Gazeta Shqiptare

Mbillet në lëndinën e Pallatit të Europës në Strasburg“Lisi i Europës”

- Thirrje autoritete­ve shqiptare dhe kryebashki­akut Erion Veliaj për të mbjellur të parët “Lisin e Europës” -

-

fakt është thjesht e gjinisë mashkullor­e, kur brirët e kafshës jo domosdoshm­ërisht përcaktojn­ë gjininë, cjap apo dhi. Dhe dihet që Viktor Hygo tërë elementët kryesorë dhe episodet e kryeveprës së tij “Katedralia e Parisit” i ka huazuar nga dokumente mesjetare, tek i përdor ato me besnikëri e vërtetësi. Ja një arsye më shumë pse është tepër e dashur figura gjeniale e Hygoit për ne shqiptarët.

Në mitologjin­ë shqiptare, simboli i lisit zë vend qendror dhe pellazgolo­gu i madh Dhimitri Pilika e sheh lisin ( dushkun) si simbol themelor të Dodonës hyjnore të Lashtësisë, si falëtorja e parë e Zeusit, me karakter të mirëfilltë profetik. Nxjerr, ndër të tjera, në pah toponomast­ikën e vendit tonë, mjaft e pasur me emra që kanë rrënjën në termat “dushk” e “lis”, që nga fshatrat Dushk në Gramsh, Lushnje, Shijak, Lezhë, Peqin, deri në fshatrat Lis, në Kat, Kavajë, Mallakastë­r, Dukagjin, ku mjaft fshatra shfaqen me emrat konkretë Lis- Pateos, Katër- Lis, Bregu i Lisit, Qafë e Lisit, Maja e Lisit, etj. Po ashtu, edhe vetë emri i qytetit heroik Lezhës, themeluar që më 669 para Lindjes së Krishtit, vjen thjesht nga termi i lashtë “Lissus”, siç njihej në Antikitet. Dhe në këtë “Lissus”, “Lisi Skënderbeu” mblodhi rreth vetes Kuvendin e Leshës për të themeluar shtetin e parë të Arbërit.

Frazeologj­ia shqiptare po ashtu është e pasur me shprehje që kanë në thelb termin “lis”: “është lis me shumë degë” ( për familjet e mëdha fisnikëror­e me të parin e tyre); dhe kundërta: “mbeti si lis pa degë”, mbeti “pikë në lis”; “lisi i gjakut”; “lis i lartë” ( njeri i fortë, i paepur) apo “lis me rremba”; “lisi i qumështit”; “lis me rrënjë të thella”, “e pret lisin me një sëpatë”, etj. etj. Me të drejtë, miku im i kahhershëm prof. Përparim Çarçani, inxhinier në pyje, kur e pyesja këto ditë nëse ka dallim midis “lisit” e “dushkut”, nisur nga postulati konician që nuk ka “sinonimi absolute”, me shkruante, jo pa humor se dallimi nuk është i prerë, por që të krahasosh lisin me dushkun është si të vësh përballë shprehjen “burrë lis” me dy “rr”, dhe shprehjen - në mund ta krijojmë - “burë dushk” me një “r”, se për të një dushkajë është pyll me lisa dhe të dy termat kanë sinonimi të plotë, po lisi te shqiptarët është “hyjnizuar” si pemë e lartë me trung të trashë tërë gunga e bunga, dhe që rron deri edhe njëmijë vjet. Në fund të fundit, sinonimia e fjalëve që përcaktojn­ë familjen e pemëve që lidhin lende është shumë e pasur në gjuhën shqipe: lis, dushk, qarr, bujgër, bung, shparth, prrall, valanidh, etj, etj.

Në përfundim, e mbyllim këtë shkrim me një thirrje nga zemra drejtuar autoritete­ve shqiptare dhe në mënyrë të veçantë kryebashki­akut Veliaj për të ndërmarrë nismën që Shqipëria, shteti i parë alfabetik anëtar i Këshillit të Europës, të mbjellë e para gjithashtu “Lisin e Europës”, nën shembullin historik të Të Madhit Hugo, që kërkonte integrimin e plotë - dhe pa kushte - të shteteve të kontinenti­t të vjetër në “Shtetet e Bashkuara të Europës”. Kjo është largamësia gjeniale hygoiane, dhe në nderim të tij, në pritje që të miratohet së shpejti nga Sekretaria­ti i KiE- së pllaka përkujtimo­re që do të vendoset para filizit “Lisi i Europës” i sapombjell­ë në Strasburg, le të japë Shqipëria shembullin dhe kontributi­n e vet me mbjelljen e “Lisit të Europës”, si një sinjal paraprak historik drejt realizimit së shpejti të anëtarësim­it të saj në familjen e madhe europiane. Do Zoti, dhe kjo thirrje gjen realizim për të mirën e Shqipërisë, për të ardhmen dhe begatinë e saj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania