Gazeta Shqiptare

PS: Meta iu kundërvu brutalisht reformës në drejtësi dhe SHBA- BE- së

Felaj: Ishte zgjedhje e tjetërkujt, jo e presidenti­t

-

Kundërvëni­e brutale ndaj reformës në drejtësi dhe partnerëve ndërkombët­arë. Kështu e ka cilësuar dje mazhoranca e majtë vendimin e Presidenti­t të Republikës Ilir Meta për të dekretuar Marsida Xhaferllar­in si anëtare të Gjykatës Kushtetues­e, pavarësish­t kanë kaluar të gjitha afatet që i jep Kushtetuta për një emërimin të tillë. Nëpërmjet ministres së Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, shumica e majtë ka shprehur qëndrimin e saj ndaj këtij veprimi, duke theksuar se dekreti i kreut të shtetit nuk ka legjitimit­et kushtetues. "Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu reformës në drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimit­et kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste", - shkroi dje Spiropali në reagimin e vet. Më tej ajo shprehu keqardhje për këtë veprim të Presidenti­t, duke theksuar se edhe një herë kjo vendimmarr­je tregoi se ai është kundër reformës në drejtësi. "Edhe njëherë kundërvëni­a brutale e Ilir Metës ndaj prioriteti­t themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidenti­n e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakola­r për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se reforma në drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamenti­n e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh frika nga drejtësia", - shkroi Spiropali.

FELAJ

Ndërkohë që kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj duke folur dje për këtë vendim të presidenti­t u shpreh se ishte diçka që mazhoranca e priste, por theksoi se ai nuk ka asnjë vlerë. Sipas saj, kreu i shtetit e pati mundësinë të zgjidhte anëtarin që i takonte dhe në tejkalim të afatit 30 ditor.

CEREMONIA

Meta nuk e njeh procesin e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e dy anëtareve të reja dhe as emërimin automatiki­sht të Arta Vorpsit. Për këtë arsye ai nuk do të organizojë ceremoninë e betimit që është e domosdoshm­e që anëtare te reja të fillojnë detyrën.

Burime nga PS bëjnë të ditur se deri më tani nuk ka një zgjidhje për këtë ngërç.

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dhe kryeminsit­ri Edi Rama
Presidenti Ilir Meta dhe kryeminsit­ri Edi Rama
 ??  ?? Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania