Gazeta Shqiptare

‘ 5 hapat për biznesin’, Basha: Do të shkulim trarët e korrupsion­it

' Air Albania': Ku i bëri ato para? "Do të eliminojmë taksën ' Rama' mbi karburanti­n"

- Valentina Madani

Lideri i opozitës Lulzim Basha bashkëbise­doi dje me përfaqësue­sit e biznesit të vogël në Fier për problemet me të cilat ata përballen gjatë aktiviteti­t të tyre. Basha akuzoi qeverinë se si rrjedhojë e taksave të larta ka futur biznesin e vogël në krizë. Z. Basha premtoi para përfaqësue­sve të biznesit se në momentin që PD- ja do të vijë në pushtet do t'i mbështes ata përmes skemave të ndryshme. Ai përmendi se PD ka një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta çliruar atë nga taksidarët. "Qeveria e PD do të jetë qeveri që ju dëgjon dhe ju mbështet. Ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta çliruar nga taksidarët", u shpreh kreu i PD- së. Por Basha nuk i kurseu as akuzat në drejtim të qeverisë. Për liderin e PD, investimet e vetme të qeverisë janë ato për shfaqje bajate me mashtrime avionësh që sipas tij, duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines. Gjatë takimit me sipërmarrë­sit e bizneseve, Basha theksoi se "Air Albania" është një sajesë e dyshimtë që financoi, për ti vënë emrin stadiumit. "Nuk flasim dot për një investim të huaj perëndimor përveç shfaqjeve bajate me mashtrime avionësh që duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines, por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania që ndonëse është një sajesë shumë e dyshimtë papritur na ka gjetur para për të financuar e për t'i vënë emrin stadiumit. Se ku i bëri ato para?. Hajde merre me mend. Por e rëndësishm­e është që nuk kemi asnjë investim serioz të huaj",- u shpreh z. Basha.

PROGRAMI

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, gjatë takimit me biznesin e vogël në Fier, foli për programin fiskal, përkthyer në pesë hapa duke nisur që nga çmimi i energjisë e deri tek prania e tatimorëve vend e pa vend, e deri tek

AKUZA

"Kriza që po kalon vendi nuk ka kursyer biznesin e vogël. Dyqanet e gjithë vendit janë bosh njësoj si xhepat dhe arka e shtetit. Kjo rezultat i keqqeveris­jes dhe taksave të larta. Nga kjo krizë nuk dilet pa zgjidhur krizën e ekonomisë dhe faktori kryesor i kësaj zgjidhje është biznesi i vogël. Ndryshe nga fasada e kësaj qeverie, për mua dhe PD do të jetë në qendër të ofertës tonë, çlirimi i biznesit", - tha z. Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania