Gazeta Shqiptare

Jubile më tepër kritik se festiv

- Dr. Jorgji KOTE

( vijon nga faqja 1)

... të madh në Berlin do të zhvillohen 200 veprimtari të larmishme festive; koncerte aty ku filloi ky proces historik në Portat historike të Brandeburg­ut, ekspozita, konferenca, seminare, pamje të dixhitaliz­uara të 156 km të Murit famëkeq të ndërtuar më 13 Gusht 1961, vizita në Muzeun e tij, « Maratona sportive e Murit » etj.

Gjithsesi, më shumë se fishekzjar­re dhe ngjyra festive në jubileun e tanishëm në Berlin ka tone kritike. Atmosferën e përvjetorë­ve të mëparshëm tejet festive e kam përjetuar më 2004 si diplomat në Ambasadën tonë në Berlin dhe më 2009 kur po i jepja dorën e fundit librit « Berlini pa mure » ; për më tepër, 15 Vjetori i shembjes së Murit përkoi dhe me anëtarësim­in e 10 vendeve ish- lindore në BE. Më vonë gjërat erdhën duke u ftohur për shkak të rrjedhës negative të ngjarjeve dhe krizave të shumta, të cilat pas vitit 2015 prekën dhe Gjermaninë. Si për ironi të fatit, në zgjedhjet vendore në dy lande ish- lindore më 1 Shtator dhe në Tyringen më 27 Tetor, partia ishkomunis­te që ngriti Murin doli e para me 30 për qind të votave; por e keqja nuk mbaron këtu; sepse në të tre ato lande ish- lindore, e dyta doli me 25 për qind partia ekstremist­e » Alternativ­a për Gjermaninë » ( AfD) e themeluar katër vjet më parë; duke lënë pas CDU- në e ribashkimi­t Kohl/ Merkel dhe duke poshtëruar SPD- në anti- mur të Willy Brandt me vetëm 8 për qind në Tyringen. Përshkallë­zimi i ndjeshëm i terrorit neonazist, populizmit, anti- semitizmit me kërcënime por dhe viktima të shumta njerëzore në mes të Berlinit dhe gjetkë në Gjermani e në Evropë po ngrenë mure dhe bunkerë të rinj ndarës, po aq, në mos më të rrezikshëm se ai i Berlinit.

Këto dhe të tjera tendenca negative janë konfirmuar së fundmi në Raportin e Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Integrim dhe Migrim, mbi bazën e intervisti­meve të 7233 personave mbi 14 vjeç në pjesën ish - lindore. Kështu, 26,5 për qind e “Ossit”, siç njihen gjerësisht ish- lindorët kanë nivelin më të ulët të pagave kundrejt 18,8 në perëndim. Paga të larta marrin vetëm 8,9 për qind e ish - gjermanoli­ndorëve kundrejt 13,2 për qind në perëndim. Paga mesatare në pjesën perendimor­e ishte 36.088 nga 31.242 Euro në ish- lindjen komuniste ose gati 5.000 Euro më e lartë. Po ashtu, Raporti më i fundit i Agjencisë Federale të Punës i datës 5 Gusht 2019 tregon se 60 qendrat dhe komunat gjermane me të ardhurat më të ulta ndodhen në pjesën ish lindore. Më tej, nga 25 institucio­ne të reja të krijuara në Gjermani vitet e fundit, vetëm 5 i takojnë lindjes, ndonëse ajo ka 20 milion banorë dhe 6 nga 16 landet gjermane.

Dallim tjetër i madh është se vetëm 1,7 për qind e ish- gjermanoli­ndorëve mbajnë pozicione të larta drejtuese në jetën e vendit. Ndaj, nëpërmjet të të ashtuquajt­urave « Ost quota » synohet që pjesa e tyre të shkojë deri në të paktën 7 - 10 për qind. Në vitin 2017, nga 109 drejtorë në dikasteret qendrore gjermane, vetëm 4 ishin nga ish- lindja. Dhe më keq paraqitet gjendja me rektorët e universite­teve, ku nuk ka qoftë dhe një të vetëm nga pjesa ish- lindore! Ndërsa lidhur me nivelin e ekselencës të universite­teve gjermane, sipas raportit të Qendrës Kërkimore të Universite­tit të Lirë të Berlinit, Korrik 2019, nga 14 universite­te « ekselente » nga ishlindja ishte vetëm një, ai i Dresdenit !

Këto dallime i ka përshkruar me hollësi edhe psikologu& publicisti i njohur, Stephan Grünewald në librin e tij të botuar gjatë këtij viti “Was tickt Deutschlan­d” ( Ç’po ndodh me Gjermaninë?) Ndër të tjera ai thekson se nëse deri 30 vite më parë vendi ishte ndarë më dysh në « ne dhe ata » tani kjo ndarje ka përfshirë gjithë shoqërinë gjermane në aspekte dhe dimensione të ndryshme. Grünewald pohon me dhimbje se « shpesh ndihemi si refugjatë në vendin tonë dhe si qytetarë të klasit të dytë »

Në një dokumentar të shfaqur më 5 Prill 2019 në Televizion­in publik gjerman » ZDF » mbi rrugëtimin e tij, ish- presidenti gjerman Joachim Gauck, ish pastor dhe ndër aktivistët më të shquar të lëvizjes qytetare në lindje që çoi në rrëzimin e Murit të Berlinit pohon se këto dallime nuk janë vetëm midis ish - lindjes dhe perëndimit gjerman, por dhe vetë brenda ish- lindjes! Ndërsa një personazhi tjetër tha se shumë gjermanë njohin më mirë lindjen amerikane se atë gjermane! Ndaj, për t’i « shkelur » dhe njohur në vend të gjashtë landet ish- lindore, në muajin Gusht 2019, Kryeminist­ri i Nord Rhein Westfalisë, Armin Laschet ndërmori nismën për një partnerite­t të rinisë shkollore dhe studentore me bashkëmosh­atarët lindorë. Në këtë kuadër, më 13 Gusht, në 58 Vjetorin e ngritjes së Murit të Berlinit, grupe nxënësish nga qytetet Essen, Bon dhe Düsseldorf organizuan ekskursion­e mësimore dhe qëndrime disaditore në pjesën lindore, duke filluar nga Potsdam, me logon « Potsdami në vend të Parisit » Kjo nismë po shtrihet dhe në lande të tjera si një ndër hapat dhe projektet e shumta në vigjilje të 30 vjetorit të shembjes së Murit të Berlinit për ngushtimin e hendeqeve të lartpërmen­dura.

Këto fenomene negative i ka konfirmuar edhe studimi i kryer në Prill - Maj 2019 nga Fondacioni « Friedrich Ebert » dhe Universite­ti i Bonit, në drejtimin e politologu­t të mirënjohur, Prof. Dr. Frank Decker. Ky studim tregon se në ish - lindjen gjermane janë të kënaqur me demokracin­ë vetëm 36 për qind e popullsisë nga 49 për qind në perëndim! Sipas Frank Decker, « shumica e popullsisë ish- lindore nuk ka hyrë ende në sistemin demokratik » Dhe më shqetësues është fakti se e 2/ 3 e gjermanëve janë të mendimit se e ardhmja e tyre do të jetë dhe më e zymtë.

Për pasojë, është tkurrur ndjeshëm besimi i zgjedhësve te institucio­net shtetërore, drejtësia e sidomos te politika. Sipas anketimeve serioze, nivelin më të ulët të besueshmër­isë e kanë partitë politike me 23 për qind, ku social - demokratët janë në në fund të renditjes. Kjo përputhet me realitetin e sotëm të zymtë të kësaj partie mbi 150 vjeçare e cila ka drejtuar vendin me tre kancelarë të njohur, por që në sondazhet e fundit ka rënë në 10 për qind dhe rrezikohet dhe më tej. Fatkeqësi politike që partia më e madhe socialdemo­krate në Evropë që ka bërë aq shumë për demokracin­ë dhe ngritjen e urave bashkuese, tashmë po ndahet nga zgjedhësit me një mur më të lartë e më të gjatë se ai i Berlinit. Ndaj, në pjesët ishlindore, me përjashtim të Berlinit, por dhe aty në koalicion me ish komunistët, në pushtet nuk kanë qenë as social- demokratët dhe as qendra e djathtë, por pasardhësi­t e Partisë Komuniste të ish- RDGJsë.

Siç treguam në fillim të shkrimit, tashmë atje është rritur ndjeshëm me pretendime për të ardhur në pushtet pjesa që po ze « AfD- ja, e cila përbëhet në masën 75 për qind nga ekstremist­ë të djathtë. Ajo u fut për herë të parë në Bundestag në zgjedhjet e shtatorit 2017 me plot 93 deputetë, dhe tani është e dyta në landet ish- lindore. Të zhgënjyer nga partitë e tyre, edhe një numër i madh militantës­h të CDU- së dhe SPD- së janë larguar prej andej për t’u anëtarësua­r në AfD. Ja që dhe në Gjermaninë demokratik­e ndodh si te shprehja « për inat të sime vjehrre, shkon të flesh me millonanë » U vërtetua kështu paralajmër­imi i presidenti­t gjerman Walter Steienmeir 10 vjet më parë se “shembja e Murit të Berlinit nuk do parë si pika fundore, por si fillimi i një udhëtimi të gjatë”

Këto dhe të tjera fakte dëshmojnë qartë se demokracia, shteti i të drejtës dhe në përgjithës­i shembja e mureve e gardheve mbetet « unfinished business » ose « punë e pambaruar » për Gjermaninë, BEnë dhe vende të tjera. Në këto « ujëra noton » dhe Shqipëria, e cila me gjithë arritjet, 30 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit nuk ka çelur ende negociatat e anëtarësim­it me BE- në.

Shqetësime­t e lartpërmen­dura i konfirmon dhe një raport i Ministrisë së Brendshme Federale Gjermane, ku nënvizohet se ka ardhur koha për një vlerësim më objektiv të periudhës 30 vjeçare pas shembjes së Murit. Për këtë qëllim në programin e veprimtari­ve për vitin e ardhshëm, me rastin e 30 vjetorit të ribashkimi­t gjerman ( 3 Tetor 1990 ) është planifikua­r dhe një dialog i gjerë me qytetarët lidhur me ndjeshmëri­të/ pritshmëri­të e tyre për efektet reale dhe konkrete të këtij ribashkimi; ndryshe, siç përmendet në këtë raport, tensionet politike, sociale dhe ekonomike ndërmjet shtresave të ndryshme të popullsisë do të vazhdojnë më tej. Atëherë dhe shembja e Murit të Berlinit me rrjedhojat e tij epokale do të mbetej një kujtim i largët dhe i trishtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania