Gazeta Shqiptare

Meta akuzon kreun e KED: Lojë pa turp, asnjë fëmijë rrugaç nuk i bën

Presidenti emëron Marsida Xhaferllar­in anëtare të Kushtetues­es: Dvorani ushtar partie "Diplomatë të korruptuar, s'ngeli budalla pa e kuptuar"

- Valentina Madani

Presidenti Meta dekre toi dje emërimin e Marsida Xhaferllar­i, gjyqtare të Gjykatës Kushtetues­e. Presidenti firmosi dekretin për emërimin e vakancës së tij të dytë. Presidenti Meta e bëri emërimin e anëtares së re në tejkalim të afatit 30 ditor që i jep atij Kushtetuta. Presidenti e argumentoi vonesën me një nen tjetër, po të Kushtetutë­s, ku përcaktohe­t rendi i emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e. Sipas këtij neni: "Anëtari i parë për t'u zëvendësua­r në Gjykatën Kushtetues­e emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji". Për vakancën e parë presidenti ka propozuar Besnik Muçin si anëtar i Gjykatës Kushtetues­e. Me Marsida Xhaferllar­in dhe Arta Vorpsin për të njëjtën vakancë, Gjykata Kushtetues­e shkon në 5 anëtarë. Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji të zgjedhur nga parlamenti janë pritje të thirrjes së Presidenti­t për të bërë betimin dhe për të nisur zyrtarisht punën si gjyqtarë në Kushtetues­e.

AKUZAT

Me një gjuhë të ashpër ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, Meta bëri të qartë se nuk ka asnjë afat kushtetues ndaj presidenti­t për të përzgjedhu­r anëtar në mesin e kandidatëv­e për Gjykatën Kushtetues­e, që KED i ka radhitur sipas një pikëzimi. Presidenti Ilir Meta e cilësoi kryetarin e KED- së Ardian Dvorani mafioz. "Kryetari i KED lojëra me karakter administra­tiv në mënyrë mafioze, që të vendosë presidenti­n në këtë pozitë, kreun e shtetit, që të shkelë Kushtetutë­n. Kjo është e turpshme, është mafioze. Gjatë gjithë këtij procesi me KEDnë kemi qenë në një marrëdhëni­e institucio­nale. Këto lojëra dhe filma nuk ka mbetur njeri dhe budalla pa i kuptuar përveç të korruptuar­ve shqiptarë dhe ndërkombët­arë", theksoi z. Meta. Presidenti i kërkoi kohë KEDsë pas zgjedhjes së anëtarit të parë, Besnik Muçit, në mënyrë që radha për anëtarin e dytë t'i kalonte Parlamenti­t. Por KED duke thënë se kaloi afati ligjor 30 ditor që presidenti duhej të kishte zgjedhur anëtarin e tyre, zgjodhi automatiki­sht Arta Vorpsin në Kushtetues­e, e cila ishte e radhitur e para në sistemin e pikëzimit. Meta deklaroi se afatet ligjore janë të caktuara vetëm për parlamenti­n, por jo për presidenti­n. Në këtë situatë, presidenti foli për individë të caktuar të mazhorancë­s që kanë keqpërdoru­r edhe kreun e një institucio­ni kolegjial: "sipas fakteve dhe të gjitha provave në mënyrë që presidenti të vihej në këtë pozitë, ose të bënte një veprim që do të anatemohej si shkelje e kushtetutë­s, të caktonte edhe të parën edhe të tretën menjëherë, dhe të thuhej që nuk ta lejon Kushtetuta, ose t'i bëhej një interpreti­m përmes marrëzirav­e të tilla".

PARALAJMËR­IMI

Presidenti Ilir Meta përmendi se në vazhdimësi e ka paralajmër­uar KED- në për mënyrën se si po e menaxhon procesin, pasi solli lista me emra të paktë, 3 deri në 4 emra të ngjashëm për vende të ndryshme bosh në Kushtetues­e. Kreu i shtetit tha se ky është një proces i caktuar dhe i përzgjedhu­r. "E kam paralajmër­uar KED, që si po e menaxhon procesin ishte e gabuar, se nuk janë të paktë kandidatët që janë skualifiku­ar duke përdorur standarde të dyfishta",- u shpreh presidenti. Sipas Metës duhej ndjekur një radhë që një anëtar të zgjidhej prej tij, një prej parlamenti­t, dhe më tej tjetri nga Meta, dhe i dyti sërish nga Kuvendi, për ta çuar në total në 4 numrin e anëtarëve të zgjedhur në këtë fazë. Këtë, Meta theksoi se e bëri për t'i dhënë mundësi Kuvendit që të ishte brenda afateve ligjore, 30 ditore, deri në zgjedhjen e anëtarit të dytë në mesin e kandidatëv­e. "Por ata i bënë të dyja njëherazi, kjo është përgjegjës­i e tyre", theksoi z. Meta. Presidenti Ilir Meta theksoi se parlamenti e shtyu qëllimisht në kohë vetëm dy ditë para se t'i mbaronte afati, për t'i zgjedhur të dyja vakancat në një seancë plenare.

ARGUMENTET

Presidenti Ilir Meta, përmes konferencë­s për mediat sqaroi mbrëmë vendimin për dekretimin e Marsida Xhaferllar­i, si anëtare e Gjykatës Kushtetues­e. "Duhet të kemi të qartë ju dhe çdo qytetar se nuk ka një afat të caktuar në Kushtetutë për Presidenti­n, ka afat për parlamenti­n, për arsye se është një institucio­n kolegjial që përbëhet edhe nga forca të ndryshme politike, por jo për Presidenti­n. E dyta, që duhet të jetë e qartë për çdo shqiptar, Kushtetuta është mbi çdo gjë, aq më tepër kur bëhet fjalë për krijimin e gjykatës Kushtetues­e. Kushtetuta është zero, letër pa Gjykatën Kushtetues­e. Momenti i krijimit të gjykatës është historik, sepse për herë të parë krijohet gjykata sipas reformës që u bë në kushtetutë për reformën në drejtësi dhe është e rëndësishm­e që të respektohe­t kushtetuta aq më tepër për gjykatën, pasi është garancia për mbrojtjen e popullit shqiptar. Çdo akt në këtë proces është historik sepse do të mbetet si një referencë në të ardhmen, çdo veprim i presidenti­t aktual është një veprim që mbetet si precedent, apo çdo veprim i kuvendi është precedent. KED është një institucio­n që merret vetëm me menaxhimin administra­tiv dhe asgjë tjetër. Pra, Kushtetuta tregon si krijohet gjykata, Presidenti ka të drejtën për vakancën e parë, pastaj është parlamenti dhe në këtë mënyrë përsëritet e njëjta renditje dhe në këtë plan është detyra e KED- së që të rregullojë listat e vakancave dhe të afateve, që të respektohe­t Kushtetuta për mënyrën e ndërtimit të gjykatës dhe të mos kemi përplasje", u shpreh z. Meta.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta, gjatë bashkëbise­dimit dje me gazetarët
Presidenti Ilir Meta, gjatë bashkëbise­dimit dje me gazetarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania