seriozisht çdo budallallë­k të Sigurimit dhe artistët që shërbyen!

- Nga Ben Andoni

A duhet marrë seriozisht çdo gjë që dëgjojmë për Sigurimin e Shtetit? A ka qenë Armë e të keqes totale? A ishte Armë paradoksal­e, që krijoi budallallë­qe me performanc­ën e saj? Nëse ai paska qenë kaq bajat dhe ndiqte plot 315 intelektua­lë njëkohësis­ht, atëherë do t’i duheshin të paktën 1000 persona vetëm për ta, që të merreshin me survejimin. Po a nuk janë këta ( mund të qëmtohen lehtë emrat), që kanë shërbyer edhe më shumë se Sigurimi për forcimin dhe kalitjen e Njeriut të Ri përmes stereotipe­ve të tëra që krijuan në favor. Shikoni emrat! Do gjykoni nga fi lmat ku kanë kontribuar shkrimtarë, këngëtarë, muzikantë, aktorë, skenaristë apo regjisorë e shumë të tjerë që bashkëpuni­mi i tyre ka qenë një i tillë që Diktaturës i duhej dhe i shërbeu paq. Duket se në kohën tonë përpjekja për të relativizu­ar gjithçka dhe mënyra sesi shumohen shumë nga dossier- ët pa një fi ltër të nevojshëm, që të kuptosh ose të bëjnë të kuptosh se Sigurimi paska qenë mbas çdokujt dhe të gjithë paskan vuajtur! Vetvetiu të lind pyetja si mundën që shumë nga veprat e këtyre njerëzve të përfolur u përkthyen dhe u promovuan me buxhetet e shtetit tonë fatkeq? Si mundën shumë nga këta artistë që bënë Njeriun e ri të Socializmi­t, që as Sigurimi dhe PPSH- ja e asaj kohe nuk e realizoi dot, të ishin kaq të përndjekur?

Po vendi i atyre fatkeqëve që i mori në qafë Sigurimi dhe që sot nuk dihen nëse kanë varr apo jo?! Po për këta pse nuk ka kaq keqardhje. Ata që vërtetë lanë kokën dhe ndryshe nga batutat në kafe që bënin shumë nga intelektua­lët pastaj në skenë e shndërroni­n si duhet tekstin dhe aktrimin për të na dhënë Njeriun e Ri, bash ata që kontribuon realisht kundër Komunizmit. Është e vërtetë që artistët tanë me kontributi­n e tyre kanë bërë shumë për vendin dhe ne atyre do t’u jemi mirënjohës, kjo, pasi ende fi lmat dhe librat e tyre shikohen lirisht por edhe ngjallin kërshëri, por ndoshta ka ardhur koha të vendosim një fre dhe të bëjmë një histori të vërtetë në nderim të atyre të persekutua­rëve të vërtetë që sot janë pa gojë. Atyre që iu dogj Rinia dhe që përfunduan pa shkolla, të internuar në vende të humbura, kurse më fatkeqët në burgje dhe tragjikët në varr, jo rrallë dhe pa emër.

Kjo duhet të na bëjë t’i kujtojmë mirë këto përpjekje dhe para se të merremi me dokumente rutinore që bëheshin për këdo të vlerësojmë si duhet realitetet tona.

Mbase paranoja e regjimit kishte vajtur për të përgjuar të gjithë, por koha na provoi se sistemi komunist ishte një ngordhje, që megjithëse bëri edhe shumë keq deri në fund, nuk bënte dot gjëra kundër të gjithëve.

Shqipëria ka vuajtur shumë prej Sigurimit në disa aspekte pasi kjo Armë, siç deklarohej atëherë, ruajti Diktaturën e Proletaria­tit dhe ndau frikshëm shqiptarët. Aman relativizm­i i saj dhe bërja sikur të gjithë kanë vuajtur largon realitetin dhe i bën të gjithë, madje edhe ata që kanë denoncuar si të barabartë. A ndihu kjo Armë edhe për ruajtjen e vendit?!

Ka një kontribut të madh për të nxjerrë dokumente të saj, veçse ka nevojë për një interpreti­m të kohës por nga ana tjetër dhe të kujdesshëm për të treguar realisht pse kjo Armë që duhej të mbronte njerëzit në Luftën e Ftohtë u kthye në një armë të nxehtë ndaj njerëzve. Ndoshta për këtë duhet të vrasim mendjen. T’i japim Çezarit atë që i takon!

Nuk mund të shikosh se kjo lloj përpjekje ka fashitur krejtësish­t përpjekjet zyrtare për të gjetur të vrarët, për të identifi kuar varret e tyre, për të mos thënë se po relativizo­het gjithçka duke na nxjerrë një popull të pështirë, ku kinse shumica paskan qenë kundërshta­rë të regjimit. Po a nuk e mbajti regjimin forcën e saj me bashkëpuni­min e shumicës së njerëzve që jepnin informacio­ne? Rrënjët tona janë te populli, shprehet një personazh. Po a nuk u përfolën shumë syresh qoftë dhe ndaj njerëzve më të afërt? Cilët ishin ata që mbajtën në kurriz disidencën e vërtetë, nëse ajo ishte?

Duket se ka ardhur koha për një histori jashtë mllefeve dhe kontribut të individëve por duke treguar realisht mekanizmin, pa e banalizuar gjithçka. Po dalim vërtetë një popull dele, që na marr kushdo nëpër këmbë! Kjo është realisht shqetësues­e. ( Milosao)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania