Gazeta Shqiptare

Negociatat, Rama: Nuk është e bukur të jetosh me ndjesinë se je tallur

Kryeminist­ri shprehu vendosmëri­në që Shqipëria të ecë në rrugën europiane "Papa më tha që Zaho ta zgjedhë vetë fenë e tij"

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka forcuar edhe më tej bindjen e tij se mosçelja e negociatav­e të anëtarësim­it për Shqipërinë ishte një mosmbajtje premtimi nga Bashkimi Europian. Në një intervistë për revistën italiane "Panorama", kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria dhe Maqedonia ishin viktima të luftës së bre- ndshme të vetë BE- së lidhur me të ardhmen e saj. Sipas tij, ndryshe nga sa Komisioni Europian kishte rekomandua­r për të dyja këto vende, Franca, Holanda dhe Danimarka vendosën veton e tyre, pavarësish­t se kushtet ishin plotësuar. "Komisioni kishte mbështetur me forcë domosdoshm­ërinë e hapjes së negociatav­e për vendin tonë dhe i kishte dhënë një mandat pa kushte Këshillit të BE- së. Thelbi i çështjes qëndron në atë pjesë të Europës që është futur në pistën e rrezikshme të luftërave të brendshme dhe kundërshti­ve. Franca, por mbi të gjitha Holanda dhe Danimarka na bllokuan", - tha Rama duke folur për debatet në Komisionin Europian. Ai theksoi se edhe pse samiti i krerëve të vendeve të BE- së kishte si rend dite pikërisht miratimin e vendimit për hapjen e negociatav­e, diskutimi u kanalizua jashtë këtyre diskutimev­e në çështjen e riorganizi­min të procesit të integrimit në përgjithës­i. "Unë e di se Parisi është një aksioner i shumicës në BE, por pozicioni i tij, megjithëse i ligjshëm, ishte në lidhje me një rithemelim të përgjithsh­ëm të Unionit dhe një rishikim të procesit të zgjerimit, që nuk ishte objekt i samitit. Këtu flitet vetëm për transferim­in e njohurive gjatë një procesi negociues. Edhe pse negociatat do të zgjasin më shumë nga liderët që sot janë ulur në atë këshill. Zhgënjimi i tij është i dukshëm. Nuk është se nuk e kisha menduar këtë pengesë. Pjesërisht e prisja, por nuk është asnjëherë as e bukur dhe as e thjeshtë të jetosh me ndjesinë e plotë se je tallur", - tha Rama. Por ai shtoi se pavarësish­t këtij momenti, për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër veçse të vijojë përpjekjet e saj për t'u anëtarësua­r në BE. "Në çdo rast, siç e përsëris gjithmonë, duhet të vazhdojmë në të njëjtin drejtim, pasi nuk ka alternativ­a të tjera përveç se një Shqipërie europiane. Mbetet detyra jonë përballë brezave që do të vijnë", - u shpreh Rama. Ndërkohë që gjatë kësaj interviste ai ka folur edhe për gjendjen e kriminalit­etit dhe në mënyrë të veçantë për luftën kundër kanabisit në Shqipëri, duke theksuar se raportet e partnerëve ndërkombët­arë që monitorojn­ë Shqipërinë flasin për një situatë krejt tjetër nga ajo për të cilën flet opozita. "Unë kurrë nuk i komentoj kundërshta­rët në një gjuhë të huaj, përfshirë italishten… por duke iu referuar burimeve të besueshme si ' Guardia di Finanza'- s, ose Komisionit Europian, ata mund të konfirmojn­ë përparimin e bërë në këtë drejtim, pasi të dhënat e tyre e konfirmojn­ë këtë progres. Më vjen shumë keq që dikush na pikturon kështu, por duke qenë vetë piktor, di që ne mund të marrim vetëm përgjegjës­inë për pikturën tonë. Nga ana tjetër, duket më e rëndësishm­e të flasim për ato që në të vërtetë kanë rëndësi për qeverinë e Tiranës: sot duam të tërheqim individë dhe kompani italiane në Shqipëri për të jetuar mirë dhe për të shijuar një vend fantastik, duke paguar shumë më pak taksa. Kjo është një pikë që ne krenohemi", - u shpreh kryeminist­ri Rama. Kreu i qeverisë ka folur edhe për përkatësin­ë myslimane të shumicës së popullsisë shqiptare, duke theksuar se ajo nuk është asnjë problem dhe se të gjitha fetë në Shqipëri jetojnë në harmoni. Ndërkohë që duke sjellë si shembull pikërisht familjen e tij që ka në përbërje përfaqësue­s nga fe të ndryshme, Rama ka bërë të ditur se me porosi të Papa Françeskut, djalit të tij të vogël do ia linte ta vendoste vetë përkatësin­ë fetare. "Duke bërë përjashtim­et e çështjes, ne ndihemi mjaft mirë dhe pothuajse nuk e njohim fenomenin me konfliktet që janë regjistrua­r në Itali. Në Shqipëri jetojmë në paqe midis bashkësive të ndryshme fetare. Mjafton të them që unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe paraardhës­it e mi janë ortodoksë. Ndërsa, për të lindurin e fundit ( djalin), unë do të ndjek udhëzimet e Papa Françeskut, i cili gjatë një interviste private më sugjeroi që t'ia lija zgjedhjen atij se cilën fe do të përqafonte", - u shpreh Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania