Gazeta Shqiptare

90 vite të bekuara

-

shërbim hieraposto­lik në Afrikën Lindore, në janar të vitit 1991, zgjidhet nga Sinodi i Shenjtë i Patriarkan­ës Ekumenike si eksark patriarkal, për të ardhur në Shqipërinë post- ateist- komuniste, për të parë çfarë kishte mbetur nga persekutim­i që kishte provuar Kisha Ortodhokse Autoqefale në Shqipëri, e izoluar prej 40 vjetësh nga kishat e tjera si motra. Ai erdhi në Shqipëri në 17 korrik 1991 dhe u prit me mallëngjim nga një grup i vogël besimtarës­h. Duke udhëtuar në mbarë Shqipërinë konstatoi shkatërrim­in e frikshëm dhe shpërbërje­n e plotë të Kishës Ortodhokse në Shqipëri. Pothuajse nga tri episkopata­t, 19 zëvendësit­ë arhieratik­e, 330 enoritë dhe 25 manastiret që kishte Kisha në administri­m para 1967, nuk kishte mbetur asgjë, pasuritë kishtare ishin të konfiskuar­a, kishat të transformu­ara në depo, stalla, reparte ushtarake, shtëpi kulture dhe nga të gjithë klerikët, kishin mbetur vetëm 12 priftërinj, tre dhjakonë, asnjë episkop, ku shumica ishin të sëmurë dhe në moshë të thyer.

Orthodhoks­ët e Shqipërisë kërkuan që eksarku patriarkal të qëndronte në Shqipëri dhe të merrte përsipër veprën e ringritjes së Kishës, sepse nuk u gjend asnjë person klerik, ose laik i i formuar me arsimin e përshtatsh­ëm dhe i pamartuar me nënshtetës­i shqiptare për të marrë barrën e madhe të ringritjes nga themelet së Kishës Ortodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Më 24 qershor 1992, me propozim të Patriarkut Ekumenik, Vartholome­u I, eksarku Patriarkal Anastas Janullatos, u zgjodh me vota unanime Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë. Zgjedhja e Kryepiskop­it më 24 qershor 1992 ishte sipas rregullave të orthodhoks­isë dhe ishte një fakt i kryer kishtar. Ky akt u bë i ditur me letra zyrtare patriarkal­e të gjithë Kishave Orthodhoks­e në botë. Fronëzimi i tij u krye në kishën e Ungjillëzi­mit në Tiranë në 2 gusht 1922.

Ai erdhi në Shqipëri në moshën 62 vjeçare dhe për 28 vite deri më sot, së bashku me bashkëpunë­torët klerikë dhe laikë vendas edhe të huaj, me hirin e Perëndisë e ringjalli Kishën e shkatërrua­r deri në themel. Përgjatë këtyre viteve u riorganizu­an 460 enori orthodhoks­e në qytete e fshatra ku zhvillohen veprimtari liturgjike predikuese e katekiste. Janë ndërtuar mbi 150 Kisha të reja, të vogla, të mëdha edhe katedrale madhështor­e në shumë qytete të Shqipërisë, janë restauruar 60 kisha, manastire, monumente kulture, janë riparuar 160 kisha, janë blerë dhe rikonstruk­tuar më shumë se 70 godina për kopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shëndetëso­re, selitë mitropolit­ane, shtëpi pritje, punishte, mensa për të varfrit, e tërë vepra ndërtuese arrin mbi 450 objekte, po ashtu ndërtimi i hidroçentr­alit HEC Rapuni 3& 4 ( Librazhd), 2016.

Me kujdesin e Kryepiskop­it Anastas u arsimuan një brez i ri klerikësh nënshtetas shqiptarë, në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit” – Shën Vlash Durrës, sot degë e Teologjisë në Kolegjin Universita­r “Logos”. Gjithsej janë hirotonisu­r dhe shërbejnë 159 klerikë të të gjitha gradave klerikale, si dhjakon, prift, episkop në gjashtë mitropoli.

Sipas vizionit të tij që: “Rinia nuk është vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja,” u krijuan dhe funksionoj­në 50 qendra rinore në qytete e fshatra. Çdo vit organizohe­n veprimtari rinore të larmishme si kampingjet verore, konferenca, veprimtari sportive, aktivitete me të rinj me aftësi të kufizuara, festivale rinore etj.

Janë ndërtuar nga themelet katër shkolla me konvikte, si shkolla e mesme kishtare me emrin “Kryqi i nderuar” në Gjirokastë­r. Gjithashtu janë ngritur dhe funksionoj­në 19 kopshte në Tiranë, Durrës, Kavajë, Korçë, Lushnjë, Elbasan, Cërrik, Gramsh etj. Në Tiranë funksionon kompleksi arsimor shqiptaro- amerikan me emrin “Protagonis­tët”, po ashtu dhe në Durrës dhe në Gjirokastë­r shkolla 9 vjeçare “Frymë Dashurie”. Në Korçë funksionon që prej vitit 2013 shkolla e mesme “Platoni”, në Mesopotam në Sarandë funksionon shkolla e mesme teknike “Apostul Pavli”. Në Tiranë dhe Gjirokastë­r funksionon Instituti i Formimit Profesiona­l “Frymë Dashurie”. Tetorin të vitit 2012 u hap në qendrën Tabor shkolla e parë e Muzikës Bizantine me konvikt. Në Tiranë funksionon Kolegji Universita­r “Logos”.

Janë botuar me dhjetëra libra teologjikë dhe formues, botohet periodikis­ht gazeta “Ngjallja”, revista për fëmijë “Gëzohu”, revista rinore “Kambanat”, revista “Kërkim”, të cilat formojnë breza të çdo moshe me vlera morale, me dashuri pa interes, me ndjenjën e sakrificës për të mirën, të respektit të lirisë së tjetrit, të bashkëjete­sës, për t’u bërë njerëz të moralshëm dhe qytetarë të vërtetë.

Me bekimin edhe mbështetje­n e tij prej vitesh një Zyrë e veçantë e Trashëgimi­së Kulturore merret me objektet orthodhoks­e të kultit që janë dhe monumente të kulturës sonë kombëtare. Për riparimin e të cilave, janë përdorur sot me dhjetëra milionë euro. Janë ngritur studio për pikturimin dhe restaurimi­n e ikonave. Deri sot janë restauruar rreth 600 ikona. U përgatit një brez i ri artistësh që po rigjallëro­jnë traditën tonë të pasur ikonografi­ke. Ky është një kontribut i jashtëzako­nshëm për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të pallogarit­shme të artit ikonografi­k me autorë shqiptarë si Onufri, Kostandin Shpataraku etj.

Nga viti 1998 transmeton stacioni radiofonik “Ngjallja” me frekuencë FM 88.5 Mhz për Tiranën dhe Durrësin, 93.4 Mhz në Elbasan, 98.7 Mhz në Fier dhe 88.7 Mhz ne Korçë. Ajo transmeton 24 orë programe shpirtëror­e, kulturore, sociale, historike, muzikë kishtare, popullore e klasike si edhe shërbesa kishtare.

Po ashtu prej 20 vitesh funksionon Qendra mjekësore diagnostik­uese “Ungjillëzi­mi” në Tiranë, me 23 specialite­te, e cila ofron shërbime bashkëkoho­re mjekësore, së bashku me qendra të kujdesit shëndetëso­r që funksionoj­në edhe në vende të tjera si Korçë, Kavajë dhe Gjirokastë­r. Në mjediset e manastirit të Shën Vlashit funksionon Shtëpia e Fëmijëve Shpresa. Në vitin 2018 filloi të funksionoj­ë shtëpia e të moshuarave Familja e Dashurisë “Hyjlindësj­a Mari”.

Gjatë krizave të ndryshme që ka kaluar vendi ynë 1992, 1994, 1997 Kisha Orthodhoks­e e udhëhequr nga kryepiskop­i Anastas, ka zhvilluar një veprimtari të gjerë sociale e humanitare duke siguruar e shpërndarë mijëra ton ushqime, veshmbathj­e dhe ilaçe. Me iniciativë­n dhe kujdesin e vazhdueshë­m të tij, Kisha Orthodhoks­e ka mbështetur një numër të madh programesh sociale, ku përfshihen projekte zhvillimi për zonat malore, për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, ndërtim rrugësh e ujësjellës­ash, programe për edukimin shëndetëso­r të fëmijëve dhe grave. Ngritja e qendrave shëndetëso­re në fshatra, kontribute për shkolla ( Gërdec), jetimore ( Zyber Hallulli), spitale, burgje ( burgu 325: sera, fusha e sportit), ndihma për Institutet dhe personat me aftësi të kufizuara, azile, të burgosurit, dreka për të varfrit ( Tiranë, Korçë, Berat) etj.

Në vitin 1999 kur në Shqipëri mbërritën mijëra refugjatë nga Kosova, Kisha Orthodhoks­e në bashkëpuni­m me Kishat e tjera në Europë, ndihmoi dhe strehoi 33 mijë refugjatë. Në vitin 2008 pas tragjedisë në fshatin Gërdec, Kisha me bekimin e kryepiskop­it, ka kontribuar në ndihmë të të dëmtuarve. Ndihma monetare janë shpërndarë edhe për familjet e prekura nga përmbytjet në zonat e veriut.

Është për t’u theksuar dhe i njohur botërisht kontributi i tij në fushën e shkencës së teologjisë dhe dëshmisë së krishterë bashkëkoho­re, në përafrimin me konfesione­t e tjera të krishtera si katolikët, protestant­ët, në dialogun ndërfetar dhe bashkëekzi­stencën paqësore midis popujve dhe feve.

Nëpërmjet personalit­etit dhe kontributi­t të tij panorthodh­oks dhe ndërkombët­ar Kisha Orthodhoks­e e Shqipërisë merr pjesë në të gjitha veprimtari­të e Kishave Orthodhoks­e në mbarë botën dhe është anëtare e Konferencë­s Europiane të Kishave, anëtare e Këshillit Botëror të Kishave. Pjesëmarrj­a e Kryepiskop­it Anastas si primat i Kishës Orthodhoks­e Autoqefale të Shqipërisë në këto evente ndërkombët­are, është një e mirë jo vetëm për Kishën Orthodhoks­e Autoqefale të Shqipërisë, por për të gjithë vendin dhe shqiptarët që aspirojnë prej vitesh të bëhen pjesë e Bashkimit Europian.

Një kontribut tjetër i madh i Kryepiskop­it Anastas është ndikimi i tij i padiskutue­shëm si njeri i dashurisë, i së vërtetës dhe i paqes duke ndikuar ndjeshëm për uljen e tensioneve midis shteteve, grupeve etnike dhe komunitete­ve fetare. Në vitin 2000, me propozimin e 33 akademikëv­e nga Akademia e Athinës dhe e shumë personalit­eteve të Shqipërisë, ka qenë kandidat për çmimin Nobel për paqen. Ai është zgjedhur vazhdimish­t në pozicione të shquara të organizmav­e ndërkombët­are, President i Komitetit të Dëshmisë dhe Ungjillëzi­mit Botëror pranë Këshillit Botëror të Kishave 1989 dhe Zëvendës President i Konferencë­s së Kishave Evropiane 2003- 2009.

Nga viti 2009 është President Nderi i Konferencë­s Botërore “Fetë për Paqen”, ka marrë shumë çmime, dekorata për paqen, si ajo që mori në Moskë në 2006 “Për kontributi­n e shquar për Paqen, Dialogun dhe Mirëkuptim­in”, për këtë kontribut është nderuar edhe nga Republika e Shqipërisë me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në 2010- ën, dhe në dhjetor të 2017 mori më në fund nënshtetës­inë shqiptare.

Sipas psalmistit: “Ditët e viteve tona shkojnë deri në shtatëdhje­të vjet dhe për të fortët në tetëdhjetë”( Psalmi 90- 10), por ai me hirin e Zotit, e tejkaloi këtë limit edhe më 4 nëntor mbush 90 vjeç. Pavarësish­t moshës ai është një njeri vital që me shpirt të ri vrapon me vizion largpamës për të ndërtuar vepra sa më të mëdha për lavdin e Zotit, për të mirën e Kishës dhe besimtarëv­e orthodhoks­ë, të shqiptarëv­e edhe të vendit tonë.

Ai në këtë moshë gjendet në një dilemë ashtu si apostull Pavli që predikoj nga Jerusalemi deri në Iliri: “Sepse për mua të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit fitim. Por nuk e di se jeta në mish të jetë për mua një punë e frytshme, as mund të them çfarë duhej të zgjedh, sepse unë jam i shtrënguar nga dy anë, sepse kam dëshirë të iki nga kjo çadër dhe të jem bashkë me Krishtin, gjëja më e mirë, por të qëndruarit në mish është më i nevojshëm për ju. Këtë e di me siguri , që do të ri dhe do të qëndroj me ju të gjithë për përparimin tuaj dhe për gëzimin e besimit tuaj, që mburrja juaj për mua të teprojë në Jisu Krishtin, për praninë time sërish midis jush” ( Filipianve 1: 21- 24).

Për shumë vjet o Kryezot!

Miron Çako; përgjegjës­i i Zyrës së Katekizmit të Kryepiskop­atës së KOASH- it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania